Akti Unik Europian- 1986 (teksti i plotë)

TITULLI I

Dispozita të Përgjithshme

Neni 1

Komunitetet Evropiane dhe bashkëpunimi politik Evropian do të kenë objektiv të tyre, të kontribuojnë së bashku në arritjen e një progresi konkret drejt bashkimit Evropian.

Komunitetet Evropiane do të themelohen mbi bazën e Traktateve që themeluan Komunitetin Evropian të Çelikut dhe Qymyrit, Komunitetin Ekonomik Evropian dhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike si dhe në traktatet dhe aktet në vazhdim që i modifikojnë dhe plotësojnë ato.

Bashkëpunimi politik do të rregullohet nga Titulli III. Dispozitat e atij Titulli do të konfirmojnë dhe plotësojnë proçedurat e rëna dakort në raportet e Luksemburgut (1970), Kopenhagenit (1973), Londrës (1981), Deklarata Solemne e Bashkimit Evropian (1983) si dhe praktikat e miratuara midis Shteteve Anëtare.

Neni 2

(Shfuqizuar) (*)

(*) Shikoni Nenin P(2) TEU

Neni 3

1. Institucionet e Komuniteteve Evropiane, që tani e tutje siç referohen paskëtaj, do të ushtrojnë atributet dhe juridiksionin nën kushtet dhe për qëllimet e parashikuara nga Traktatet që themeluan Komunitetet dhe nga traktatet dhe aktet pasuese që modifikojnë ose plotësojnë ato si dhe nga dispozitat e Titullit II.

2. (Shfuqizuar) (*)

(*) Shikoni Nenin P(2) TEU.


TITULLI II

Dispozita amenduese të Traktateve themeluese të Komuniteteve Evropiane (*)

(*) Për shënim.
Amendamentet e bëra këtij Titulli janë përfshirë në Traktatet themeluese të Komuniteteve Evropiane.


TITULLI III

Dispozitat e Traktatit mbi bashkëpunimin Evropian në sferën e politikës së jashtme

(Shfuqizuar) (*)

(*) Shikoni Nenin P(2) TEU.


TITULLI IV

Dispozita të përgjithshme dhe të fundit

Neni 31

Dispozitat e Traktatit themelues të Komunitetit Evropian të Çelikut dhe Qymyrit, Traktatit themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian dhe të Traktatit themelues të Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, që kanë të bëjnë me atributet e Gjykatës së Drejtësisë të Komuniteteve Evropiane dhe ushtrimit të këtyre atributeve do të zbatohen vetëm për dispozitat e Titullit II dhe Nenit 32; ato do të zbatohen për këto dispozita nën të njëjtat kushte sikurse për dispozitat e Traktateve të përmendura.

Neni 32

Pa cënuar Nenin 3(1), Titullin II dhe Nenin 31, asgjë në këtë Akt nuk do të ndikojë Traktatet që themelojnë Komunitetet Evropiane ose ndonjë prej traktateve dhe akteve pasuese që i modifikojnë ose plotësojnë ato.

Neni 33

1. Ky Akt do të ratifikohet nga Palët e Larta Kontraktuese në përputhje me rregullat e tyre përkatëse kushtetuese. Instrumentet e ratifikimit do të depozitohen pranë Qeverisë së Republikës Italiane.

2. Ky Akt do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit që pason datën e depozitimit të instrumentit të ratifikimit të Shtetit nënshkrues që do ta ndërmarrë i fundit këtë proçedurë.

Neni 34

Ky Akt i hartuar në një kopje të vetme në gjuhët Daneze, Hollandeze, Angleze, Franceze, Gjermane, Greke, Irlandeze, Italiane, Portugeze, dhe Spanjolle, me tekste njëlloj të barazvlefshme në secilën prej këtyre gjuhëve, do të depozitohet në arkivat e Qeverisë së Republikës Italiane, e cila do t`u japë kopje të vërtetuara konform secilës prej qeverive të Shteteve të tjera nënshkruese.

Në dëshmi të sa më sipër, të Plotëfuqishmit e poshtëshënuar kanë nënshkruar këtë Akt Unik Evropian.

Bërë në Luksemburg, më shtatëmbëdhjetë shkurt të vitit njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë, dhe në Hagë më njëzet e tetë Shkurt të vitit njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë.

Leo TINDEMANS Peter BARRY
Uffe ELLEMANN JENSEN Julio ANDREOTTI
Hans Dietrich GENSCHER Robert GOEBBELS
Karolos PAPOULIAS Hans VAN DER BROEK
Francisco FERNÁNDEZ Pedro PIRES DE
ORDÓÑEZ MIRANDA
Roland DUMAS Lynda CHALKER