Vlerësimi Tremujori II '00

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 16.07.2000
Data e shtypjes: 16.07.2000
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Tremujori i dytë i vitit 2000 shënon një gjallërim të aktivitetit ekonomik dhe përmirësim të treguesve kryesorë makroekonomikë. Duke u bazuar në të dhënat e disponueshme, të bie në sy rritja e prodhimit bujqësor, rritja e prodhimit industrial në sektorin shtetëror, vazhdimi i gjallërimit të sektorit të ndërtimit, rritja e investimeve private, zgjerimi i aktivitetit tregtar me botën si dhe ulja e papunësisë.