Traktati i Romës - 1957

Më 25 mars 1957, gjashtë shtete të Evropës: Belgjika, Franca, Gjermania, Hollanda, Italia dhe Luksemburgu nënshkruan në Romë dy traktate. I pari krijoi Komunitetin Ekonomik Europian (KEE), ndërsa i dyti Komunitetin Europian të Energjisë Atomike (KEEA).

"Komuniteti Ekonomik Europian ka si mision, nëpërmjet ngritjes së një Tregu të Përbashkët, ekpansionin e vazhdueshëm dhe të barabartë, stabilitetin në rritje, rritjen e përshpejtuar të nivelit të jetesës dhe marrëdhënie më të ngushta midis shteteve anëtare" (neni 2).

Duke u mbështetur në Traktatin e Parisit, të nënshkruar në 1951, i cili krijoi Komunitetin Europian të Qymyrit dhe të Çelikut, Traktati i Romës e zgjeroi fushën e bashkëpunimit mbikombëtar, duke rigjallëruar kështu ngritjen e ngrehinës europiane, e cila ishte ngadalësuar prej dështimit të projektit politik të Komunitetit Europian të Mbrojtjes. Për fushën ekonomike, rezistenca e vendeve ishte me e vogël se sa në fushat e tjera; në këtë pikëpamje ajo mund të konsiderohej si një fushë bashkëpunimi konsensuale.

Ndërkohë, Komuniteti europian i enegjisë atomike, ishte i një natyre tjetër. Këtu nuk ishte fjala të bashkoheshin aktivitetet ekonomike tashmë ekzistuese, por të kontribohej në formimin dhe në zhvillimin e një industrie europiane bërthamore.

Drejtimet kryesore të Traktatit të Romës janë:

Komuniteti Ekonomik Europian

Traktati në fjalë, shënoi një numër të kufizuar normash në fushën e bashkëpunimit monetar. Vendet themeluese në atë kohë bënin pjesë në sistemin monetar ndërkombëtar të Bretton Woods-it, i cili karakterizohej nga kurse këmbimi fikse midis monedhave, por me mundësi, nëse ishte e nevojshme, të rregullimit të tyre.

Pas heqjes së këtij sistemi si dhe krizës së naftës në fillim të viteve '60, e cila shkaktoi një destabilizim monetar të përgjithshëm, vendet anëtare gjykuan të nevojshme hartimin e një kuadri, që do t'u siguronte atyre një minimum stabiliteti e që më vonë mund t'i çonte drejt një bashkimi monetar.

Kështu lindi Komuniteti Europian i Qymyrit dhe i Çelikut e më vonë Tregu i Përbashkët.

Treg i përbashkët do të thotë qarkullim i lirë dhe politika të përbashkëta. Ai kërkon bashkimin doganor të vendeve anëtare, që nënkupton heqjen e tarifave doganore dhe të limiteve për mallrat për vendet anëtare dhe vendosjen e një politike tregëtare dhe të tarifave doganore të përbashkëta ndaj vendeve të treta. Për këtë, u parashikua një periudhë 12 vjeçare tranzicioni.

Për të lexuar versionin shqip të Traktatit të Romës lidhur me aktivitetin ekonomik, klikoni mbi fjali.