BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 1 nëntor 2017

Data e publikimit: 01.11.2017

 

Në mbledhjen e datës 1 nëntor 2017, përveç vendimit për mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit në nivelin 1.25%, si dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, përkatësisht në nivelet 0.25% dhe 2.25%, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Dhënien e miratimit paraprak për zotërimin nga Banka Intesa Sanpaolo s.p.a., Itali të 100 për qind të kapitalit aksionar të Veneto Banka sh.a.

Në bazë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës miraton paraprakisht zotërimin e 100 për qind të aksioneve me të drejtë vote të Veneto Banka sh.a. nga Banka Intesa Sanpaolo S.p.A., Itali.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.