Pėrmasat: 178 mm x 78 mm
Ngjyra dominuese: e gjelbėr
Hedhur nė qarkullim pėr herė tė parė: 01.10.1992
Kartėmonedha 1000 Lekė, emision i vitit 1992, ėshtė shtypur pėr herė tė parė nė Kinė nė 1992 dhe ėshtė hedhur nė qarkullim mė 1 tetor tė kėtij viti. Nė tė u vendosėn firmat e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė dhe tė Drejtorit tė Departamentit tė Emisionit.
Kjo prerje u rishtyp nė vitin 1994 nga kompania "De la Rue" , me tė njėjtat elemente sigurie, por me vit dhe firma tė ndryshuara, dhe u hodh nė qarkullim nė 2 qershor 1994.
Kartėmonedha ėshtė rishtypur nė vitin 1995 nga kompania "Tumba Bruk" (Suedi), me elemente sigurie tė pėrmirėsuara dhe me vit emetimi e firma tė ndryshuara, dhe u hodh nė qarkullim nė 29 shkurt 1996. Ajo do tė rishtypej pėrsėri nga po kjo kompani, nė vitin 1996, me tė tjera elemente tė pėrmirėsuar dhe me vit emetimi tė ndryshuar. Prerja e fundit e rishtypu u hodh nė qarkullim mė 11 korrik 1997.
Kartėmonedha ka tė vendosur nė anėn e pėrparme djathtas portretin e Heroit Kombėtar, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, dhe nė qendėr vlerėn e kartėmonedhės tė shoqėruar me ornametikė.
Nė anėn e prapme, ka nė qendėr emblemėn e Heroit Kombėtar, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeut. Nė tė majtė ka Kalanė e Krujės dhe nė tė djathtė ka tė shėnuar vlerėn e kartėmonedhės.
- Do tė vazhdojė tė ketė kurs ligjor deri mė
31 mars 2011.
- Prej datės 1 prill 2011 nuk mund tė pėrdoret mė si mjet pagese.
- Grumbullohet kundrejt shkėmbimit me 100 % tė vlerės pranė sporteleve tė sistemit bankar.
- Afati i grumbullimit deri mė datė 31 dhjetor 2013.