logoal
 

Kartėmonedha tė qarkullimit Prerja 1000 Lekė (emetim i vitit 1996) 
 
.1000 leke mbrapa.     .1000 leke para.


Pėrmasat: 151 mm x 72 mm
Ngjyra dominuese: e gjelbėr
Hedhur nė qarkullim pėr herė tė parė: 11.07.1997



 
Kartėmonedha 1000 Lekė, emisioni i vitit 1996, ėshtė shtypur nė kompaninė "De la Rue" dhe ėshtė hedhur nė qarkullim nė 11 korrik 1997.

Ajo ėshtė rishtypur nė vitin 2001 nė kompaninė "Oberthure" me elemente sigurie tė pėrmirėsuara, dhe ėshtė hedhur nė qarkullim nė 8 prill 2002.

Kartėmonedha ka nė anėn e pėrparme portretin e Pjetėr Bogdanit  (1625-1689), shkrimtar-klerik e figurė e shquar e letėrsisė sė vjetėr shqiptare, tė marrė nga frontespici i veprės sė tij "Ēeta e profetėnve" (Cuneus profhetarum) dhe njė simbol i tij mbi diellin.

Nė anėn e prapme, nė qendėr  paraqitet njė simbol  i idesė sė Bogdanit  me diellin nė qendėr. Nė tė djathtė  ka njė pamje tė kishės katolike tė Vaut tė Dejės, ndėrsa djathtas anash dhe poshtė ėshtė vendosur vlera e kartėmonedhės.

Nė datėn 14 nėntor 2008, Banka e Shqipėrisė hodhi nė qarkullim kartėmonedhėn me prerje 1000 Lekė me kurs ligjor, emetim i vitit 2007. Ajo ruan tė njėjtat pamje dhe pėrmasa me ato tė kartėmonedhės 1000 Lekė, emetim i vitit 2001.  Nė kartėmonedhėn e re janė shtuar apo pėrmirėsuar elemente qė kanė tė bėjnė me sigurinė dhe me qėndrueshmėrinė ndaj dėmtimeve. Janė ndryshuar firmat e Guvernatorit dhe tė Drejtorit tė Departamentit tė Emisionit, si edhe viti i emetimit.

Kartėmonedhat e prerjes 1000 Lekė, emetime tė viteve tė mėparshme do tė va zhdojnė tė kenė kurs ligjor dhe do tė jenė nė qarkullim sė bashku me kartėmonedhėn e re, emetim i vitit 2007.

 


Elementet e sigurisė tė prerjes sė re

 

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.