Pėrmasat: 138 mm x 69 mm
Ngjyra dominuese: kafe nė tė verdhė
Hedhur nė qarkullim pėr herė tė parė:
11.07.1997
Kartėmonedha 200 Lekė, emisioni vitit 1996, ėshtė hedhur nė qarkullim pėr herė tė parė mė 11 korrik 1997. Ajo ėshtė shtypur nė kompaninė e shtypit tė kartėmonedhave "De la Rue". Kjo kartėmonedhė u rishtyp nė vitin 2001 nga kompania "Oberthure" me elemente sigurie tė permirėsuara, dhe u hodh nė qarkullim mė 8 prill 2002.
Kartėmonedha ėshtė prodhuar prej letre sigurie e cilėsisė sė lartė me pėrbėrje pambuku.
Nė datėn 20 korrik 2009, Banka e Shqipėrisė hodhi nė qarkullim kartėmonedhėn me prerje 200 Lekė me kurs ligjor, emetim i vitit 2007, e cila ruan tė njėjtat pamje dhe pėrmasa me ato tė kartėmonedhės 200 Lekė, emetim i vitit 2001.
Nė kartėmonedhėn e re janė shtuar apo pėrmirėsuar elemente qė kanė tė bėjnė me sigurinė dhe me qėndrueshmėrinė ndaj dėmtimeve. Janė ndryshuar firmat e Guvernatorit dhe tė Drejtorit tė Departamentit tė Emisionit, si edhe viti i emetimit.
Kartėmonedhat e prerjes 200 Lekė, emetime tė viteve tė mėparshme do tė vazhdojnė tė kenė kurs ligjor dhe do tė jenė nė qarkullim sė bashku me kartėmonedhėn e re, emetim i vitit 2007.
Nė anėn e pėrparme ėshtė vendosur portreti i Naim Frashėrit (1846-1900), njė nga shkrimtarėt e shquar tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare si dhe, nė sfond, njė libėr i hapur.
Nė anėn e prapme ėshtė vendosur pamja e shtėpisė ku ka lindur Naim Frashėri, njė fletė ku janė shkruar vargjet e tij: "Ti Shqipėri mė jep nder, mė jep emrin Shqipėtar" dhe pena e tij.
Elementet e sigurisė tė prerjes sė re