Pėrmasat: 145 mm x 68 mm
Ngjyra dominuese: e kaltėr
Hedhur nė qarkullim pėr herė tė parė: 11.07.1997
Kartėmonedha 500 Lekė, emision i vitit 1997, ėshtė hedhur nė qarkullim pėr herė tė parė mė 11 korrik 1997. Ajo ėshtė shtypur nė kompaninė e shtypit tė kartėmonedhave "De la Rue".
Kjo kartėmonedhė u rishtyp nė vitin 2001 nga kompania "Oberthure" me elemente sigurie tė permirėsuara, dhe u hodh nė qarkullim mė 1 gusht 2002.
Kartėmonedha ėshtė prodhuar prej letre sigurie e cilėsisė sė lartė me pėrbėrje pambuku.
Nė anėn e pėrparme ėshtė vendosur portreti i Ismail Qemalit (1844-1919), udhėheqės i shquar i lėvizjes kombėtare shqiptare dhe kryeministėr i Shqipėrisė sė pavarur, si dhe simboli i shqiponjės dykrenare tė flamurit tė pavarėsisė dhe pena me tė cilėn u nėnshkrua akti i pavarėsisė.
Nė anėn e prapme, ėshtė vendosur ndėrtesa ku u shpall pavarėsia, sė bashku mė dhomėn ku u mor ky vendim, si dhe telegrafi me tė cilin u pėrhap lajmi i shpalljes sė pavarėsisė.
Nė datėn 16 shkurt 2009, Banka e Shqipėrisė hodhi nė qarkullim kartėmonedhėn me prerje 500 Lekė me kurs ligjor, emetim i vitit 2007. Ajo ruan tė njėjtat pamje dhe pėrmasa me ato tė kartėmonedhės 500 Lekė, emetim i vitit 2001. Nė kartėmonedhėn e re janė shtuar apo pėrmirėsuar elemente qė kanė tė bėjnė me sigurinė dhe me qėndrueshmėrinė ndaj dėmtimeve. Janė ndryshuar firmat e Guvernatorit dhe tė Drejtorit tė Departamentit tė Emisionit, si edhe viti i emetimit.
Kartėmonedhat e prerjes 500 Lekė, emetime tė viteve tė mėparshme do tė va zhdojnė tė kenė kurs ligjor dhe do tė jenė nė qarkullim sė bashku me kartėmonedhėn e re, emetim i vitit 2007.
Elementet e sigurisė tė prerjes sė re