logoal
 

Akti Unik Europian - 1986

Akti Unik Europian (AUE) u nėnshkrua nė Luksemburg dhe u ratifikua nga parlamentet e vendeve anėtare nė 1986. AI hyri nė fuqi nė 1 korrik 1987. Rėndėsia e kėtij dokumenti qėndron ne faktin se ai i dha dinamizėm ngrehinės europiane nėpėrmjet krijimit tė tregut tė brendshėm mė 1 janar 1993. Akti Unik pati gjithashtu rėndėsi nė forcimin e rolit tė Parlamentit europian, duke mbushur atė deficit demokratik qė ishte vėnė re nė Komunitet. Veē kėsaj, Akti Unik i dha njė shtysė tė fuqishme aftėsisė vendimmarrėse tė Kėshillit tė Ministrave.

Akti Unik Europian ka gjithashtu rėndėsi jo vetėm pėr faktin se amendoi shumė nga dispozitat e Traktatit tė Romės, por edhe se institucionalizoi njė formė tė re tė bashkėpunimit midis vendeve nė fushėn e politikės sė jashtme.

NGRITJA E TREGUT TĖ BRENDSHĖM

Qėllimi i Aktit Unik Europian ishte tė siguronte krijimin e njė tregu tė brendshėm para vitit 1992, qė nėnkuptonte «njė hapsirė pa kufi brenda sė cilės tė sigurohej qarkullimi i lirė i produkteve, i njerėzve, i shėrbimeve dhe i kapitaleve» (Neni 7 A).

Pėr arritjen e kėtij objektivi tashmė tė shpallur nė Traktatin e Romės mė 1957, Kėshilli i Ministrave i Bashkimit Europian pėrcaktoi me shumicė votash drejtimet strategjike nėpėrmjet tė cilave do tė arrihej ngritja e tregut tė brednshėm : tarifa doganore tė jashtme, liria e shėrbimeve, liria e lėvizjes sė kapitaleve, transporti detar dhe ajror, harmonizimi i legjislacioneve.

Pavarėsisht kėsaj, vendeve anėtare iu dhanė disa garanci, qė kishin tė bėnin me :
- disa dispozita derogatore (pėrjashtuese) tė pėrkohshme, tė cilat iu njohėn vendeve mė pak tė zhvilluara ;
- disa klauzola mbrojtėse nė kuadrin e pėrafrimit tė dispozitave legjislative tė jashtme.

POLITIKA TĖ REJA TĖ PĖRBASHKĖTA

Me nėnshkrimin e Aktit Unik Europian, vendet anėtare tė Bashkimit Europian i deleguan njė pjesė tė fuqisė sė tyre vendimmarrėse institucioneve europiane nė disa fusha tė reja. Kėshtu:

  • u zgjerua kompetenca komunitare nė fushėn e kėrkimeve dhe tė zhvillimit teknologjik, tė mjedisit dhe tė politikave sociale.
  • u kodifikua bashkėpunimi nė fushėn e politikave ekonomike dhe monetare dhe u parashikuan reforma institucionale tė cilat do tė ēonin mė pas nė Traktatin e Maastrihtit, i cili do tė institucionalizonte bashkimin monetar;
  • u parashikua me qėllim arritjen e objektivit tė kohezionit ekonomik e social, qė tė reformoheshin Fondet strukturore tė cilat mbėshtesnin financiarisht zhvillimet rajonale dhe nismat nė favor tė publikut (si pėr shembull, FEOGA - Fondi Europian i orientimit dhe i garancive bujqėsore, FEDER - Fondi Europian i zhvillimit rajonal, FSE - Fondi social europian) ;
  • u miratua, me shumicė votash, kuadri ligjor e rregullator nė fushėn e shėndetėsisė dhe tė sigurisė sė punonjėsve.

RREGULLIME INSTITUCIONALE

Arritja e objektivave dhe ndėrmarrja e veprimeve konkrete, kėrkonte zhvillimin e njė reforme institucionale. Nė kėtė drejtim, hapat mė tė spikatur kanė tė bėjnė me:

  • Rritjen e fuqisė votuese tė Kėshillit, duke kaluar nė shumicė votash : Kalimi nė kėtė mekanizėm e bėnte mė tė lehtė miratimin e vendimeve tė Kėshillit tė ministrave tė Bashkimit Europian, ndėrkohė qė unanimiteti nuk kėrkohej mė nė ēėshtjet e tregut tė brendshėm. Nė sektorėt e tjerė, vendimet fillestare ose nė parim miratoheshin me unanimitet, ndėrsa ato tė zbatimit me shumicė votash.
  • Forcimin e pushtetit tė Parlamentit Europian, nėpėrmjet zgjerimit tė kompetencave tė Parlamentit. Nga njėra anė, miratimi nė parim i Parlamentit Europian ishte i rėndėsishėm nė momentet e miratimit tė marrėveshjeve tė zgjerimit apo tė asocimit tė Komunitetit me vendet e tjera. Ndėrsa, nga ana tjetėr, fillimi i njė procedure tė re tė quajtur "procedurė bashkėpunimi", e rriti pushtetin e Parlamentit duke forcuar njėkohėsisht rolin e Komisionit europian si arbitėr dhe duke ruajtur fuqinė vendimmarėrse pėrfundimtare tė tė Kėshillit tė Bashkimit Europian. Kjo procedurė ka tė bėjė me tregun e brendshėm, politikėn sociale, kohezionin ekonomik e social, kėrkimet dhe me zhvillimin teknologjik.
  • Institucionalizimi i Kėshilli europian: Akti Unik ligjėroi ekzistencėn e Kėshillit europian. Ai pėrcaktoi se nė pėrbėrje tė tij ishin kryetarėt e shteteve dhe tė qeverive tė vendeve anėtare, Presidenti i Komisionit europian i asistuar nga ministrat e punėve tė jashtme dhe nga njė anėtar i Komisionit.
  • Krijimi i Gjykatės sė shkallės sė parė: u ligjėrua krijimi i Gjykatės sė shkallės sė parė, e cila do tė asistonte Gjykatėn e Drejtėsisė sė Komunitetit europian. Kompetencat e kėsaj Gjykate shtriheshin nė shkallėn e parė lidhur me ēėshtjet e anullimeve apo rishikimeve tė depozituara nga persona fizikė e juridikė, me ēėshtjet kundėr Komisionit europian tė depozituara nga ndėrmarrjet, konfliktet midis Bashkimit europian dhe funksionarėve e punonjėsve tė tij. Tė gjitha ēėshtjet mund tė transferohen nė kėtė Gjykatė, me pėrjashtim tė ēėshtjeve me paramendim.

FORCIMI I BASHKĖPUNIMIT EUROPIAN NĖ FUSHĖN POLITIKE

Vendet anėtare u angazhuan tė ndjekin njė politikė tė jashtme tė pėrbashkėt, qė nėnkuptonte se secili vend nė procesin e pėrcaktimit tė politikave tė tij dhe tė vendimmarrjes duhet tė mbante parasysh qėndrimet e anėtarėve tė tjerė dhe interesin e pėrbashkėt europian. Kėshtu, pėrcaktimi i objektivave dhe i parimeve tė pėrbashkėta do tė ēonte nė mėnyrė graduale nė lindjen e njė politike tė pėrbashkėt. Veē kėsaj, u parashikua qė bashkėpunimi midis vendeve anėtare tė shtrihej edhe nė fushėn e sigurisė, e kryesisht nė aspektet politike, ekonomike dhe teknologjike, pa cėnuar Bashkimin e Europės perėndimore apo Aleancėn e Atlantikut verior.

Bashkėpunimi nė fushėn politike drejtohet nga shteti i cili kryeson Presidencėn e Bashkimit europian. Presidenca sė bashku me Komisionin europian siguron koherencėn e politikės sė jashtme dhe ndėrmerr iniciativa bashkėrendimi dhe pėrfaqėson tėrėsinė e shteteve anėtare.

ZBATIMI I TRAKTATIT

Akti Unik Europian interpretohet si vazhdim i Traktatit tė Romės tė vitit 1957 qė ligjėroi krijimin e Komunitetit ekonomik europian. Ai bėri tė mundur kalimin mė 1 janar 1993 tė Tregut tė pėrbashkėt tė dalė nga Traktati i Romės, nė njė treg tė vetėm pa kufi tė brendshėm.

Akti Unik i hapi rrugėn Bashkimit europian, i cili do tė marrė formė me Traktatin e Maastrihtit.

Pėr tė lexuar tekstin shqip tė Aktit Unik Europian, klikoni mbi linkun pėrkatės.

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.