logo_al
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ - Administruese e Parasė

Pėrgjegjėsia kryesore e Bankės sė Shqipėrisė ėshtė hartimi dhe zbatimi i politikės monetare, pėr plotėsimin e objektivit tė saj themelor tė pėrcaktuar nė ligj, qė ėshtė ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve .

Nė kėtė rol, Banka e Shqipėrisė vepron si administruese e parave tė vendit - duke balancuar paranė nė qarkullim dhe kredinė me nevojat e ekonomisė. Kjo do tė thotė qė hedhja e shumė parave nė qarkullim mund tė ēojė nė inflacion , ndėrsa hedhja e mė pak parave nė qarkullim pengon rritjen ekonomike tė vendit. Si administruese e parasė, Banka e Shqipėrisė pėrpiqet tė realizojė njė balancim midis kėtyre dy ekstremeve: domethėnė, tė nxisė rritjen e ekonomisė duke ruajtur stabilitetin e ēmimeve.

Pėr tė arritur kėtė objektiv, Banka e Shqipėrisė punon qė tė kontrollojė burimet e parasė duke ndikuar aftėsinė e bankave dhe tė institucioneve financiare tė krijojnė ‘para nė llogari' nėpėrmjet huave ose investimeve. Mjeti qė pėrdor Banka nė kėtė rast ėshtė niveli i rezervave qė bankat dhe institucionet financiare duhet tė mbajnė pranė saj.

Nė pėrgjithėsi, bankat dhe institucionet financiare qė grumbullojnė depozita, duhet tė mbajnė njė pėrqindje tė caktuar tė depozitave si rezervė qė tė mos pėrdoren pėr huadhėnie apo pėr investime. Ėshtė pikėrisht ky nivel i rezervave qė pėrcakton edhe shumėn e parave qė njė bankė apo njė institucion financiar mund tė hedhė nė qarkullim nėpėrmjet huadhėnies apo investimeve. Kėshtu, nėpėrmjet nivelit tė rezervės, Banka e Shqipėrisė ndikon nė mėnyrė indirekte hyrjen e parasė nė ekonomi.

Banka e Shqipėrisė zotėron disa instrumente me anė tė tė cilave ajo ndėrhyn nė marrėdhėniet e saj me bankat e nivelit tė dytė pėr tė siguruar qė kushtet e tregut dhe niveli i parasė nė ekonomi tė jenė nė pėrputhje me objektivin e saj final, kontrollin e nivelit tė ēmimeve dhe rritjen ekonomike.

Kėto instrumente mund tė jenė direkte, pra ato transmetohen nėpėrmjet rregulloreve e udhėzimeve pėrkatėse , dhe vendosin e kufizojnė sasinė e agregatėve monetarė dhe tė kreditit. Tė tillė instrumentė konsiderohen pėrcaktimi i normės minimale tė interesit mbi depozitat nė lekė dhe vendosja e kufirit tė kreditit qė ēdo bankė e nivelit tė dytė mund t'i ofrojė publikut.

Instrumentet mund tė jenė edhe indirekte kur efekti i tyre pėrcillet nėpėrmjet tregut duke ndikuar nė ofertėn dhe nė kėrkesėn e parasė. Banka e Shqipėrisė zbaton njė sėrė instrumentash indirekte si niveli i rezervės sė detyruar, operacionet e tregut tė hapur (marrėveshjet e riblerjes dhe tė anasjellta tė riblerjes, transaksionet e shitblerjes sė letrave me vlerė dhe operacionet nė tregun valutor), si dhe lehtėsitė e pėrhershme kredituese (kredia njėditore dhe depozita njėditore), si dhe operacionet mbėshtetėse (kredia Lombard), aplikimi i tė cilave sanksionohet me njė sėrė rregulloresh mbi politikėn monetare dhe instrumentet tė Bankės sė Shqipėrisė.

Informacion mė i gjerė

Dokumente strategjike

Pėr mė shumė ...

Pėr mė shumė:

 

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.