Njė tjetėr funksion i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė qė t'i shėrbejė klientit mė tė rėndėsishėm tė vendit - Qeverisė. Si bankė e Qeverisė apo si agjent fiskal i saj, Banka e Shqipėrisė kryen njė sėrė shėrbimesh financiare qė llogariten nė miliardė lekė. Qeveria Shqiptare mban tė hapur njė llogari me Bankėn e Shqipėrisė nėpėrmjet sė cilės ajo kryen transaksionet financiare si brenda dhe jashtė vendit. Por, funksionet si arkė e buxhetit tė shtetit (pra, arkėtimet dhe shpenzimet qė kryen ēdo ditė qeveria) Banka e Shqipėrisė nuk i kryen drejtpėrdrejt vetė, por nėpėrmjet bankave tregtare.
Banka e Shqipėrisė pėrfaqėson Shtetin Shqiptar nė tė gjitha marrėdhėniet dhe veprimtaritė bankare me shtetet, me bankat dhe me institucionet e huaja. Nė kėtė funksion, nėpėrmjet llogarive tė Qeverisė, Banka e Shqipėrisė shėrben si ndėrmjetės pėr lėvrimin e financimeve tė huaja dhe pėr pagimin e borxheve tė maturuara.
Si pjesė e kėtij shėrbimi, Banka e Shqipėrisė shet dhe shlyen, pėr llogari tė Qeverisė, letra me vlerė tė saj (qė aktualisht janė vetėm bonot e thesarit).
Banka e Shqipėrisė, gjithashtu, emeton kartėmonedha dhe prerje metalike tė saj, tė cilat i shpėrndan nė bankat dhe nė institucionet financiare tė vendit. Nė mėnyrė periodike, paraja futet pėrsėri nė Bankėn e Shqipėrisė ku numėrohet, kontrollohet dhe rihidhet nė qarkullim apo del nga kanalet e qarkullimit kur ajo ėshtė e dėmtuar dhe zėvendėsohet. Gjithashtu, ajo sekuestron paratė e falsifikuara.
Megjithėse i shėrben Qeverisė, Banka e Shqipėrisė nuk i jep asaj kredi direkte tė pakufizuara. Njė gjė e tillė ėshtė pėrcaktuar edhe nė ligjin Pėr Bankėn e Shqipėrisė' dhe synimi i saj ėshtė qė tė kufizojė Qeverinė nė marrjen e kredive nė nivele tė tilla tė larta, qė do tė krijonte probleme pėr ekuilibrat e zhvillimit tė ekonomisė. Kufiri i financimit qė Banka i ofron Qeverisė [ose i kredisė sė saj] ėshtė 5 deri nė 8 pėr qind tė tė ardhurave mesatare qė buxheti i shtetit ka realizuar nė tre vitet e fundit. Veē kėsaj, kėto kredi janė gjithmonė tė garantuara nga ana e Qeverisė me anė tė letrave me vlerė qė emeton ajo.