logoal
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ - Mbikėqyrėse dhe Rregullatore

Si pjesė tė mandatit tė saj pėr tė siguruar njė sistem bankar tė shėndoshė, Banka e Shqipėrisė mbikėqyr dhe rregullon aktivitetin e bankave dhe tė institucioneve tė vendit qė kryejnė aktivitet bankar.

Si rregullator, Banka e Shqipėrisė harton rregulla, pėr mėnyrėn e krijimit tė bankave dhe tė institucioneve qė veprojnė si banka, si dhe licencon aktivitetin e tyre. Si mbikėqyrės, Banka e Shqipėrisė ndjek, shqyrton dhe monitoron aktivitetin e kėtyre institucioneve, pėr tė siguruar qė ato tė jenė tė sigurta dhe qė veprojnė nė pėrputhje me ligjet dhe me rregullat nė fuqi.

Banka e Shqipėrisė, gjithashtu, siguron veprimtarinė nė interes tė publikut tė bankave, duke trajtuar aplikimet nė rastet kur njė bankė kėrkon tė blejė njė bankė tjetėr apo kur njė bankė kėrkon tė kryejė aktivitet jobankar. Nė hartimin e rregullave tė tillė, Banka merr nė konsideratė faktin se si transaksione tė tilla ndikojnė konkurrencėn dhe interesat e publikut, duke siguruar qė klientėt trajtohen nė mėnyrė tė barabartė dhe tė ndershme.

Njė tjetėr mėnyrė se si Banka e Shqipėrisė ndihmon nė krijmin e njė sistemi bankar tė shėndoshė, ėshtė funksioni i saj si "huadhėnės i fundit nė radhė". Kėshtu, njė bankė apo njė institucion financiar qė ka tėrheqje tė mėdha tė depozitave nga klientėt, mund tė kėrkojė hua nga Banka e Shqipėrisė kur nuk mundet tė sigurojė hua nga bankat e tjera. Kjo hua e Bankės sė Shqipėrisė, jo vetėm qė e ndihmon bankėn tė kapėrcejė vėshtirėsitė e pėrkohshme qė ajo pėrballon, por mė e rėndėsishmja, nuk lejon qė problemet tė pėrhapen nga njė bankė tek njė tjetėr. Pėrqindja e interesit qė aplikohet nė kėto raste quhet "pėrqindja e kredisė lombard".

Informacion mė i gjerė

Dokumente strategjike

Pėr mė shumė ...

Pėr mė shumė:

 

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.