logo_al
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

Kabineti i Guvernatorit


Banka e Shqipėrisė dhe Sistemi Bankar
Leksion i Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė z.Shkėlqim Cani nė Fakultetin Ekonomik tė Universitetit Fan Noli, Korēė


Data e publikimit 02.04.2004


Sot paradite Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė z.Shkėlqim Cani zhvilloi njė leksion special me studentėt e Fakultetit Ekonomik tė Universitetit Fan Noli tė qytetit tė Korēes. Tema e leksionit ishte Banka qendrore dhe sistemi bankar ne Shqiperi. Fillimisht z.Cani beri nje trajtim teorik te sistemit bankar duke u fokusuar ne funksionet baze te nje banke qendrore dhe te nje banke tregtare universale.

Me pas Guvernatori u ndal ne zhvillimet ne sistemin bankar gjate 7 viteve te fundit :

Stabiliteti makroekonomik ka njohur pėrmirėsime gjatė kėsaj periudhe, pas krizės sė piramidave tė viteve 1996-1997 . Reformat e sektorit financiar shėnuan progres tė rėndėsishėm nė kėtė periudhė. Ato lidhen me privatizimin e bankave shtetėrore dhe me hyrjet e bankave tė reja private, tė cilat kanė ndikuar nė thellimin e ndėrmjetėsimit financiar dhe nė rritjen e cilėsisė sė shėrbimeve bankare. Karakteristikė kėtyre zhvillimeve ishte rritja e numrit tė bankave nėpėrmjet bankave tė reja private, tė cilat aktualisht kapin shifrėn 16.

Nė vitin 1997 u licencua njė bankė tjetėr me kapital tėrėsisht tė huaj, Banka Ndėrkombėtare Tregtare, ndėrkohė qė nė vitin 1998 u licencua Banka Amerikane e Shqipėrisė dhe Dega e Tiranės e Bankės Alpha Credit. Nė vitin 1999 filluan aktivitetin edhe tre banka tė tjera, Banka e Parė e Investimeve, Banka Tregtare e Greqisė dhe Banka ProCredit (Fefad), ndėrsa nė vitin 2002 u licencua Banka Shqiptare e Kreditit. Banka Credins dhe Banka Popullore u licencuan nė vitin 2003. Aktualisht, Shqipėria ka 5.3 banka pėr njė milion banorė ndėrkohė qė Bullgaria ka thuajse tė njėjtin tregues, Rumania ka 1.5 banka pėr njė milon banorė, Hungaria 3 banka dhe Kroacia 10 banka .

Aktiviteti bankar ka ardhur duke u zgjeruar bashkė me zgjerimin e bankave nė treg, duke u rritur si aktivet ashtu
edhe depozitat e bankave. Nė fundin e vitit 2003, totali i aktiveve tė sistemit rezulton 373.6 miliardė lekė ose rreth 50% e PBB-sė. Nga ana tjetėr, niveli i depozitave ka shėnuar rritje tė vazhdueshme nga 178.2 miliardė lekė nė vitin '98 nė 323.2 miliardė nė vitin 2003.

Niveli i ndėrmjetėsimit financiar ėshtė thelluar mė tej duke pasqyruar prirjen pozitive tė zhvillimeve nė sektorin bankar. Raporti i depozitave totale ndaj PPB-sė, qė ėshtė njė nga treguesit kryesorė tė nivelit dhe thellėsisė sė ndėrmjetėsimit financiar, ka ardhur duke u rritur gjatė gjithė periudhės sė tranzicionit dhe veēanėrisht mbas vitit 1998, duke shėnuar nivelin 43% nė vitin 2003. Tė njėjtėn prirje shfaq edhe raporti i depozitave me afat ndaj PPB-sė, si treguesi mė sinjifikativ i ndėrmjetėsimit, i cili ėshtė rritur ndjeshėm nga 12.8% nė vitin 1994, nė 29.3% nė vitin 1998 dhe 35.3% nė vitin 2003.

Njė karakteristikė tjerėr e zhvillimeve pozitive nė sektorin bankar ėshtė pėrmirėsimi i tregut tė kreditit. Dy janė prirjet mė pozitive qė vihen re nė kėtė treg: e para rritja e vazhdueshme e kreditimit tė sektorit privat dhe e dyta ulja e kredisė me probleme ndaj totalit tė kredisė.

Aktiviteti kreditues i bankave tė sistemit u rrit me 30.5 pėr qind gjatė vitit 2003. Megjithėse ky aktivitet pėrbėn vetėm 13.5 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sistemit, raporti rritet nė 27.9 pėr qind nėse pėrjashtojmė nga llogaritjet Bankėn e Kursimeve . Ky fakt, ėshtė njė mbėshtetje e mirė pėr zgjerimin e mėtejshėm tė kreditimit, duke marrė parasysh edhe aktivizimin e Bankės sė Kursimeve nė fushėn e kredidhėnies, pas pėrfundimit tė privatizimit tė saj.

Tregu bankar pėsoi zhvillime tė rėndėsishme gjatė vitit 2003. Zhvillimi mė i spikatur, i cili do tė ketė ndikime tė mėdha nė sistemin bankar, ishte privatizimi i Bankės sė Kursimeve nga banka e njohur Raiffeisen. Gjatė kėtij viti nė tregun bankar hynė dy banka tė reja, me kapital vendas.
Gjendja financiare e sistemit bankar gjatė viteve tė fundit ka qenė e kėnaqshme. Sistemi bankar shqiptar ka rezultuar nė vazhdimėsi me fitim, duke garantuar likuiditetin e tij dhe duke plotėsuar gjithnjė e mė shumė nevojat e ekonomisė pėr kredi.

Tė ardhurat, shpenzimet dhe rezultati financiar (nė miliardė lekė).

Dhjetor ‘00

Dhjetor ‘01

Dhjetor ‘02

Dhjetor ‘03

Totali i tė ardhurave

31.0

29.2

28.0

32.0

Totali i shpenzimeve

25.7

24.9

24.1

27.6

E ardhura neto (fitimi)

5.3

4.3

3.9

4.4

Gjendja e mirė e sistemit bankar gjen pasqyrim edhe nė treguesit e rentabilitetit, tė cilėt kanė ardhur nė rritje gjatė vitit 2003. Treguesi i cilėsisė sė kreditimit (raporti i kredive me probleme ndaj tepricės sė kredisė) llogaritet 4.6 pėr qind nė fund tė vitit 2003, nga 5.6 pėr qind njė vit mė parė. Pėrmirėsimi i kėtij raporti tregon pėr njė punė mė tė kujdesshme tė bankave nė akordimin e kredive dhe pėr uljen e rrezikut nė ekonominė shqiptare.

Tregues tė portofolit tė kredive (nė pėrqindje ndaj kredive tė klasifikuara).

Index

2004

2001

2002

2003

kredi te klasifikuara5)

100.0

100.0

100.0

100.0

standarde

59.1

88.3

89.8

92.3

ne ndjekje

7.4

4.6

4.7

3.1

nenstandarde

3.3

4.0

3.0

1.9

tė dyshimta

4.1

1.7

0.7

0.5

tė humbura

26.0

1.3

1.9

2.1

mbulimi me provigjon

29.7

3.1

2.9

2.9

1) Mund tė thuhet se dėmi mė i madh ekonomik i krizės sė pirmaidave ishte lėkundja e besimit tė publikut nė institucionet financiare.
2) Tė dhėnat janė pėr vitin 2002.
3) Me vendim tė Bankės sė Shqipėrisė, Bankės sė Kursimeve i ėshtė hequr e drejta pėr tė dhėnė kredi, pėr arsye kujdesi.
4) Vitet 1999 dhe 2000 pėrfshijnė kreditė me probleme tė Bankės sė Kursimeve, tė cilat kaluan pranė Agjensisė sė Trajtimit tė Kredive nė fundvitin 2001.
5) Kreditė standarde dhe ato nė ndjekje klasifikohen si kredi tė rregullta, ndėrkohė qė tre grupet e tjera tė kredive trajtohen si kredi me probleme.

Leksioni i plotė "Banka e Shqipėrisė dhe Sistemi Bankar" (pdf).

Prezantimi i leksionit (ppt).

 

 

back
Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.