|
|
Banka qendrore
|
Ēfarė ėshtė Raporti mbi Kredimarrėsin?
|
|
|
Raporti mbi kredimarrėsin ėshtė njė dokument i gjeneruar nga sistemi i Regjistrit tė Kredive dhe pėrmban tė dhėna/informacion mbi identitetin e kredimarrėsit dhe gjendjen e tij tė kreditit nė sistemin bankar dhe atė financiar. Raporti mbi kredimarrėsin lėshohet pranė Bankės sė Shqipėrisė pas kryerjes sė kėrkesės pėr kredi nga njė person fizik apo juridik. Subjekti kredidhėnės gjatė shqyrtimit tė aplikimit pėr kredi, kėrkon informacion pėr ēdo aplikant nė Regjistrin e Kredive dhe lexon raportin e tij tė kredimarrėsit.
|
|
Regjistri i kredive
|
|
|
Mundėsia e kreditimit ėshtė lokomotiva qė tėrheq zhvillimin ekonomik tė njė vendi. Ajo i lejon ēdo personi tė blejė tani dhe tė paguajė mė vonė, duke u bazuar mbi tė ardhurat e momentit dhe mbi ato tė mėvonshme. Tė blesh tani, nė vend qė tė presėsh deri sa ti kesh paratė pėr tė blerė mallra dhe shėrbime tė ndryshme (si pėr shembull, televizor, makinė, shtėpi apo pėr tė paguar pushimet ose shkollimin e fėmijėve) krijon njė kėrkesė tė menjėhershme pėr kėto produkte.
|
|
7 mėsime tė shkurtra pėr paranė
|
|
|
Nė ditėt e sotme, marrėdhėnia me paranė fillon qė nė moshė tė vogėl. Pėr tė shoqėruar pėrvojat e para tė lexuesit tė vogėl me dije, Banka e Shqipėrisė ka pėrgatitur enkas pėr tė njė pėrmbledhje tė shkurtėr e tė thjeshtė qė siguron njohuritė kryesore mbi historinė dhe funksionet e parasė. Nga ana tjetėr, mėsimet pėr paranė prezantojnė edhe karakteristikat e kartėmonedhave dhe monedhave me kurs ligjor nė vendin tonė, elementet e sigurisė tė prerjeve tė ndryshme dhe disa kėshilla pėr mirėmbajtjen e tyre.
|
|
Simbolika e kartėmonedhave shqiptare
|
|
|
Kartėmonedhat e njė vendi janė pjesė e identitetit kombėtar tė tij. Kjo broshurė ju njeh me personalitetet qė janė kthyer nė imazhe tė parasė shqiptare, si dhe me simbolikėn qė shoqėron secilėn prej kartėmonedhave aktualisht nė qarkullim.
|
|
Rrugėtimi i parasė
|
|
|
Banka e Shqipėrisė ka tė drejtėn ekskluzive dhe ėshtė emetuesja e vetme e kartėmonedhės dhe monedhės kombėtare qė ka kurs ligjor brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė. Ajo pėrcakton format, masat, peshat, modelin dhe karakteristikat e tjera tė kartėmonedhave dhe monedhave metalike shqiptare qė kanė kurs ligjor.
|
|
Banka e Shqipėrisė - Banka jonė qendrore
(ribotim, 2010)
|
|
|
Nėpėrmjet njė panorame tė pėrgjithshme tė historisė, strukturės dhe funksioneve tė bankės qendrore, kjo broshurė i prezanton publikut Bankėn e Shqipėrisė. Si e realizon Banka e Shqipėrisė objektivin e stabilitetit tė ēmimeve, si kontribuon ajo, me politikat e saj, nė zhvillimin ekonomik dhe nė mirėqenien e vendit dhe tė tjera si kėto pyetje, do t'u jepet pėrgjigje duke shfletuar kėtė botim.
|
|
Bonot e Thesarit
|
|
|
Bonot e thesarit janė njė instrument borxhi me maturim deri nė njė vit, qė emetohen dhe garantohen nga Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė. Pėr tė njohur mė mirė kėtė instrument, procedurat e pjesėmarrjes nė ankandet ku tregtohen bonot e thesarit dhe pėrparėsitė qė kjo formė investimi ofron, ju ftojmė tė lexoni broshurėn.
|
|
Edukimi - sfida e re e Bankės sė Shqipėrisė
|
|
|
Kjo broshurė pėrmbledh me pak fjalė tė gjitha aktivitetet edukuese qė Banka e Shqipėrisė ka kryer pėr periudhėn 2007-2008. E ilustruar me mjaft foto, ajo synon tė krijojė njė memorie edhe vizuale tek publiku i gjerė, rreth punės qė Banka ka bėrė nė kėtė fushė tė rėndėsishme. Meqenėse i dedikohet publikut tė pėrgjithshėm ajo ėshtė shkruar nė gjuhė tė thjeshtė.
|
|
Sistemi i Pagesave
(ripunuar)
|
|
|
Pėr tė pėrfituar produktet apo shėrbimet pėr tė cilat kemi nevojė, nevojitet tė bėjmė njė transferim vlerash monetare nė favor tė shitėsit ose e thėnė ndryshe, tė kryejmė njė pagesė. Kjo broshurė na ndihmon tė njohim llojet e ndryshme tė instrumenteve tė pagesave dhe sistemin shqiptar tė pagesave, i cili funksionon si lubrifikant pėr lėvizjen e tyre, duke siguruar arteriet pėr zhvillimin e tregjeve dhe tė aktiviteteve tė tjera ekonomike nė vend.
|
|
Godina e Bankės sė Shqipėrisė
|
|
|
Kjo broshurė bėn njė pėrshkrim tė godinės 70-vjeēare tė Bankės sė Shqipėrisė, historisė sė ndėrtimit tė saj, jetės dhe punės sė arkitektit qė e ka projektuar. E vendosur nė qendėr tė Tiranės, ajo ėshtė njė ndėr ndėrtesat simbol tė kryeqytetit. Sė shpejti, ajo do tė jetė objekt i njė rregullimi e rinovimi tė pėrgjithshėm, qė do tė synojė ta shndėrrojė atė nė njė ambient pune tė pėrshtatshėm e komod pėr personelin e Bankės, pa cėnuar identitetin dhe vlerat e saj arkitekturore.
|
|
ABC-ja e normave tė interesit
|
|
|
Ēfarė janė normat e interesit dhe pse luhaten ato? Kur ėshtė momenti i duhur pėr tė investuar, kur duhet kursyer, dhe nė ē'moment ėshtė mė e kėshillueshme tė marrim njė kredi? Tė gjitha kėtyre pyetjeve, i jep pėrgjigje kjo broshurė, e cila tregon se si normat e interesit kanė fuqinė tė ndikojnė jetėt e njerėzve. Pėr tė shkuar akoma dhe mė larg, duke ndikuar vendimet ekonomike qė individėt e ndryshėm ndėrmarrin, normat e interesit shėrbejnė edhe si faktor pėrcaktues pėr investimet nė nivelin e pėrgjithshėm tė ekonomisė.
|
|
Nė pritje tė regjistrit tė kredive
|
|
|
Duke pritur qė edhe Shqipėria tė ketė Regjistrin e saj tė parė tė Kredive, Banka e Shqipėrisė publikon kėtė broshurė, e cila synon t'i shpjegojė publikut se ēfarė ėshtė njė regjistėr kredie, si funksionon ai, ē'lloj informacioni pėrmban dhe mbi tė gjitha pėrse krijimi i tij ėshtė njė domosdoshmėri pėr situatėn aktuale shqiptare.
|
|
Departamentet nė Bankėn e Shqipėrisė
|
|
|
"Departamentet nė Bankėn e Shqipėrisė" i ribotuar, ju sjell informacion tė rinovuar mbi disa ndryshime tė bėra nė Bankėn e Shqipėrisė, ndėrkohė qė risjell nė vėmendjen e tė gjithėve, njė prezantim tė bėrė edhe mė parė mbi detyrat dhe funksionet tashmė tė konsoliduara, tė pjesės tjetėr tė Bankės.
|
|
Ē'ėshtė pėr ju stabiliteti i ēmimeve?
|
|
|
Kjo broshurė pėrshkruan nė mėnyrė tė thjeshtė dhe tė detajuar qėndrueshmėrinė e ēmimeve dhe rėndėsinė e saj pėr ekonominė e njė vendi. Nė tekst, do tė gjeni shembuj tė cilėt janė marrė nga jeta e pėrditshme. Kjo broshurė shpjegon edhe konceptet e inflacionit e tė deflacionit dhe ndėrlikimet qė ato sjellin nė jetėn e secilit.
|
|
Historia e akullores
(ribotim)
|
|
Tė flasim thjesht pėr inflacionin
(ribotim) |
|
Inflacioni: Ēfarė duhet tė dimė pėr tė
|
|
|
|
|
|
|
Janė 3 broshura tė cilat synojnė tė shpjegojnė me njė gjuhė tė thjeshtė se ēėshtė inflacioni dhe pse flitet kaq shumė pėr tė. Tė konceptuara si njė seri broshurash tė karakterit edukativ, ato i drejtohen shtresave tė ndryshme tė publikut, qė fillojnė me nxėnėsit e shkollave 9 - vjeēare (Historia e Akullores) vazhdojnė me ata mė tė rriturit (Tė flasim thjesht pėr inflacionin) pėr tė dhėnė njė shpjegim mė profesional tek broshura e fundit. Nė funksion tė kėsaj ideje, dy broshurat e para janė edhe tė ilustruara.
|
|
Sistemi i Pagesave
|
|
|
Pėr herė tė parė synon tė prezantojė thjesht para publikut shqiptar cilat janė mjetet e pagesave, ē'ėshtė njė sistem pagesash, cilėt janė pėrbėrėsit e tij. Gjithashtu, kjo broshurė jep edhe njė pamje tė sistemit tonė tė pagesave dhe tė rolit tė Bankės sė Shqipėrisė nė kėtė sistem. Botimi ėshtė pėrgatitur vetėm nė gjuhėn shqipe.
Njė fletėpalosje, nė shqip dhe anglisht, ėshtė veēuar nga broshura me tė njėjtin titull, duke synuar tė nėnvizojė nė publik se ēfarė pėrfaqėson sistemi i pagesave nė vendin tonė, shkallėn e zhvillimit tė tij dhe cili ėshtė roli i Bankės sonė Qendrore nė kėtė sistem.
|
|
Pak fjalė pėr Bankėn Qendrore
|
|
|
Broshurė e ilustruar me informacion tė pėrgjithshėm pėr Bankėn Qendrore dhe aktivitetin e saj. Publikuar vetėm nė shqip.
|
|
Bonot e thesarit. Si ti njohim ne ato?
|
|
|
Ėshtė njė nga publikimet mė tė dobishme tė kėtij lloji. E shkruar nė shqip dhe anglisht, publiku e gjeti shumė tė pėrshtatshme pėr tė plotėsuar njohuritė e tij rreth bonove tė thesarit, mėnyrės sė investimit nė to dhe pėrparėsive tė tjera qė ofrojnė.
|
|
Instrumentet e Politikės Monetare
|
|
|
Njė broshurė e ilustruar, qė jep informacion tė thjeshtuar mbi instrumentet e politikės monetare dhe operacionet qė Banka e Shqipėrisė realizon nėpėrmjet tyre.
|
|
Sistemi bankar nė Shqipėri
|
|
|
Ėshtė njė botim tjetėr nė serinė e broshurave qė janė publikuar pėr qėllime tė njohjes sė publikut me institucionin e bankės, mėnyrėn e funksionimit tė saj, pėrparėsitė e tė punuarit me to dhe sigurinė qė ato ofrojnė. Broshura ėshtė shkruar nė shqip dhe anglisht.
|
|
Bilanci i Pagesave
|
|
|
Ėshtė njė broshurė e shkruar thjesht dhe me njė gjuhė tė kuptueshme pėr publikun, qė sqaron ē'ėshtė bilanci i pagesave, sa familjarė ne tė gjithė jemi me tė nė jetėn e pėrditshme dhe sa tė rėndėsishme janė statistikat e bilancit tė pagesave pėr ekonominė e njė vendi. Ėshtė shkruar vetėm nė shqip.
|
|
|