Sistemi bankar nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė i organizuar nė dy nivele. Nė nivelin e parė bėn pjesė Banka e Shqipėrisė, ndėrsa nė nivelin e dytė bėjnė pjesė bankat dhe degėt e bankave tė huaja si dhe subjektet financiare jobankare qė licencohen prej saj.
Banka e Shqipėrisė ushtron veprimtarinė e saj bazuar nė ligjin "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", ndėrsa sistemi bankar nė Shqipėri ushtron veprimtarinė e tij nė bazė tė ligjit "Pėr bankat nė Republikėn e Shqipėrisė".
Ligji "Pėr Bankėn e Shqipėrisė" parashikon dispozita lidhur me kompetencat e Bankės sė Shqipėrisė dhe fushat e veprimtarisė sė saj, elementet e pavarėsisė ligjore tė bankės qendrore nė funksion tė arritjes sė objektivave tė pėrcaktuar nė ligj.
Ligji "Pėr bankat nė Republikėn e Shqipėrisė" pėrcakton parimet kryesore tė ushtrimit tė veprimtarisė bankare nė Republikėn e Shqipėrisė, procedurat dhe rregullat kryesorė tė licencimit dhe tė mbikėqyrjes sė sistemit bankar nė Shqipėri.
Njė moment i rėndėsishėm i shprehjes sė pavarėsisė ligjore tė Bankės sė Shqipėrisė ėshtė parashikimi nė njė nen tė veēantė tė Kushtetutės, i pozicionit tė Bankės sė Shqipėrisė dhe i detyrave kryesore tė saj.
Kėtu do tė gjeni listėn e ligjeve bazė tė sistemit bankar miratuar nga Kuvendi i Shqipėrisė dhe amendimet pėrkatėse, si dhe nenin respektiv tė Kushtetutės qė lidhet me Bankėn e Shqipėrisė.