|
Buletini Vjetor i Bilancit tė Pagesave analizon hollėsisht zhvillimet e sektorit tė jashtėm tė ekonomisė shqiptare, pėr vitin pėrkatės. Nė kėtė botim, bėhet njė analizė e bilancit tė pagesave sipas zėrave tė veēantė tė llogarisė korente dhe llogarisė kapitale dhe financiare. Ai pėrmban analiza tė detajuara tė zhvillimeve nė tregtinė e jashtme sipas grupmallrave dhe shteteve, analiza tė ecurisė sė shėrbimeve, tė tė ardhurave, tė transfertave korente dhe transaksioneve nė llogarinė kapitale dhe financiare. Nėpėrmjet njė pėrshkrimi sintetik, ofron pėr pėrdoruesit e pasqyrės sė bilancit tė pagesave njohje me konceptin "bilanc pagesash", duke prezantuar njėkohėsisht burimet dhe metodologjinė e pėrdorur nė hartimin e Bilancit Shqiptar tė Pagesave. Buletini pėrmban, gjithashtu, njė aneks statistikor ku do tė gjeni seri kohore tė dhėnash pėr zėrat kryesorė tė bilancit tė pagesave.
Ėshtė publikim i pėrvitshmėm dhe botohet nė gjuhėt shqipe dhe angleze. Numri i parė i tij ėshtė publikuar nė tetor 1995. Deri nė vitin 2002, Buletini i Bilancit tė Pagesave, ėshtė botuar ēdo tre muaj, ndėrsa duke filluar nga viti 2003, botohet nė bazė vjetore. Eshtė i disponueshėm nė faqen e internetit qė nga viti 2000.
|