Nė Fakultetin Ekonomik tė Kukėsit - 12 shtator 2008
I krijuar nė fund tė vitit 2007, Fakulteti Ekonomik nė Kukės, degė e Universitetit tė Tiranės, hapi dyert e tij pėr tė mikpritur specialistė dhe drejtues tė bankės qendrore, tė cilėt organizuan nė ambientet e tij "Ditėn e Bankės sė Shqipėrisė". Ky aktivitet, pjesė e programit edukues "Banka Qendrore nė jetėn e pėrditshme" dhe i zhvilluar mė parė edhe nė Tiranė, mbėrriti nė Kukės pėr t'i njohur studentėt, pedagogėt dhe mėsuesit e pranishėm me institucionin e bankės qendrore, rolin e tij nė ekonomi, objektivin pėr vendosjen dhe ruajtjen e stabilitetit tė ēmimeve, si dhe me produktet e shėrbimet kryesore tė sistemit bankar dhe ecurinė e tij.
I organizuar me ndihmesėn e ēmuar tė rektorit tė kėtij fakulteti z. Mexhit Hajdari, "Dita e Bankės sė Shqipėrisė" u pėrshėndet edhe nga Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė z. Fullani dhe ai i Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės, z. Rexhepi. Gjatė kėtij aktiviteti, nė hollin e Fakultetit Ekonomik tė Kukėsit u ekspozuan tė gjitha botimet e Bankės sė Shqipėrisė dhe specialistė tė Bankės u vunė nė dispozicion tė tė pranishmėve pėr prezantime dhe diskutime mbi bankingun qendror dhe atė tregtar, objektivat, funksionet dhe shėrbimet e tyre. Nga pyetėsorėt e shpėrndarė, rezultoi se auditori i pranishėm e vlerėsoi si shumė tė dobishme dhe interesante iniciativėn e Bankės sė Shqipėrisė nė fushėn e edukimit tė publikut.
* * *
Nė Universitetin Europian tė Tiranės - 4 shkurt 2008
Nė 4 shkurt, ishte Universiteti Europian i Tiranės, ai i cili ftoi njė aktivitet tė tillė nė ambientet e tij.
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, hapi kėtė aktivitet, duke mbajtur njė leksion me temė "Banka e Shqipėrisė - hap pas hapi drejt konvergjencės", nė sallėn kryesore tė kėtij Universiteti. Tė pranishėm nė kėtė leksion ishin rreth 200 studentė e pedagogė tė tij si edhe mjaft drejtues e specialistė tė Bankės sė Shqipėrisė. Me pėrfundimin e leksionit tė Guvernatorit, aktiviteti u spostua nė hollin e Universitetit, ku me rastin e Ditės sė Bankės ishin ekspozuar tė gjitha botimet e Bankės sė Shqipėrisė dhe specialistė tė bankės qendrore zhvilluan biseda me studentėt, mbi tema rreth bankės qendrore dhe funksionit tė saj, rolit qė ajo luan nė ekonominė dhe mirėqenien e njė vendi; zhvillimeve tė sotme nė bankingun modern dhe produkteve mė tė fundit qė ky ofron; financave personale.