Dokumenti “Politika operacionale e mbikėqyrjes”
|
| Tipi |
:
|
Politika |
| Miratoi |
:
|
Kėshilli Mbikeqyres |
| Numer |
:
|
27 |
| Data |
:
|
14.04.2010 |
Hyn nė fuqi |
:
|
14.04.2010 |
| Botuar nė |
:
|
Buletin Zyrtar |
nė datėn |
:
|
14.05.2010 |
| Kategoria |
:
|
Burime Njerezore |
| Departamenti |
:
|
Mbikėqyrja Bankare |
|
|
Pėrshkrim i shkurtėr
Politika Operacionale e Mbikėqyrjes (POM) ėshtė dokumenti i cili pėrcakton kriteret e njė mbikėqyrjeje tė vazhdueshme tė orientuar sipas rrezikut. Pėr rrjedhojė, kjo politikė do t’i adresohet subjekteve bankare; por, duke marrė nė konsideratė specifikat
e veprimtarisė financiare qė ushtrojnė edhe institucionet e tjera financiare
jobanka tė licencuara nga Banka e Shqipėrisė, kjo politikė nė pjesė tė
caktuara tė saj do tė zbatohet edhe pėr kėtė kategori.
Politika pohon parimet e orientimit tė procesit mbikėqyrės tė realizuar
nga Banka e Shqipėrisė, drejt rrezikut tė veprimtarisė bankare. Me kėtė dokument janė pėrcaktuar gjithashtu ciklet e mbikėqyrjes, si dhe disa ngjarje tė cilat minimalisht duhet tė ndodhin gjatė tyre, pėr ta shndėrruar funksionin mbikėqyrės nė njė proces tė vazhdueshėm.
Dokumenti pėrmban edhe kritere lidhur me masat ndėshkimore qė
merr Banka e Shqipėrisė gjatė procesit mbikėqyrės, duke synuar tė rrisė
transparencėn rreth kushteve tė pėrdorimit tė tyre.
Nė pjesėn e dytė tė dokumentit jepen mė nė detaje elemente konkrete tė procesit mbikėqyrės, si kuadri rregullativ dhe licencues, mbikėqyrja
nga jashtė, mbikėqyrja nė vend, strategjia e procesit mbikėqyrės dhe
struktura e tij, baza elektronike e tė dhėnave etj..
Gjithashtu, dokumenti pėrmban edhe disa parime mbi tė cilat
ndėrtohen linjat e komunikimit brenda departamentit ndėrmjet njėsive
tė tij, midis departamentit dhe njėsive apo organeve tė tjera tė strukturės
sė Bankės sė Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe administratorėt dhe
Kėshillin Mbikėqyrės, si edhe komunikimin midis departamentit dhe
institucioneve tė tjera jashtė Bankės sė Shqipėrisė.