logoal
 

FJALORTH i Termave kryesorė

A  - B  - C  - D  - E - F  - G  - H  - I  - J  - K  - L  - M  - N  - O  - P  - Q  - R  - S  - T


Agregat monetar (psh. M1, M2, M3): mund tė pėrkufizohet si shuma e parasė nė qarkullim dhe e pasiveve tė institucioneve financiare tė cilat kanė njė shkallė tė lartė likuiditeti nė kuptimin e gjerė tė fjalės.

Bankė qendrore: institucion i ngarkuar me ligj pėr zbatimin e politikės monetare.

Banka Qendrore Europiane (BQE): e krijuar ne 1 qershor 1998, me seli ne Frankfurt mbi Majn, BQE ėshtė person juridik. Ajo siguron zbatimin nga ana e bankave qendrore kombėtare tė detyrave tė ngarkuara nga Eurosistemi dhe nga Sistemi Europian i Bankave Qendrore.

Bashkimi Ekonomik e Monetar (BEM): Traktati qė institucionalizon krijimin e Komunitetit Europian parashikon tre faza pėr procesin e ngritjes sė Bashkimit Ekonomik e Monetar. Faza e parė e BEM e cila filloi nė korrik 1990 dhe pėrfundoi nė 31 dhjetor 1993, u karakterizua kryesisht heqja e barrierave tė brendshme me qėllim lėvizjen e lirė tė kapitaleve brenda Bashkimit Europian. Faza e dyė filloi nė 1 janar 1994. Pikat mė tė rėndėsishmė tė kėsaj faze midis tė tjerash janė krijimi i Institutit Monetar Europian (IME), ndalimi i financimeve tė sektorit publik nga bankat qendrore si dhe shmangia e deficiteve tė thella nė financat publike. Faza e tretė nisi nė 1 janar 1999 me tranferimin e kompetencave monetare tek Eurosistemi, me kurset e parevokueshme tė kėmbimit midis monedhave tė vendeve pjesėmarrėse nė BE dhe futjen e Euros.

Bordi Ekzekutiv: njė nga organet vendimmarrėse tė BQE-sė. Kryesohet nga Presidenti e Zėvendėspresidenti dhe pėrbehet nga katėr anėtarė.

Deflacion: proces i karakterizuar nga njė rėnie e vazhdueshme e nivelit tė pėrgjithshėm gjatė njė periudhe kohe tė zgjatur. Nė qoftė se pritet njė rėnie e vazhdueshme e ēmimeve, blerjet e mallrave mund tė shtyhen pėr mė vonė pėr tė pėrfituar nga ēmime mė tė ulta. Kjo prirje mund tė ēojė nė njė ulje tė mėtejshme tė ēmimeve dhe si pėrfundim nė njė ngadalėsim tė aktivitetit ekonomik. Rėnia e ēmimeve nė disa sektorė tė ekonomisė si rrjedhojė e progreseve teknike ose rritjes sė konkurrencės, nuk duhet konsideruar si deflacion.

ECOFIN: shih Kėshilli i BE-sė.

Euro: emri i monedhės sė pėrbashkėt europiane, i vendosur nė mbledhjen e Madridit tė Kėshillit Europian mė 15 dhe 16 dhjetor 1995, nė vend tė termit ECU.

Eurogrup: mbledhje joformale e ministrave tė ekonomisė dhe financave tė vendeve anėtare tė BE-sė qė bėjnė pjesė nė eurozonė. Nė kėto mbledhje ministrat diskutojnė ēėshtje lidhur me pėrgjegjėsitė e gjithėsecilit pėr monedhėn e pėrbashkėt. Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane ftohen tė marrin pjesė nė kėto mbledhje. Eurogrupi mblidhet zakonisht para mbledhjes sė radhės sė ECOFIN-it.

Eurosistemi: pėrfshin Bankėn Qendrore Europiane dhe bankat qendrore tė vendeve anėtare tė BE-sė qė kanė kaluar nė euro gjatė fazės III tė Bashkimit Monetar.

Faza III: shih Bashkimi Ekonomik dhe Monetar (BEM).

Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN): organizėm ndėrkombėtar me qendėr nė Uashington D.C., i pėrbėrė nga 186 vende anėtare. U themelua nė 1946 pėr nxitjen e bashkėpunimit monetar ndėrkombėtar dhe tė stabilitetit tė kurseve tė kėmbimit, pėr pėrmirėsimin e rritjes ekonomike dhe tė nivelit tė lartė tė punėsimit si dhe pėr tė ndihmuar vendet anėtare nė rregullimin e disekuilibreve tė bilancit tė pagesave.

Inflacion: rritje e nivelit tė pėrgjithshėm tė ēmimeve, pra rėnie e vazhdueshme e vlerės sė parasė vendase. (shih edhe Deflacion dhe Stabilitet i ēmimeve).

Institucion krediti: "ent, veprimtaria e zakonshme e tė cilit ėshtė pranimi dhe grumbullimi i depozitave nga publiku apo i fondeve tė tjera tė ripagueshme dhe dhėnia e kredive pėr llogari tė vet" (Neni I i Direktivės 77/780/EEC). Bankat dhe bankat e kursimit janė llojet mė tė pėrhapura tė institucioneve tė kreditit.

Instituti Monetar Europian (IME): IME ishte njė institucion i pėrkohshėm i krijuar nė fillim tė fazės II tė BME-sė (nė 1 janar 1994). IME nuk kishte asnjė pėrgjegjėsi nė zbatimin e politikės monetare brenda BE-sė, gjė e cila ishte kompetencė e autoriteteve monetare kombėtare. Ndėr pėrgjegjėsitė kryesore tė Institutit Monetar Europian renditeshin forcimi i bashkėpunimit midis bankave qendrore, bashkėrendimi i politikave monetare dhe pėrgatitjet pėr fazėn III tė Bashkimit Monetar. IME pushoi sė qeni nė 1 qershor 1998.

Kėshilli i Bashkimit Europian: organ i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė qeverive tė vendeve anėtare, kryesisht ministra tė ngarkuar pėr ēėshtje tė caktuara (shpesh i quajtur edhe Kėshilli i Ministrave). Mbledhjet e Kėshillt tė BE-sė me pėrberjen e ministrave tė ekonomisė dhe tė financave shpesh quhen edhe Kėshilli ECOFIN.

Kėshilli Europian: mbledh sė bashku kryetarėt e shteteve ose qeverive tė vendeve anėtare dhe Presidentin e Komisionit Europian (shih edhe Kėshilli i Bashkimit Europian).

Kėshilli i Guvernatorėve: njė nga organet vendimmarrėse tė Bankės Qendrore Europiane. Pėrbėhet nga anėtarėt e Bordit Ekzekutiv tė BQE-sė dhe nga guvernatorėt e bankave qendrore tė vendeve anėtare tė BE-sė qė kanė hyrė nė euro.

Kėshilli i Pėrgjithshėm: njė nga organet vendimmarrėse tė Bankės Qendrore Europiane. Kryesohet nga Presidenti e Zėvendėspresidenti i saj dhe pėrbehet nga guvernatorėt e bankave qendrore tė 15 vendeve tė BE-sė.

Komisioni Europian: institucion i Komunitetit Europian i cili siguron zbatimin e dispozitave tė Traktatit themelues tė Komunitetit Europian, zhvillon politikat e Komunitetit, propozon legjislacionin komunitar dhe ushtron kompetenca nė fusha tė ndryshme. Nė fushėn e politikave ekonomike, Komisioni jep rekomandime lidhur me orientimet e pėrgjithshme tė politikave ekonomike brenda Komunitetit dhe raporton nė Kėshillin e BE-sė mbi zhvillimet dhe politikat ekonomike. Ai monitoron financat publike brenda kuadrit tė njė mbikėqyrje shumėanėshe dhe raporton nė kėshillin e BE-sė. Komisioni Europian pėrbėhet nga 20 anėtarė dhe pėrfshin nga dy pėrfaqėsues nga Gjermania, Spanja, Franca, Italia dhe Mbretėria e Bashkuar, dhe njė pėrfaqėsues nga vendet e tjera anėtare tė BE-sė.

Komiteti Ekonomik e Financiar (KEF): organ kėshillimor i Komunitetit i ngitur nė fazėn III tė Bashkimit Ekonomik e Monetar. Vendet anėtare tė BE-sė, Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane emėrojnė secila nga dy anėtarė tė kėtij komiteti.

Kriteret e konvergjencės: njė sėrė kushtesh ekonomike qė duhet tė pėrmbushin vendet anėtare tė Komunitetit Europian para se tė hyjnė nė zonėn e euros. Kėto kritere, tė cilat njihen si kriteret e Mastrihtit, synojnė ruajtjen e nje inflacioni tė ulėt, njė gjendje tė shendoshė tė financave publike, qėndrueshmėri tė kursit tė kėmbimit si dhe norma interesi tė ulėta e qendrueshmėri tė tyre. Ato pėrshkruhen nė Traktatin themelues tė Komunitetit Europian dhe nė protokollet lidhur me kėtė Traktat.

Kriteret e Mastrihtit: shih Kriteret e konvergjencės.

Likuiditeti: lehtėsia dhe shpejtėsia me tė cilėn njė mjet financiar mund tė shndėrrohet nė cash ose tė pėrdoret pėr shlyerjen e njė detyrimi. Nė kėtė kuptim cash-i ėshtė njė mjet tepėr likuid. Depozitat bankare sa mė tė gjatė ta kenė afatin e maturimit aq mė pak likuide janė. Termi "likuiditet" pėrdoret shpesh si sinonim pėr paranė.

M3: agregati M3 pėrkufizohet nga Banka Qendrore Europiane si paraja nė qarkullim plus detyrimet afatshkurtra qė institucionet financiare monetare tė eurozonės kanė kundrejt rezidentėve nė eurozonės (pėrveē administratave qendrore), si psh. depozitat njėditore, depozitat me afat maturimi deri nė dy vjet, depozitat e rimbursueshme me paranjoftim deri nė tre muaj, marrėveshjet e riblerjes, titujt e kreditit dhe titujt e fondeve tė investimeve tė tregut monetar me afat maturimi deri nė dy vjet.

Operacione rregulluese nė treg: operacione tė tregut tė hapur me frekuencė jo tė rregullt tė kryera nga Eurosistemi pėr administrimin e luhatjeve tė papritura tė likuiditetit nė treg.

Operacione tė kėmbimit valutor: blerja ose shitja e valutave. Kėtu ėshtė fjala pėr blerjen dhe shitjen e monedhave tė tjera kundrejt euros.

Organizata pėr Bashkėpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD): E themeluar nė vitin 1961 me qendėr nė Paris, OECD ėshtė vazhduesja e Organizatės pėr Bashkėpunimin Ekonomik Europian (OEEC). Nė tė marrin pjesė 29 vende anėtare. OECD pėrcakton kuadrin e debatit pėr kėmbimin e pikėpamjeve lidhur me nxitjen, zhvillimin dhe pėrmirėsimin e politikave ekonomiko-sociale.

Para: mjet i pranuar me marrėveshje tė pėrgjithshmė si instrument kėmbimi. Ajo mund tė marrė trajtėn e monedhave metalike ose kartmonedhave ose tė njėsive tė stokuara nė njė kartė elektronike. Edhe depozitat afatshkurtra pranė institucioneve tė kreditit mund tė kryejnė funksionet e parasė. Nė teorinė ekonomike, paraja kryen tri funksione: (1) si njėsi llogarie; (2) si mjet pagese; dhe (3) si ruajtėse e vlerės. Banka qendrore pėrgjigjet pėr ecurinė optimale tė kėtyre funksioneve duke siguruar nė kėtė mėnyrė ruajtjen e stabilitetit tė ēmimeve.

Parlamenti Europian: pėrbehet nga 626 pėrfaqėsues tė vendeve anėtare tė BE-sė. Ai ėshtė pjesė e procesit legjislativ pavarėsisht nga prerogativat e ndryshme lidhur me procedurat e miratimit tė legjislacionit tė BE-sė. Parlamenti gėzon nė kuadrin e BME-sė kryesisht tė drejta kėshillimore. Megjithėkėtė, Traktati i Komunitetit Europian parashikon njė sėrė procedurash lidhur me pėrgjegjėsinė e Bankės Qendrore Europiane kundrejt Parlamentit Europian (paraqitja e Raportit Vjetor, diskutime tė pėrgjithshme rreth politikės monetare, seanca dėgjimore para komiteteve parlamentare kompetente).

Politikė monetare: tėrėsia e masave qė ndėrmerr njė bankė qendrore nėpėrmjet pėrdorimit tė instrumentave qė disponon pėr realizimin e objektivave tė veta (si psh. ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve).

Rezervė e detyrueshme: detyrimi qė kanė institucionet e kreditit pėr tė mbajtur njė depozitė pranė bankės qendrore. Minimumi i rezervės sė detyrueshme pėr njė institucion tė caktuar llogaritet mbi njė pėrqindje tė depozitave tė klientėve jo-banka nė kėtė institucion.

Sistemi Europian i Bankave Qendrore (SEBQ): pėrbėhet nga Banka Qendrore Europiane dhe bankat qendrore tė tė gjitha vendeve anėtare tė Bashkimit Europian. 

Stabiliteti i ēmimeve: Stabiliteti i ēmimeve ėshtė pėrcaktuar nga Kėshilli i Guvernatorėve i BQE-sė si njė rritje vjetore e ēmimeve tė konsumit jo mė shumė se 2 %. Si inflacioni i zgjatur edhe deflacioni i zgjatur nuk ndikojnė pozitivisht nė stabilitetin e ēmimeve.

TARGET (Sistemi Automatik TransEuropian i Transfertave nė Shuma tė Mėdha nė Kohė Reale): sistem pagesash i pėrbėrė nga sistemet e pagesave nė shuma tė mėdha nė kohė reale (RTGS) tė vendeve anėtare tė Bashkimit Europian dhe nga mekanizmi i pagesave tė Bankės Qendrore Europiane. Sistemet RTGS bėjnė tė mundur kryerjen e pagesave nė bazė urdhėri nė kohė reale. Nė sistemin TARGET, sistemet RTGS kombėtare janė tė interkonektuar duke bėrė nė kėtė mėnyrė tė mundur transfertat midis vendeve brenda Bashkimit Europian.

Traktati themelues i Komunitetit Europian: Traktati u nėnshkrua nė Romė nė 25 Mars 1957 dhe hyri nė fuqi nė 1 Janar 1958. Ai sanksionoi krijimin e Komunitetit Ekonomik Europian (EEC) dhe njihet si Traktati i Romės. Traktati pėr Bashkimin Europian i cili njihet si Traktati i Mastrihtit, u nėnshkrua nė Mastriht nė 7 Shkurt 1992 dhe hyri nė fuqi nė 1 Nėntor 1993. Ai solli disa shtesa nė Traktatin e Romės qė njihet zyrtarisht si Traktati themelues i Komunitetit Europian. Traktati pėr Bashkimin Europian u amendua edhe me Traktatin e Amsterdamit, i cili u nėnshkrua nė 2 Tetor 1997 dhe hyri nė fuqi nė 1 Maj 1999.

Tregu monetar: mund tė pėrkufizohet ne kontekstin e bankės qendrore, si tėrėsia e transaksioneve me afat deri nė njė vit midis bankės qendrore dhe bankave tė nivelit tė dytė. Nė tė marrin pjesė institucione financiare dhe ndėrmjetėsa financiare, veprimtaria e tė cilėve rregullohet me marrėveshje e procedura tė caktuara. Transaksionet nė tregun monetar konsistojnė nė hua afatshkurtra tė parasė, depozita njėditore deri njėvjeēare. Tregu monetar ndryshon nga tregu i kapitaleve i cili ėshtė afatmesėm dhe afatgjatė.

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.