-
Tė miratojė politikėn monetare tė Republikės sė Shqipėrisė, duke pėrcaktuar kufijtė e operacioneve tė Bankės sė Shqipėrisė nė treg tė hapur, pėrqindjen e interesave pėr depozitat nė Bankėn e Shqipėrisė dhe pėr skontimet dhe huatė ose kreditė e Bankės sė Shqipėrisė, si dhe tė rezervave dhe nivelit tė rezervave tė detyrueshme qė bankat e nivelit tė dytė duhet tė mbajnė nė Bankėn e Shqipėrisė;
-
tė vendosė mbi regjimin dhe politikėn e kėmbimeve valutore tė Republikės sė Shqipėrisė, si dhe tė miratojė procedurat qė pėrdoren pėr pėrcaktimin e vlerės sė lekut nė raport me valutat e huaja;
-
tė miratojė tė gjitha vendimet, rregulloret dhe udhėzimet me zbatim tė pėrgjithshėm, qė nxirren nga Banka e Shqipėrisė;
-
tė miratojė tė gjitha raportet dhe rekomandimet qė Banka e Shqipėrisė i paraqet Kuvendit Popullor ose Kėshillit tė Ministrave;
-
tė pėrcaktojė vlerėn nominale, prerjet dhe konfigurimin e kartėmonedhave dhe monedhave, si dhe kushtet e tėrheqjes nga qarkullimi;
-
tė miratojė kreditė ose huatė e Bankės sė Shqipėrisė pėr Qeverinė e Republikės sė Shqipėrisė;
-
tė miratojė dhe revokojė dhėnien e miratimeve paraprake dhe tė licencave pėr ushtrimin e veprimtarisė bankare.
-
tė miratojė skontimin e instrumenteve me maturitet mbi tre muaj nga data e blerjes nga Banka e Shqipėrisė, nė zbatim tė nenit 32; me pėlqimin e tė paktėn tre tė pestave tė anėtarėve tė pranishėm tė miratojė ēdo kredi, hua apo detyrim tjetėr tė kushtėzuar tė Bankės sė Shqipėrisė pėr njė bankė nė zbatim tė nenit 16;
-
tė miratojė statutin dhe rregulloret e brendshme tė Bankės sė Shqipėrisė;
-
tė vendosė mbi politikat e administrimit nė pėrgjithėsi, si dhe tė pėrcaktojė mėnyrat ose procedurat e pėrdorimit tė mjeteve financiare pėr realizimin e veprimtarisė operative tė Bankės sė Shqipėrisė;
-
tė pėrcaktojė strukturėn organizative tė Bankės sė Shqipėrisė;
-
tė miratojė emėrimet e drejtuesve tė departamenteve nė Bankėn e Shqipėrisė, tė pėrcaktojė nė pėrgjithėsi kushtet e marrėdhėnieve tė punėsimit nė Bankėn e Shqipėrisė tė agjentėve dhe korrespondentėve tė Bankės sė Shqipėrisė;
-
tė vendosė pėr hapjen dhe mbylljen e filialeve, degėve ose agjencive tė Bankės sė Shqipėrisė;
-
tė vendosė mbi buxhetin e Bankės sė Shqipėrisė;
-
tė propozojė rritje tė kapitalit tė Bankės sė Shqipėrisė dhe tė vendosė mbi fondin e veēantė rezervė tė Bankės sė Shqipėrisė, tė vendosė mbi tė ardhurat neto tė Bankės sė Shqipėrisė, si dhe mbi masėn e tė ardhurave neto qė do tė transferohet nė rezervė;
-
tė miratojė raportet vjetore dhe raportet financiare tė Bankės sė Shqipėrisė;
-
tė pėrcaktojė letrat me vlerė tė borxhit qė do tė trajtohen si instrumente tė pėrshtatshme pėr investime nga Banka e Shqipėrisė;
-
tė vendosė mbi politikat dhe mėnyrėn e administrimit tė rezervės valutore.