logoal
 

GURI I THEMELIT - Banka Qendrore Europiane


Banka Qendrore Europiane (BQE) ėshtė "gardiani" i stabilitetit tė ēmimeve nė zonėn e euros. E krijuar nė 1 qershor 1998, ajo ėshtė njė nga bankat mė tė reja qendore tė botės. Megjithatė, ajo ka trashėguar besueshmėrinė dhe ekspertizėn e tė gjithė bankave qendrore tė zonės sė euros, tė cilat sė bashku me tė zbatojnė pėr kėtė zonė politikėn monetare tė orientuar nga stabiliteti.

Baza ligjore pėr Bankėn Qendrore Europiane dhe Sistemin Europian tė Bankave Qendrore (SEBQ) ėshtė Traktati themelues i Komunitetit Europian. Nė pėrputhje me kėtė Traktat, SEBQ ėshtė i pėrbėrė nga BQE dhe bankat qendrore kombėtare tė 15 shteteve anėtare tė BE-sė. Statutet e SEBQ dhe i BQE janė pjesė pėrbėrėse e protokollit tė Traktatit.

Drejtoria e pėrgjithėshme e BQE-sė me qendėr nė Frankfurt mbi Majn tė Gjermanisė, numėronte nė mars tė 2001 rreth 1000 punonjės. Kėta vijnė nga tė 15 vendet anėtare tė BE-sė, dhe punojnė nė bashkėpunim tė ngushtė me stafin e bankave qendrore kombėtare pėr tė pėrgatitur dhe zbatuar vendimet e organeve vendimmarrėse tė BQE-sė.

Organi mė i lartė vendimmarrės i BQE-sė ėshtė Kėshilli i Guvernatorėve. Ai pėrbėhet nga gjashtė anėtarėt e Bordit Ekzekutiv dhe nga 12 guvernatorėt e bankave qendrore kombėtare tė eurozonės. Presidenti i BQE-sė ėshtė edhe drejtuesi i Kėshillit tė Guvernatorėve dhe i Bordit Ekzekutiv.

Detyra kryesore e Kėshillit tė Guvernatorėve ėshtė tė hartojė politikėn monetare nė zonėn e euros. Nė mėnyrė specifike, ai ka fuqinė pėr tė vendosur normat e interesit me tė cilat bankat tregėtare mund tė pėrfitojnė likuiditet (para) nga bankat e tyre qendrore. Nė kėtė mėnyrė, Kėshilli i Guvernatorėve influencon indirekt mbi normat e interesit nė tė gjithė zonėn ekonomike tė euros, duke pėrfshirė si normat e interesit qė bankat tregėtare u ngarkojnė klientėve tė tyre pėr hua ashtu edhe ato qė kursimtarėt do tė pėrfitojnė pėr depozitat.

Bordi Ekzekutiv i BQE-sė pėrbėhet nga Presidenti, Zėvendėspresidenti dhe katėr anėtarė tė tjerė. Tė gjithė emėrohen me mirėkuptimin e pėrbashkėt tė drejtuesve tė shteteve ose qeverive tė 12 vendeve pjesėmarrėse tė eurozones.

Bordi Ekzekutiv ėshtė pėrgjegjės pėr zbatimin e politikės monetare qė hartohet nga Kėshilli i Guvernatorėve dhe u jep pėr kėtė qėllim instruksionet e nevojshme bankave qendrore kombėtare. Ai gjithashtu pėrgatit takimet e Kėshillit tė Guverntorėve dhe ėshtė pėrgjegjės pėr drejtimin e veprimtarisė sė pėrditshme tė BQE-sė.

Organi i tretė vendimmarrės i BQE-sė ėshtė Kėshilli i Pėrgjithshėm. Ai pėrfshin Presidentin e Zėvendėspresidentin e BQE-sė dhe guvernatorėt e 15 bankave qendrore kombėtare tė shteteve anėtare tė Bashkimit Europian. Kėshilli i Pėrgjithshėm jep kontributin e vet nė funksionet kėshillimore dhe bashkėrenduese tė BQE-sė, si dhe nė pėrgatitjet pėr njė zgjerim tė mundshėm tė zonės sė euros.

Njėsitė organizative tė BQE-sė janė tė grupuara nė Drejtori tė Pėrgjithshme, nė Drejtori dhe nė Divizione dhe varen pėrkatėsisht nga njė anėtar i veēantė i Bordit Ekzekutiv.

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.