logo_al
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT


Gjendja e sistemit bankar dhe sfidat nė tė ardhmen
Fjala e Zėvendėsguvernatorit tė Parė tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Fatos Ibrahimi, nė European Finance Convention, Tiranė, 14-15 shtator 2007


Data e publikimit 14.09.2007



Tė nderuar pjesėmarrės,

Do tė doja tė shprehja jo vetėm kėnaqėsinė time pėr pjesėmarrjen nė kėtė samit, por edhe tė paraqes disa nga zhvillimet kryesore qė kanė ndodhur nė njė nga fushat mė tė rėndėsishme tė ekonomisė shqiptare, nė sistemin bankar.

Nė kėtė diskutim do tė ndalem nė dy ēėshtje kryesore:

Sė pari, hapat kryesorė qė ka ndjekur reforma nė fushėn bankare, duke trajtuar problematikėn qė lidhet me bankat tregėtare si dhe zhvillimet financiare tė sistemit nė vitet e fundit.

Sė dyti, aspiratat e ekonomisė shqiptare pėr thithjen e investimeve tė huaja direkte, rėndėsia e tyre nė sistemin tonė financiar dhe implikimet e rritjes sė IHD-ve nė tė ardhmen.

1) Ecuria e sistemit bankar shqiptar.

Reforma nė fushėn bankare, ishte pjesė e reformave strukturore qė ndėrmorrėn autoritetet shqiptare pas vitit 1992 dhe qė synonin, krahas stabilizimit makroekonomik, transformimin e ekonomisė shqiptare nė njė ekonomi tregu, nėpėrmjet privatizimit tė ekonomisė, krijimit tė institucioneve financiare dhe institucioneve tė mbrojtjes sociale.

Me kalimin nė ekonominė e tregut, Shqipėria ka pėrjetuar njė proces tė vazhdueshėm tė konsolidimit tė sektorit bankar. Nė pjesėn mė tė madhe tė viteve '90, ky proces ishte relativisht i ngadaltė si pasojė e zhvillimeve nė tregjet financiare informate, tė cilat kishin infektuar zhvillimin ekonomik e financiar tė vendit. Pėrqindjet e larta tė interesit tė ofruara nga kėto tregje mbanin pezull efektivitetin e politikės monetare nė drejtimit tė normės sė interesit. Pėrveē kėsaj, probleme tė tjera si pėr shembull, pėrqendrimi i lartė i depozitave dhe kredive nė tre bankat shtetėrore, humbjet operacionale tė tyre si rezultat i rritjes sė portofolit tė kredive me probleme, tė favorizuara nga njė kuadėr rregullator i pazhvilluar dhe jokoherent i mbikėqyrjes, ishin bėrė pengesė pėr shtrirjen e reformave nė sektorin bankar.

Procesi i konsolidimit tė sistemit bankar qė mori hov pas kėsaj periudhe, karakterizohet nga reduktimi i peshės sė bankave shtetėrore, privatizimi gradual i tyre si dhe rritja e ndjeshme e numrit tė bankave private nga 4 qė operonin nė vitin 1997, nė 17 banka nė vitin 2006. Nė kėtė drejtim, banka qendrore ėshtė treguar tepėr e kujdesshme nė pėrzgjedhjen dhe licencimin e bankave private. Gjatė kėsaj periudhe u licencuan edhe tre banka me kapital tėrėsisht shqiptar.

Pavarėsisht nga shtimi i numrit tė bankave tregtare nė vend, zgjerimi i aktivitetit bankar deri nė vitin 2003 ka rezultuar i kujdesshėm duke iu pėrmbajtur zhvillimit ekonomik tė vendit. Gjatė periudhės 1998-2003, mjetet totale tė sektorit bankar janė rritur mesatarisht me 13 pėr qind nė vit, nė harmoni me rritjen e PBB-sė nominale gjatė kėsaj kohe. Megjithatė, nė tre vitet e fundit 2004-‘06 vihet re njė zgjerim akoma mė i vrullshėm i mjeteve bankare me 67 pėr qind, shifėr kjo 2-3 herė mė e lartė se rritja kumulative e PBB-sė nominale. Si rezultat i rritjes sė besimit nė sistemin bankar vendas, madhėsia e tij nė raport me PBB-nė nė vitin 2006 ėshtė ngritur nė nivelin prej 70 pėr qind, raport ky tashmė i krahasueshėm me ato tė vendeve tė Evropės Qendrore-lindore.

Njė situatė e kėnaqshme paraqitet edhe pėrsa i pėrket kredisė bankare ndaj sektorit privat dhe individėve. Norma e rritjes sė saj ka tejkaluar vazhdimisht ritmin e zgjerimit tė mjeteve bankare. Gjatė viteve tė fundit, kredia private ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm duke shėnuar njė rritje kumulative prej 175 pėr qind pėr periudhėn 2005-‘06, rritja mė e lartė nė rajon dhe nė vendet e Evropės Qendrore-lindore. Njė karakteristikė mbėshtetėse nė favor tė bankave kredituese tė huaja ėshtė zgjedhja e lirė e monedhės sė kreditimit, ku gati 3/4 e huasė totale janė dhėnė nė monedhė tė huaj.

Deri tani mund tė gjykojmė se oferta e kredisė ėshtė nė nivele prudente, pasi portofoli i kredive me probleme edhe pse ka pėsuar njė ngritje modeste nė 3.1 pėr qind tė kredisė bruto nė vitin 2006, flet pėr njė ekspozim tė kufizuar tė sektorit bankar ndaj rrezikut tė mospagesave nė kohė. Por, megjithė pėrmirėsimin e ndjeshėm tė cilėsisė sė aktiveve dhe ecurisė financiare tė bankave tregėtare, shtrirja e kredidhėnies ndaj sektorit privat dhe individėve mbetet akoma e ulėt nė raport me PBB-nė - rreth 21.3 pėr qind nė vitin 2006, krahasuar me 49 pėr qind nė Evropėn Qendrore-lindore - qė tregon pėr kapacitete tė tjera tė pashfrytėzuara tė shėrbimeve bankare nė ekonominė shqiptare.

2) Legjislacioni bankar.

Gjatė kėtyre viteve ėshtė punuar edhe pėr tė bėrė pėrmirėsimet nė legjislacionin pėr sistemin financiar. Kėto pėrmirėsime u diktuan nga nevoja e adoptimit tė direktivave evropiane nė kėtė fushė, si dhe tė parimeve tė Bazelit pėr njė mbikėqyrje efektive. Ky proces u finalizua me sukses me miratimin nga Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė tė ligjit nr. 9662 "Pėr bankat nė Republikėn e Shqipėrisė". Krahasuar me legjislacionin qė zėvendėsoi, ligji i ri ėshtė mė i plotė dhe mė i saktė nė disa elemente tė tij, duke futur koncepte tė reja nė pėrputhje me direktivėn evropiane 83/349 dhe direktiva tė tjera tė rėndėsishme. Ai parashikon ndryshime nė mėnyrėn e licencimit tė veprimtarive sipas nivelit tė kapitalit, nė mbikėqyrjen e konsoliduar etj.. Gjithashtu, "administrimi i rrezikut" qė mė parė trajtohej pėrmes disa rregulloreve, tashmė ėshtė pėrmbledhur nė njė kapitull tė veēantė tė kėtij ligji.

3) Investimet e huaja direkte dhe sistemi financiar shqiptar.

Investimet e huaja vlerėsohen shumė tė rėndėsishme pėr vendet nė zhvillim, pasi ato ndikojnė pozitivisht nė situatėn makroekonomike, teknologjike dhe institucionale tė vendeve pritėse. Pėrvoja e gjerė gjatė dekadave tė fundit tregon se prania e IHD financiare pėrmirėson shėndetin e sistemit financiar vendas, nėpėrmjet administrimit mė tė mirė tė rrezikut tė portofolit dhe alokimin mė eficient tė fondeve pėr kredi. Gjithashtu, sjellja e risive teknologjike nga IHD financiare ndikon nė rritjen e nivelit tė konkurrencės dhe tė eficiencės nė sistemin bankar, duke rritur numrin e produkteve dhe tė shėrbimeve tė tyre. Pėrveē kėtyre efekteve pozitive, prania e bankave tė huaja nė vend sjell pėrmirėsime edhe nė kuadrin institucional, duke nxitur aplikimin e standardeve ndėrkombėtare tė kontabilitetit, raportimit dhe kontrollit, gjė qė ndihmon jo vetėm nė vendimmarrjen e bankave tregtare, por edhe tė bankės qendrore.

Prandaj, IHD-tė pritet qė tė ndikojnė jo vetėm nė nxitjen e aktivitetit prodhues tė vendit, por nė tė njėjtėn kohė tė kenė efekte tė drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta edhe nė sistemin financiar shqiptar. Nė mėnyrė direkte, firmat e huaja prodhuese do tė kenė nevojė pėr transferta dhe shėrbime financiare (pagesa tė pagave nėpėrmjet rrjeteve ATM, POS) tė cilat do tė kryhen nga sistemi financiar vendas. Kompanitė ndėrkombėtare tė cilat investojnė nė vend do tė shfrytėzojnė burimet kredituese tė bankave vendase pėr tė shmangur rreziqet nga kursi i kėmbimit dhe normat e interesit.

Sistemi bankar shqiptar ka pasur zhvillime tė shumta lidhur me pronėsinė e tij. Qė prej krijimit tė tij, mbizotėrimi i bankave nė pronėsi tė Shtetit Shqiptar ka ardhur duke u zvogėluar dhe mjetet e bankave tė huaja sot pėrbėjnė mbi 90 pėr qind tė sistemit bankar.

Rritja e numrit tė bankave tė huaja nė sistem ėshtė favorizuar edhe nga fakti qė investime tė tilla nė Shqipėri nuk janė penalizuar; kriteret pėr tė hapur njė bankė janė tė ngjashme si pėr bankat e huaja, edhe pėr ato me kapital vendas.

Pronėsia aktuale ėshtė e larmishme dhe numėron investitorė tė huaj nga Austria, Italia, Greqia, SHBA, Turqia, Gjermania, Bullgaria, Malajzia e disa vende arabe. Bankat greke janė tė pranishme nė treg qė nga viti 1996, po kėshtu edhe investimi gjerman dhe italian. Ndėrkohė, prania e kėtij tė fundit ėshtė rritur rishtasi nė mėnyrė tė konsiderueshme, duke u bėrė njė nga aktorėt mė tė rėndėsishėm tė tregut. Investimet dominuese mund tė konsiderohen ato tė Austrisė, pronėsia e tė cilave ka ardhur si rezultat i pėrvetėsimit tė bankės mė tė madhe vendase me kapital shtetėror.

Prania e hershme e bankave tė huaja nė sistemin bankar shqiptar ka ndikuar nė ngritjen e njė sistemi bankar stabėl dhe rritjen e qėndrueshme tė tij. Pavarėsisht goditjeve tė pėsuara nė vitin 1997 apo krizės sė panikut tė vitit 2002, nė asnjė rast performanca e sistemit nuk ka qenė burim i krizės apo destabilitetit. Mė pėrpara, bankat e huaja janė treguar konservatore nė shtrirjen gjeografike tė aktivitetit tė tyre; por hyrja nė treg e Bankės Raiffeisen i ka shtyrė ato tė jenė mė aktive, ēka duket qartė nė shumėllojshmėrinė e produkteve tė ofruara nė treg, rritjen e agresivitetit nė kredidhėnie, si dhe nė ndjekjen e strategjive tė qarta pėr tė rritur ose ruajtur pjesėn e tyre tė tregut.

Sidoqoftė, pėrfitimet ekonomike nga prania e bankave tė huaja nuk kanė arritur ende nė masėn e duhur. Mbetet akoma larg asaj qė do tė dėshironim, cilėsia e informacionit si pėr publikun e gjerė, ashtu dhe pėr bankėn qendrore, ulja e kostos sė ndėrmjetėsimit, pėrmirėsimi i mėtejshėm i administrimit tė rrezikut, si dhe njėsimi i sistemeve tė kontabilitetit dhe raportimit financiar.

Tani, le tė ndalemi shkurtimisht nė marrėdhėnien e mundshme financiare midis sistemit bankar shqiptar dhe fluksit tė investimeve tė huaja prodhuese. Sigurisht qė, ndikimi pozitiv nė rritjen ekonomike qė kanė investimet e huaja direkte varet shumė nga rrethanat nė vendet pritėse tė tyre. Kjo kėrkon si parakusht tė rėndėsishėm njė shkallė tė konsiderueshme tė zhvillimit tė sistemit financiar. Njė sistem financiar i zhvilluar pėrmirėson eficiencėn e alokimit tė burimeve dhe nė kėtė kontekst, pėrmirėson mė tej kapacitetin absorbues tė vendit ndaj hyrjes sė IHD-ve.

Hyrja e investitorėve tė huaj do tė drejtojė pėrqendrimin e segmenteve tė tregut drejt bizneseve tė mėdha. Impakti i tyre sė bashku me aftėsinė kredituese tė tregut tonė bankar, mendohet tė jetė prova vendimtare pėr suksesin e tyre nė Shqipėri.

Konkretisht, rrethanat nė Shqipėri janė tė tilla qė tregu ka shpėrndarje jo normale tė totalit tė mjeteve midis bankave. Po pėrmendim bankat sepse sistemi financiar, pėr nga totali i mjeteve zotėrohet nė mbi 90 pėr qind nga sistemi bankar. Institucionet e tjera financiare jo bankare luajnė njė rol shumė mė tė vogėl se bankat tregtare. Pėrsa i pėrket kėtyre tė fundit, nė treg gjenden emra kontribuesish (bankash) cilėsorė. Prania e tyre, nė realitet, shėrben si njė faktor tėrheqės nė favor tė thithjes sė IHD-ve.

Por nga ana tjetėr, pėrqendrimi i aseteve dhe kredive bankare nė pak banka tregėtare mbart rreziqet qė tė krijojė njė situatė oligopolistike, ku pak lojtarė kanė nė dorė kushtet pėr kredi tė reja. Kjo do tė vinte nė vėshtirėsi dhe do tė rriste koston e investimeve qofshin kėto nė sektorin publik, privat apo atė familjar. Pavarėsisht se deri nė kėto momente nuk janė vėrejtur fenomene tė manipulimit tė ēmimeve dhe ushtrimit tė pozitave dominuese nė treg, e vlerėsoj tė nevojshme nxitjen e njė procesi gjallėrimi tė elementeve tė tregut financiar, nė pėrgjithėsi. Ky treg ka nevojė pėr angazhimin real nė ndėrmjetėsimin eficient tė burimeve financiare nė tė gjitha segmentet e tij. Institucionet financiare jo banka duhet tė bėhen mė aktive, duke zgjeruar aktivitetin nė segmentet e tregut nė tė cilat ato operojnė. Nė lidhje me sistemin bankar, Banka e Shqipėrisė e vlerėson shumė tė rėndėsishėm rigjallėrimin e disa institucioneve, aktiviteti i tė cilave pėrbėn njė pjesė tė vogėl tė tregur bankar. Kėto institucione duhet tė bėhen mė aktive, duke marrė mė shumė pėrgjegjėsi nė pėrputhje me planet e tyre tė biznesit, tė gjejnė forma tė reja organizimi e bashkėpunimi ndėrmjet tyre, pėr tė rritur konkurrencėn dhe tė sigurojnė njė rishpėrndarje mė tė drejtė tė aktivitetit bankar nė tregun tonė.

4) Sfidat e sistemit nė tė ardhmen.

Disa sektorė tė ekonomisė si bujqėsia, ende vazhdojnė tė kreditohen pak ose aspak. Kontributi i kreditit bankar nė investime prodhuese ėshtė ende i ulėt dhe pėr mė tepėr, duke konsideruar peshėn e lartė qė zė kredia nė mbėshtetje tė aktivitetit tregtar, mund tė dilet nė konkluzionin se pjesa mė e madhe e kredisė shkon pėr financimin e importeve. Po kėshtu, shkalla e pėrdorimit tė sistemit bankar nuk ėshtė nė parametrat qė pėrcaktohen nga objektivat pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Pėr mė tepėr, shkalla e pėrdorimit tė cash-it nė ekonomi ėshtė tepėr e lartė. Sė bashku, kėto fenomene nxisin informalitetin dhe reduktojnė eficiencėn e politikės monetare. Ėshtė detyrė dhe pėrgjegjėsi e sistemit financiar qė nė bashkėpunim me Bankėn e Shqipėrisė dhe me autoritetet e tjera shtetėrore, tė bėjė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė mundėsuar zgjidhjen e kėtyre problemeve.

Nė pėrfundim do tė thosha se:
Si rezultat i reformave tė ndėrmarra, sistemi bankar shqiptar, si pjesa mė dinamike e sistemit financiar ka shėnuar progres tė vazhdueshėm gjatė viteve tė fundit. Ky progres ėshtė fryt i vizionit tė qartė dhe seriozitetit me tė cilin e kanė trajtuar autoritetet shqiptare reformimin e sektorit bankar, bashkėpunimit tė frytshėm qė kanė patur kėto autoritete me institucionet financiare ndėrkombėtare si FMN e BB pėr hartimin e strategjive afatmesme e mė tej, pėr zhvillimin e kėtij sektori si njė sektor jetik i ekonomisė sė tregut, si dhe i sfidave tė shumta me tė cilat ai ėshtė ndeshur gjatė kėtyre viteve.

Sistemi bankar shqiptar paraqitet i sigurtė, i shėndoshė, nė njė proces reformimi e konsolidimi tė vazhdueshėm duke kaluar nė njė fazė cilėsisht tė re, e cila do t'i ofrojė biznesit dhe klientelės sė bankave njė shėrbim bankar modern, qė synon arritjen e niveleve dhe standardeve tė bankave perėndimore.

Gjithashtu, nė lidhje me aspiratat e ekonomisė shqiptare dhe strategjitė pėr hapjen e mėtejshme tė saj ndaj investitorėve tė huaj, gjykojmė se kėto ndėrmarrje do tė kenė njė ndikim pozitiv nė fushėn makroekonomike, teknologjike dhe institucionale tė vendit.

Shkalla e zhvillimit tė sistemit bankar dhe flukset e IHD-ve nė ekonomi janė faktorė qė ndikojnė njėri-tjetrin nė mėnyrė tė dyanshme. Kėshtu, nė qoftė se Shqipėria arrin tė tėrheqė flukse tė qėndrueshme dhe afatgjata IHD nė vitet e mėvonshme, kjo do tė ndikojė edhe nė zhvillimin e mėtejshėm tė sistemit financiar, duke rritur kėrkesėn pėr produkte bankare si nga firmat e huaja, ashtu edhe nga ato vendase.

 

 

back
Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.