logo_al
   
 

Historik i shkurtėr i Bankės

Historia e Bankės sė Shqipėrisė dhe e sistemit monetar e tė kreditit nė Shqipėri ėshtė historia e pėrpjekjeve qė i paraprijnė krijimit tė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė (1925-1944), kalimit nė Bankėn e Shtetit Shqiptar (1944-1992), pėr tė pėrfunduar nė vitin 1992 me Bankėn e Shqipėrisė, e cila sot gėzon atributet e njė banke qendrore moderne.

Pėr herė tė parė Shqipėria pati njė institucion tė bankės qendrore nė vitin 1913. Ajo u krijua si rezultat i marrėveshjes sė Qeverisė sė Ismail Qemalit, me Karol Pitner e Oskar Pollak, pėrfaqėsues tė Wienner Bank Verein qė vepronte nė emėr tė grupit bankar austro-hungarez si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher pėrfaqėsues tė Banca Commerciale Italiana, qė vepronte nė emėr tė grupit bankar italian. Ky institucion nuk jetoi gjatė pėr vetė kushtet politike tė kohės dhe pėr shkak tė fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore.

Nė vitin 1925, ajo e rifilloi veprimtarinė e saj me emrin Banka Kombėtare e Shqipėrisė, me qendėr administrative nė Durrės dhe me Komitetin Administrativ nė Romė. Ringritja e bankės u bė realitet si rezultat i marrėveshjes sė pėrfunduar nga Mufid Libohova nė emėr tė Qeverisė Shqiptare dhe Mario Albertit nė emėr tė njė grupi financiar italian.

Nė shkurt tė vitit 1926, u bė edhe qarkullimi i monedhės sė parė kombėtare shqiptare. Si njėsi monetare zyrtare u caktua frangu ar. Monedha jonė kishte nėnfishat (leku, qindarka 1 franga ar ishte baraz me 5 lek dhe 100 qindarka)dhe shumėfishat e saj (5, 20 dhe 100 franga ar).

Gjatė kėsaj periudhe, Banka Kombėtare e Shqipėrisė zbatoi standardin e arit qė nėnkuptonte se kartėmonedhat kthehen nė ar dhe nė valuta tė huaja tė forta nė dollar, nė lira, nė stėrlina, etj..Pėrveē funksionit emetues, kjo bankė kryente edhe funksione kredituese, ku gjatė njė periudhė 10-vjeēare veproi nė kushte monopoli, ndėrsa nga viti 1938 u gjend nė konkurrencė me Bankėn e Napolit dhe me Bankėn Kombėtare tė Punės.

Nė vitin 1945, Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacional-Ēlirimtar miratoi ligjin mbi anulimin e konvencionit tė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė dhe tė aksioneve tė saj, i cili i hapi rrugė shtetėzimit tė Bankės. Nė 3 janar 1945, u miratua edhe ligji organik i Bankės sė Shtetit Shqiptar, me atributet e njė banke qendrore dhe ato tė njė banke tregtare njėkohėsisht. Pas luftės sė dytė botėrore deri nė vitin 1990, Banka e Shtetit Shqiptar mbėshteti programin e zhvillimit tė ekonomisė socialiste, karakteristikė e sė cilės ishte centralizimi i skajshėm e kėtij sistemi nė duart e shtetit.

Nė fund tė vitit 1990, ndėrrimi i sistemit politik nė Shqipėri do tė pasqyronte ndryshime thelbėsore, duke bėrė qė ekonomia tė hynte nė njė fazė transformimi nga njė ekonomi shtetėrore nė njė ekonomi tregu tė lirė, transformim ky qė do ti jepte jetė sistemit bankar dynivelėsh nė Shqipėri. Pėr rrjedhim, nė 22 prill 1992, u krijua Banka e Shqipėrisė nėpėrmjet miratimit tė ligjit nr. 7559, “Pėr Bankėn e Shqipėrisė”, i cili u rishikua mė vonė sipas modeleve tė vendeve perėndimore e rekomandimeve tė organizmave ndėrkombėtare.

Banka e Shqipėrisė ėshtė banka qendrore e Republikės sė Shqipėrisė. Zhvillimet ekonomiko-politiko-shoqėrore qė prej krijimit e deri mė sot, i kanė shtuar e zgjeruar funksionet e Bankės sė Shqipėrisė.

Statusi i Bankės sė Shqipėrisė sanksionohet nė nenin 161 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė dhe ligjin nr. 8269, datė 27.12.1997 "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", i cili pėrcakton objektivat, detyrat, marrėdhėniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronėsinė mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpėrndarjen e fitimit.

Banka e Shqipėrisė ėshtė bankė me kapital tėrėsisht shtetėror dhe pėrgjigjet pėrpara Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė. Ajo drejtohet nga Kėshilli Mbikėqyrės, i cili pėrbėhet nga 9 anėtarė, tė cilėt zgjidhen nga ana e Kuvendit tė Shqipėrisė pėr njė periudhė 7-vjeēare, me tė drejtė rizgjedhjeje.

Kėshilli Mbikėqyrės kryesohet nga Guvernatori, i cili vepron edhe si Drejtor i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i Bankės sė Shqipėrisė, i ngarkuar pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme tė saj. Me vendim tė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, nr. 152, datė 28.10.2004, z. Ardian Fullani ėshtė Guvernatori aktual i Bankės sė Shqipėrisė.

Brenda kompetencave tė pėrcaktuara me ligj, Banka e Shqipėrisė ėshtė e pavarur nga ēdo pushtet tjetėr pėr realizimin e objektivit kryesor tė veprimtarisė sė saj, si dhe nė ushtrimin e detyrave tė ngarkuara. Ēdo subjekt ėshtė i detyruar tė respektojė pavarėsinė e Bankės sė Shqipėrisė, tė mos kėrkojė tė influencojė te ndonjė anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės pėr tė cėnuar detyrimet e tij ndaj Bankės sė Shqipėrisė, si dhe tė mos ndėrhyjė nė veprimtaritė e Bankės sė Shqipėrisė.

Nė cilėsinė e autoritetit monetar e mbikėqyrės tė vendit, Banka e Shqipėrisė gėzon funksionet e mėposhtme:


Banka e Shqipėrisė e ka qendrėn nė Tiranė. Ajo ka 5 degė nė rrethet Shkodėr, Elbasan, Gjirokastėr, Korēė, Lushnjė.

 

Informacion mė i gjerė

Dokumente strategjike

Pėr mė shumė ...

Pėr mė shumė:

 

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.