logoal
11 Mars 2010 separator 07:01
Faqja Kryesore  »  Rreth Bankės  »  Tė Pėrgjithshme
 

Informacion i pėrgjithshėm

 

Banka e Shqipėrisė ėshtė banka qendrore e Republikės sė Shqipėrisė. Ky status sanksionohet nė nenin 161 tė Kushtetutės dhe me ligjin nr. 8269, datė 27.12.1997 "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", i cili pėrcakton objektivat, detyrat, marrėdhėniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronėsinė mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpėrndarjen e fitimit.

Banka e Shqipėrisė u krijua gjatė procesit tė tranzicionit me kalimin nė sistemin bankar dynivelor dhe me krijimin e hapėsirės sė nevojshme ligjore pėr njė bankė qendrore, e cila u zyrtarizua me miratimin e ligjit nr. 7559 "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", datė 22 prill 1992. Rishikimet e mėvonshme qė iu bėnė kėtij ligji u hartuan sipas modeleve tė vendeve perėndimore e rekomandimeve tė organizmave ndėrkombėtarė.

Banka e Shqipėrisė ėshte bankė me kapital tėrėsisht shtetėror dhe pėrgjigjet pėrpara Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė. Ajo mban, nė pėrputhje me ligjin " Pėr kontabilitetin" dhe standardet ndėrkombėtare, llogari e regjistra, qė nė ēdo kohė duhet tė pasqyrojnė nė mėnyrė tė saktė gjendjen financiare tė Bankės sė Shqipėrisė.

Nė cilėsinė e autoritetit monetar e mbikėqyrės tė vendit, Banka e Shqipėrisė gėzon tė gjitha funksionet e mirėfillta tė njė banke qendrore klasike:


Banka e Shqipėrisė drejtohet nga Kėshilli Mbikėqyrės, i cili kryesohet nga Guvernatori. Brenda kompetencave tė pėrcaktuara me ligj, ajo ėshtė e pavarur nga ēdo pushtet tjetėr pėr realizimin e objektivit kryesor tė veprimtarisė sė saj, si dhe nė ushtrimin e detyrave tė ngarkuara. Ēdo subjekt ėshtė i detyruar tė respektojė pavarėsinė e Bankės sė Shqipėrisė, tė mos kėrkojė tė influencojė te ndonjė anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės pėr tė cėnuar detyrimet e tij ndaj Bankės sė Shqipėrisė, si dhe tė mos ndėrhyjė nė veprimtaritė e Bankės sė Shqipėrisė.

Banka e Shqipėrisė e ka qendrėn nė Tiranė. Ajo ka 5 degė nė rrethet Shkodėr, Elbasan, Gjirokastėr, Korēė, Lushnjė.

NĖ FOKUS

Informacion mė i gjerė

Dokumente strategjike

Pėr mė shumė ...

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.