logo_al
   
 

Informacion pėr Bashkimin Europian


"Nga Shuman tek Euro, ky ėshtė Bashkimi Europian "

Fillimi i procesit tė integrimit europian e ka zanafillėn e vet nė 9 maj tė vitit 1950, kur Ministri i Jashtėm francez, Robert Shuman, paraqiti propozimin e tij pėr krijimin e njė bashkėsie e cila do tė qėndronte mbi kombet e ndryshme, njė Europė tė organizuar, tė domosdoshme pėr ruajtjen e marrėdhėnieve paqėsore mes shteteve anėtare tė saj. Propozimi i njohur si “Deklarata Shuman” konsiderohet si hapi i parė drejt integrimit europian dhe 9 maji ėshtė deklaruar si festa e Europės.

Pak histori …

Nė 9 maj tė vitit 1950 lindi Europa komunitare, pikėrisht atėhere kur kėrcėnimi i fillimit tė njė lufte tė re botėrore kishte pushtuar mbarė Europėn. Atė ditė, nė Paris, pėrfaqėsues tė shtypit ishin mbledhur nė orėn gjashtė tė pasdites nė Quai d’Orsay, selia e Ministrisė sė Jashtme, pėr njė komunikim tepėr tė rėndėsishėm.

Rrjeshtat e parė tė deklaratės sė 9 majit 1950, tė pėrgatitur nga Robert Shuman, ministri francez i Punėve tė Jashtme, nė bashkėpunim me mikun dhe kėshilltarin e tij Monet, tė krijojnė njė ide tė qėllimeve ambicioze tė kėtij propozimi. “Paqja botėrore nuk mund tė ruhet pa iniciativa krijuese qė qėndrojnė nė nivelin e rreziqeve qė na kėrcėnojnė”. “Duke bashkuar tė tilla produkte bazė dhe duke ndėrtuar njė Autoritet tė Lartė, vendimet e tė cilit do tė jenė tė detyrueshme pėr Francėn dhe Gjermaninė si dhe pėr vendet e tjera qė do tė aderojnė, do tė realizohen themelet konkrete tė njė federate europiane tė domosdoshme pėr ruajtjen e paqes nė kontinentin tonė”.

Me kėtė propozim, zė fill krijimi i njė institucioni europian, qė tė qėndronte mbi shtetet, tė cilit do t’i besoheshin menaxhimi i ēėshtjeve parėsore qė nė atė periudhė ishin nė qendėr tė vėmendjes sė ēfarėdo fuqie ushtarake: qymyri dhe ēeliku.

Lindja e KEQĒ

Pas fjalimit tė rėndėsishėm tė Shumanit tė 9 majit 1950, brenda pak kohėsh nisėn punimet pėrgatitore pėr krijimin e njė bashkėsie mbishtetėrore nė fushėn e qymyrit dhe tė ēelikut. Nė kėtė vazhdė, pikėrisht nė 18 prill tė vitit 1951, nė Paris u firmos Traktati i Komunitetit Europian pėr Qymyrin dhe Ēelikun (KEQĒ) Nė kėtė traktat aderuan gjashtė vende: Belgjika, Franca, Gjermania, Hollanda, Italia dhe Luksemburgu.

KEE dhe Euratom

Menjėherė pas krijimit tė KEQĒ procesi i integrimit europian vijoi me ngritjen e institucioneve tė tjera. Pas pėrpjekjeve tė pasuksesshme pėr krijimin e KEM (Komuniteti Europian i Mbrojtjes), pėrpjekje kėto ndoshta tepėr ambicioze – duke patur parasysh periudhėn historike – u vendos qė tė veprohej shkallė-shkallė. Mbėrrijmė kėshtu nė vitin 1955, kur me Konferencėn e Mesinės marrin udhė negociatat pėr krijimin e dy komuniteteve tė reja europiane: Komuniteti Ekonomik Europian, i themeluar nė 25 mars 1957 nė Romė me traktatin e njohur si Traktati i Romes dhe Komuniteti Europian pėr Energjinė Atomike, i njohur si Euratom (KEEA). Shtetet qė nėnshkruan kėto dy traktate tė reja ishin tė njėjtėt: Belgjika, Franca, Gjermania, Hollanda, Italia dhe Luksemburgu. Pika mė e rėndėsishme e Traktatit KEE ishte krijimi gradual i Tregut tė Pėrbashkėt Europian si dhe krijimi i njė Politike Agrare tė Pėrbashkėt.

Traktati i Brukselit

Me krijimin e dy traktateve tė mėsipėrme, u vu re njė “grumbull” institucionesh, pasi ēdo komunitet kishte 4 institucione tė veēanta, katėr pėr KEE dhe po aq pėr KEEA dhe KEQĒ. Nisėn kėshtu, jo pa probleme, bisedimet pėr bashkimin e institucionevetė kėtyre tre komuniteteve. Problemet lidheshin me nevojat e ndryshme tė shteteve anėtare pėr t’i dhėnė pushtet secilit prej institucioneve.

Nė 8 prill 1965 u firmos njė traktat i rėndėsishėm, Traktati i Brukselit, i cili vendosi krijimin e njė Kėshilli tė vetėm si dhe tė njė Komisioni tė vetėm pėr tė tre komunitetet europiane.

Vitet ‘80

Vitet ’80 njihen nė historinė ė Europės si vite tė “qeta”.
Greqia bėhet pjesė e Komunitetit Europian nė vitin 1981 dhe menjėherė nis tė kėrkojė financime. Anglezėt, nga ana e tyre, kėrkojnė njė riekuilibrim tė dhėnie-marrjes nė sistemin e kontributeve e financimeve europiane (pasi Britania e Madhe derdhte mė shumė kontribute, por pėrfitonte shumė pak financime). Me krijimin e Kėshillit Europian nė Fontenblņ (Francė), nė vitin 1984, arrihet nė zgjidhjen e problemit britanik, duke pėrcaktuar se ēdo vit nė bilancin komunitar, do tė ngrihej njė shifėr e pėrcaktuar nė favor tė Britanisė sė Madhe.

Por, vitet ’80 janė dhe vite tė rinisjes sė procesit tė integrimit europian. Nė vitin 1986 bashkohen me komunitetet Spanja dhe Portugalia, dhe menjėherė pas tyre firmosen marrėveshje tė rėndėsishme pėr realizimin e akteve komunitare.

Nė vitin 1986, nė Luksemburg u nėnshkrua Akti Unik Europian, njė traktat i rėndėsishėm qė shėnoi njė hap themelor pėrpara nė procesin e integrimit europian e mbi tė gjitha, vendosi bazat pėr njė bashkėpunim mes vendeve anėtare nė fushėn e politikės sė jashtme.

Europa e pesėmbėdhjetėshes

Nė 1 Janar 1995, tre vende tė reja bashkohen me BE-nė: Austria, Finlanda dhe Suedia, tė cilat do tė pasurojnė Bashkimin me veēoritė e tyre dhe do tė hapin dimensione tė reja nė zemėr tė Europės qendore dhe asaj veriore. Dy sfida tė mėdha paraqiten sot pėrballė Bashkimit tė tė Pesėmbėdhjetėve:

- zgjerimi me dhjetė vendet e Europės qendrore dhe lindore, dhe Qipron, me tė cilat Kėshilli Europian ka vendosur pėr fillimin e nogociatave tė anėtarėsimit qė nė pranverėn e vitit 1998;
- shfrytėzimi i dinamikės sė Bashkimit monetar, i cili mbi bazėn e kalimit nė Euro, duhej t’u sigurojė ekonomive tė vendeve anėtare njė konvergjencė mė tė mirė dhe kushte pėr njė rritje tė qendrueshme.

Falė gjithė procesit tė integrimit europian, pas shumė viteve tė lodhshme, u arrit krijimi i konceptit tė Bashkimit Europian. Njė Bashkim, i cili ka ende shumė rrugė pėr tė bėrė nė drejtim tė afirmimit tė tij nė skenat ndėrkombėtare. Bashkimi Europian ėshtė sot njė shtet i madh me 370 milionė banorė, i pėrbėrė nga 15 shtete anėtare. Ai ka simbolet e veta: flamurin dhe himnin e tij. Rruga e tij drejt forcimit tė objektivave tė arritura dhe arritjes sė objektivave tė reja, ėshtė ende e gjatė, veēanėrisht pas hyrjes nė qarkullim qė nga janari i vitit 2002 i Euros, monedhės sė pėrbashkėt tė mė shume se 300 milionė qytetarėve.

Flamuri i Bashkimit Europian paraqet njė fushė blu, nė tė cilėn janė vendosur 12 yje nė formė rrethore, nė mėnyrė tė tillė qė njė nga cepat sheh lart dhe dy tė tjerat mbėshteten drejt mbi njė vijė tė drejtė imagjinare perpendikulare me shkopin e flamurit. Yjet janė vendosur nė mėnyrė tė njėjtė me orėt nė fushėn e njė sahati dhe numri i tyre ėshtė i pandryshueshėm.

Pėrdorimi i flamurit europian nga palėt e treta nuk duhet tė krijojė konfuzion mes pėrdoruesit dhe Bashkimit Europian apo Kėshillit tė Europės e as tė lidhet me objektiva apo veprimtari qė janė nė kundėrshtim me parimet dhe qėllimet e Bashkimit Europian dhe Kėshillit tė Europės.

Himni europian (“Himn pėr gėzimin”) ėshtė njė pėrshtatje e lėvizjeve tė fundit tė Simfonisė sė Nėntė tė Bet’hovenit, realizuar nga Herbert von Karajan, sipas kėrkesės sė Kėshillit Europian nė tre versione instrumentale: pėr piano solo, flaut dhe orkestėr simfonike. Versioni zyrtar i tij, i cili ėshtė pėrdorur nga Kėshilli Europian nė vitin 1972 dhe nga Bashkimi Europian qė nga viti 1986, ėshtė regjistruar nė Lisbonė nė vitin 1994.

 

Vendet anėtare ne Bashkimin Europian

  • Austria, ka aderuar nė BE nė janar tė vitit 1995;
  • Belgjika, ka pasur gjithnjė njė rol parėsor nė skenėn europiane. Ajo ėshtė njė nga vendet themeluese tė Komunitetit Europian;.
  • Britania e Madhe, ėshtė bashkuar me BE sė bashku me Danimarkėn dhe Irlandėn nė janar tė vitit 1973. Ka pasur gjithnjė sjellje skeptike ndaj integrimit europian dhe veēanėrisht ndaj monedhės sė re. Nuk bėn pjesė nė Eurozonė
  • Danimarka, ka aderuar nė BE njėkohėsisht me Britaninė e Madhe dhe Irlandėn nė janar tė vitit 1973. Sė bashku me Britaninė, ėshtė njė nga shtetet mė skeptike lidhur me potencialitetin e integrimit europian. Nuk bėn pjesė nė 12 vendet e Eurozonės
  • Finlanda, ka hyrė nė BE sė bashku me Austrinė dhe Suedinė nė janar tė vitit 1995. Afėrsia me BRSS-nė e ka mbajtur pėr shumė vite veēmas pjesės tjetėr tė Europės, por menjėherė pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik kėrkoi tė bėhej pjesė e BE-sė. Bėn pjesė nė Eurozonė
  • Franca, ėshtė njė nga gjashtė vendet themeluese tė KE-sė. Bėn pjesė nė Eurozonė
  • Gjermania, ėshtė njė nga gjashtė vendet themeluese tė KE-sė. Duke qenė vendi me ekonomi mė tė fortė brenda Komunitetit, ka luajtur gjithnjė njė rol tė rėndėsishėm nė vendimmarrje. Bėn pjesė nė Eurozonė
  • Greqia, ėshtė bashkuar me KE nė janar tė vitit 1981. Ėshtė njė nga vendet mė tė varfėra tė Bashkimit dhe pėr kėtė ka pėrfituar njė numėr tė konsiderueshėm ndihmash ekonomike nga vetė Komuniteti. Bėn pjesė nė Eurozonė
  • Hollanda, ėshtė njė nga gjashtė vendet themeluese tė KE-sė. Dy nga traktatet mė tė rėndėsishme tė historisė sė integrimit europian janė nėnshkruar nė territorin hollandez: Traktati i Mastrihtit dhe ai i Amsterdamit. Bėn pjesė nė Eurozonė
  • Irlanda, ėshtė bėrė pjesė e KE-sė nė janar tė vitit 1973. Ajo ėshtė njė vend neutral, ndaj refuzon pjesėmarrjen nė mbrojtjen e pėrbashkėt europiane. Bėn pjesė nė Eurozonė
  • Italia, ėshtė njė nga gjashtė vendet themeluese tė BE-sė. Bėn pjesė nė Eurozonė
  • Luksemburgu, ėshtė shteti mė i vogėl i KE-sė, por ėshtė njėkohėsisht edhe njė nga shtetet qė kanė themeluar kėtė Komunitet. Ai ėshtė qė nga fillimet e tij njė nga mbeshtetėsit e zjarrtė tė integrimit europian. Bėn pjesė nė Eurozonė
  • Portugalia, sė bashku me Spanjėn ėshtė pranuar nė BE nė vitin 1986. Sė bashku me Greqinė ėshtė njė nga vendet mė tė varfėra tė BE-sė dhe pėrfiton ndihma tė shumta europiane. Bėn pjesė nė Eurozonė
  • Spanja, ka hyrė nė KE nė vitin 1986, pas njė periudhe izolimi tė gjatė nė nivel ndėrkombėtar. Bėn pjesė nė Eurozonė.
  • Suedia, ėshtė bashkuar me KE njėkohėsisht me Austrinė dhe Finlandėn, nė janar tė vitit 1995. Nuk bėn pjesė nė Eurozonė.
  • Republika Ceke aderoi nė BE nė 1 maj 2004.
  • Estonia aderoi nė BE nė 1 maj 2004
  • Qipro aderoi nė BE nė 1 maj 2004
  • Letonia aderoi nė BE nė 1 maj 2004
  • Lituania aderoi nė BE nė 1 maj 2004
  • Hungaria aderoi nė BE nė 1 maj 2004
  • Malta aderoi nė BE nė 1 maj 2004
  • Polonia aderoi nė BE nė 1 maj 2004
  • Sllovenia aderoi nė BE nė 1 maj 2004 dhe hyri nė Eurozonė nė 1 janar 2007.
  • Sllovakia aderoi nė BE nė 1 maj 2004
  • Bullgaria aderoi nė BE nė 1 janar 2007
  • Rumania aderoi nė BE nė 1 janar 2007

 

 

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.