logoal
 

Institucionet e Bashkimit Europian

Kėshilli Europian

Kėshilli Evropian nėnkupton takimet e rregullta tė krerėve tė shteteve ose qeverisė sė Shteteve Anėtare tė Bashkimit Evropian. Kėshilli Evropian u mblodh pėr herė tė parė nė 1975 (nė Dublin 10-11 mars). Pėrpara kėsaj kohe, nga 1961-1974, ka ekzistuar praktika e konferencave Evropiane tė nivelit tė lartė.

Ekzistenca e Kėshillit Evropian u njoh ligjėrisht nė Aktin Unik Evropian, ndėrsa statusi zyrtar iu dha nė Traktatin e Bashkimit Evropian. Kėshilli Evropian mblidhet tė paktėn dy herė nė vit dhe Presidenti i Komisionit Evropian merr pjesė si anėtar me tė drejta tė plota. Qėllimet e tij janė t'i japė Bashkimit Evropian nxitjen qė duhet pėr tė zhvilluar mė tej dhe pėr tė pėrcaktuar udhėzimet e pėrgjithshme tė politikės.


Parlamenti Europian

Parlamenti Evropian ėshtė asambleja e pėrfaqėsuesve e qytetarėve tė Bashkimit Evropian. Qė prej vitit 1979 zgjedhjet parlamentare janė bėrė me votim tė drejtpėrdrejtė, tė shpėrndarė ndėrmjet Shteteve Anėtare sipas popullsisė sė tyre.

Parlamenti Evropian ushtron kėto funksione themelore:

  • merr nė konsideratė propozimet e Komisionit dhe bashkė me Kėshillin merr pjesė nė procesin ligjvėnės nė disa raste si bashkė-ligjvėnės me anė tė procedurave tė ndryshme (procedura e vendimmarrjes sė pėrbashkėt, e bashkėpunimit, dhe e pėlqimit);
  • kontrollon veprimtaritė e Bashkimit Evropian aprovimit tė emėrimit tė Komisionit (dhe ushtrimit tė mocioneve tė mosbesimit) si dhe me anė tė pyetjeve me shkrim dhe me gojė qė mund t'i parashtrojė Komisionit dhe Kėshillit;
  • ndan kompetencat me Kėshillin nė votimin e buxhetit vjetor, duke e miratuar ose rrėzuar buxhetin nė tėrėsi dhe mbikėqyrur zbatimin e tij;
  • emėron Avokatin e Popullit (Ombudsmanin) i cili ėshtė i autorizuar pėr tė marrė ankesa nga qytetarėt e Bashkimit Evropian nė lidhje me keqadministrimin nė veprimtaritė e institucioneve dhe organeve komunitare.

Traktati i Nisės, i cili hyri nė fuqi nė 1 shkurt 2003, rriti rolin e Parlamentit si ligjvėnės duke e shtrirė procedurėn e vendimmarrjes sė pėrbashkėt dhe i dha Parlamentit Evropian tė drejtėn pėr tė ngritur padi para Gjykatės sė Drejtėsisė tė Bashkimit Evropian me tė njėjtat kushte si institucionet e tjera.

Parlamenti Evropian pėrbėhet nga 785 deputetė, tė zgjedhur me votim tė drejtpėrdrejtė nga qytetarėt e shteteve anėtare, njė herė nė pesė vjet. Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij nė Francė, Belgjikė dhe Luksemburg. Sesionet plenare mujore zhvillohen nė Strasburg (selia e Parlamentit Evropian). Takimet e komiteteve parlamentare dhe ēdo takim plenar shtesė zhvillohet nė Bruksel, ndėrsa Luksemburgu ėshtė qendra e administratės sė Parlamentit (Sekretariati i Pėrgjithshėm).

Kėshilli i Bashkimit Europian

Kėshilli i Bashkimit Evropian ėshtė institucioni kryesor vendimmarrės i Bashkimit. Pėrbėhet nga ministrat e 27 Shteteve Anėtare. Ēdo Shtet Anėtar mban drejtimin e Kėshillit pėr njė periudhė 6 mujore. Secili prej ministrave nė Kėshill ka plotfuqishmėri. Kjo do tė thotė se, deklarimet dhe veprimet e tij janė plotėsisht tė afta pėr tė angazhuar qeverinė qe ai pėrfaqėson. Anėtarėt e Kėshillit janė pėrgjegjės ndaj parlamenteve tė vendeve tė tyre si dhe ndaj qytetareve qė kėta pėrfaqėsojnė, duke siguruar kėshtu legjitimitetin e vendimeve tė Kėshillit.

Kėshilli ushtron kėto funksione themelore:

  • Miraton normat komunitare nė bashkėpunim me Parlamentin Evropian.
  • Koordinon politikat e pėrgjithshme ekonomike tė shteteve anėtare.
  • Lidh marrėveshje ndėrkombėtare, nė emėr tė Bashkimit Evropian, me shtete ose organizata ndėrkombėtare.
  • Aprovon buxhetin e Bashkimit sė bashku me Parlamentin Evropian.
  • Zhvillon Politikėn e Pėrbashkėt tė Jashtme dhe tė Sigurisė, nė baze tė direktivave tė Kėshillit Evropian.
  • Koordinon bashkėpunimin midis gjykatave dhe forcave policore tė shteteve anėtare nė ēėshtjet penale.

Komisioni Europian

Komisioni Evropian ėshtė organi me kompetencėn e iniciativės, zbatimit, administrimit dhe kontrollit. Komisioni pėrbėhet nga 27 anėtarė ku pėrfshihet Presidenti dhe Zv/presidentėt. Anėtarėt e Komisionit emėrohen pėr mandat 5 vjeēar nga Kėshilli me shumicė tė cilėsuar nė marrėveshje me Shtetet Anėtare dhe pas pėlqimit tė Parlamentit Evropian para tė cilit jep llogari. Komisionerėt ndihmohen nga njė administratė e pėrbėrė nga drejtori tė pėrgjithshme dhe departamente tė specializuara, stafi i tė cilėve ndodhet nė Bruksel dhe nė Luksemburg. Komisioni ėshtė njė organ i pavarur politikisht i cili pėrfaqėson dhe mbron interesat e Bashkimit Evropian nė tėrėsi.

Komisioni Evropian ushtron kėto funksione themelore:

  • Propozon aktet normative nė Parlament dhe nė Keshill;
  • Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin;
  • Luan rolin e "gardianit" tė Traktateve (se bashku me Gjykaten e Drejtėsisė);
  • Pėrfaqėson Bashkimin Evropian nė arenėn ndėrkombėtare.

Gjykata e Drejtėsisė

Gjykata e Drejtėsisė siguron qė e drejta Evropiane tė interpretohet dhe tė zbatohet nė mėnyre uniforme nė tė gjitha shtetet anėtare. Gjykata gėzon edhe pushtetin e zgjidhjes se mosmarrėveshjeve gjyqėsore ndėrmjet shteteve anėtare, institucioneve tė Bashkimit, personave fizike dhe juridike.

Gjykata ėshtė e pėrbėre nga njė gjyqtar prej secilit shtet anėtar, tė ndihmuar nga 8 "avokatė tė pėrgjithshėm", tė cilėt kane pėr detyre tė japin mendimin e tyre pėr ēėshtjet qe shtrohen pėr zgjidhje pėrpara gjykatės. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet tė jene tė paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e pėrgjithshėm emėrohen me marrėveshje tė pėrbashkėt tė tė gjithė shteteve anėtare, pėr njė mandat gjashte-vjeēar, i cili mund tė ripėrtėrihet me njė ose dy periudha tė mėtejshme tre-vjeēare.

Pėr ta ndihmuar Gjykatėn e Drejtėsisė pėr tė zgjidhur numrin e madh tė ēėshtjeve qe shtrohen pėrpara saj, si dhe pėr t'u siguruar njė mbrojtje me tė mire ligjore qytetareve tė Bashkimit, nė vitin 1989 u krijua "Gjykata e Shkalles se Pare". Kjo gjykate ėshtė pėrgjegjėse pėr zgjidhjen e njė numri tė caktuar heshtjesh, nė mėnyre tė veēante tė atyre qe paraqiten nga individėt dhe ēėshtjet qe kane tė bėjnė me raste tė konkurrencės se pandershme midis ndėrmarrjeve.

Gjykata Evropiane e Drejtėsisė dhe Gjykata e Shkalles se Pare kane nga njė President, tė zgjedhur ndėrmjet gjyqtareve pėr njė mandat tre-vjeēar.

Banka Qendrore Europiane

Banka Qendrore Europiane ēon pėrpara politikėn monetare tė Bashkimit Europian, kryen veprimet e kėmbimit dhe garanton funksionimin korrekt tė sistemit tė pagesave. Me kalimin nė monedhėn e pėrbashkėt si dhe shtrirjen e njė politike ekonomike europiane gjithnjė e mė unike, roli i Bankės Qendrore Europiane ėshtė rritur gjithnjė e mė shumė. Selia e saj ndodhet nė Frankfurt.

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.