BANKA E SHQIPĖRISĖ
DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT
KONFERENCĖ PĖR SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, nė konferencėn pėr shtyp mbi vendimmarrjen e politikės monetare tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė
Data e publikimit 29.07.2009
Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė i mbledhur sot nė datėn 29 korrik 2009, pasi u njoh me zhvillimet mė tė fundit ekonomiko financiare brenda dhe jashtė vendit si dhe duke analizuar me kujdes treguesit e besimit, pritshmėritė e sistemit bankar dhe parashikimet e specialistėve tė Bankės sė Shqipėrisė pėr zhvillimet inflacioniste nė tetė tremujorėt e ardhshėm, vendosi tė mbajė tė pandryshuar normėn bazė tė interesit, atė pėr marrėveshjet e riblerjes me maturim njėjavor nė nivelin 5.75 pėr qind.
Argumentet qė mbėshtesin kėtė vendim tė Kėshillit Mbikėqyrės janė si mė poshtė:
Zhvillimet ekonomike tė gjashtėmujorit tė parė kanė shtruar disa sfida tė forta pėr ekonominė shqiptare. Kriza botėrore ka ndikuar ekonominė tonė, duke lėkundur faktorėt dhe ekuilibrat tė cilėt kanė mbėshtetur rritjen ekonomike, duke testuar mekanizmat e imunitetit dhe tė vetėrregullimit tė ekonomisė, si dhe duke ngritur disa pyetje komplekse pėr agjentėt ekonomikė dhe politikat makroekonomike.
Recesioni ekonomik qė ka pėrfshirė pjesėn mė tė madhe tė partnerėve tanė tregtarė ėshtė shoqėruar me uljen e shkėmbimeve tregtare dhe tė tė hyrave valutore. Rritja e pasigurisė nė tregjet financiare globale ka ndikuar nė lėkundjen e besimit nė sistemin financiar, duke ushtruar presion pėr shtrėngimin e kushteve financiare nė Shqipėri.
Tė dy kėta faktorė janė reflektuar nė uljen e konsumit, tė eksporteve dhe tė investimeve, duke sjellė ngadalėsimin e aktivitetit ekonomik dhe duke ushtruar presion mbi treguesit fiskalė tė tė ardhurave buxhetore dhe tė deficitit buxhetor. Nga ana tjetėr, pakėsimi i flukseve hyrėse valutore ėshtė shoqėruar me pėrkeqėsimin e treguesve tė bilancit tė pagesave dhe lindjen e presioneve nėnēmuese mbi kursin e kėmbimit, duke nėnvizuar rolin e qėndrueshmėrisė sė llogarisė korente nė ekuilibrat makroekonomikė dhe financiarė tė vendit si dhe nevojėn e marrjes sė masave pėr garantimin e saj.
Ambienti ekonomik botėror ėshtė karakterizuar nga thellimi i mėtejshėm i krizės ekonomike dhe financiare. Rėnia e konsumit dhe e investimeve, nė prani tė niveleve tė larta tė borxhit publik e privat si dhe tė imbalancave tė theksuara makroekonomike, ka bėrė qė ekonomia botėrore tė pėrjetojė rėnien mė tė fortė ekonomike tė 50 viteve tė fundit. Vendet e zhvilluara, SHBA, Eurozona, Mbretėria e Bashkuar dhe Japonia, kanė ndjekur politika monetare e fiskale lehtėsuese, tė cilat kanė synuar frenimin e rėnies ekonomike dhe pėrmirėsimin e situatės nė tregjet financiare dhe tė kapitaleve. Nėn ndikimin e tyre, tė dhėnat mė tė fundit sinjalizojnė pėr shenja pėrmirėsimi relativ tė disa treguesve makroekonomikė. Tensionet e vėrejtura nė periudhėn e mėparshme janė ulur dhe treguesit kryesorė financiarė kanė shenja ripėrtėritjeje gjatė muajve tė fundit. Ndėrkohė, normat e inflacionit botėror kanė ardhur nė rėnie si pasojė e ēmimeve tė ulėta tė lėndėve tė para dhe e shfrytėzimit tė ulėt tė kapaciteteve prodhuese, nė kushtet e njė kėrkese agregate tė ulėt dhe papunėsie nė rritje.
Reduktimi i aktivitetit ekonomik nė nivel botėror ėshtė shoqėruar nga tkurrja e tregtisė botėrore, nga shtrėngimi i kushteve financiare dhe nga rėnia e besimit tė agjentėve ekonomikė. Ndikimi i drejtpėrdrejtė mbi vendet nė zhvillim, si Shqipėria, ėshtė rėnia e kėrkesės pėr eksportet e tyre, rėnia e investimeve tė huaja direkte dhe shtrėngimi i kushteve tė huamarrjes nė tregjet botėrore. Kjo ka bėrė qė kėto vende tė preken gjithnjė e mė shumė nga kriza. Sipas FMN-sė, vendet nė zhvillim tė Evropės Lindore parashikohet tė kenė njė kontraktim prej rreth 5 pėr qind gjatė kėtij viti.
Nė kėtė ambient tė pafavorshėm, ekonomia shqiptare ka regjistruar njė ecuri krahasimisht pozitive. Tė dhėnat mbi ekonominė reale janė tė pakta. Banka e Shqipėrisė gjykon se gjashtėmujori i parė i vitit ėshtė karakterizuar nga njė rritje pozitive ekonomike. Nga ana tjetėr, rritja e ulėt e kredisė dhe e ofertės monetare, treguesit e pėrkeqėsuar tė besimit tė biznesit dhe tė konsumatorit, ngadalėsimi i tė ardhurave buxhetore dhe treguesve specifikė tė sektorėve tė caktuar tė ekonomisė, sugjerojnė se ritmi i rritjes ekonomike ėshtė zvogėluar. Ėshtė ende herėt tė konkludojmė mbi ecurinė ekonomike gjatė vitit 2009 e nė vazhdim. Banka e Shqipėrisė gjykon se ekzistojnė premisat pėr tė ruajtur ritmet pozitive tė rritjes ekonomike nė vend, ndėr tė cilat stabiliteti makroekonomik dhe ai financiar i vendit mbeten primarė.
Aktiviteti ekonomik nė vend ėshtė zhvilluar nė kushtet e njė stabiliteti tė kėnaqshėm tė ēmimeve tė konsumit. Ai ėshtė mbėshtetur nga tendenca zbutėse e kushteve monetare si dhe nga njė politikė fiskale ekspansioniste gjatė kėsaj periudhe. Banka e Shqipėrisė uli normėn bazė tė interesit nė muajin janar dhe ndėrmori operacione injektuese likuiditeti, duke shtuar sasinė e tij nė treg. Njėkohėsisht, kemi zgjatur horizontin e maturimit tė operacioneve injektuese pėr tė zbutur pjerrėsinė nė rritje tė kurbės sė normave tė interesit si dhe kemi zgjeruar bazėn e kolateralit tė pranuar pėr tė lehtėsuar aksesin e institucioneve financiare nė fonde likuide. Kėto veprime tė Bankės sė Shqipėrisė kanė ndihmuar nė kontrollin e nivelit tė normave tė interesit. Ndėrhyrja e Bankės sė Shqipėrisė ka qenė mė efektive nė kontrollin e normave afatshkurtra tė interesit. Ndėrkohė qė normat afatgjata tė interesit tė letrave me vlerė tė qeverisė dhe tė kredive kanė patur tendenca rritėse, si pasojė e kėrkesės sė qeverisė pėr financim dhe ndjeshmėrisė sė rritur tė sistemit bankar ndaj treguesve tė likuiditetit. Paralelisht me kėtė, tendencat nėnēmuese tė kursit tė kėmbimit kanė plotėsuar kuadrin e kushteve mė tė lehtėsuara monetare, duke favorizuar eksportet dhe pėrmirėsimin e deficitit tregtar. Megjithatė, ashtu si e kemi theksuar vazhdimisht nė deklaratat tona, Banka e Shqipėrisė ka qenė e vėmendshme nė administrimin e stimulit monetar, duke synuar nė rradhė tė parė pėrmbushjen e objektivit tė saj pėr ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, nėpėrmjet ruajtjes sė ekuilibrave tė brendshėm dhe tė jashtėm tė vendit.
Inflacioni vjetor nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 2009 rezultoi mesatarisht 2.0 pėr qind, duke shėnuar rėnie nė krahasim me normat e inflacionit tė vėrejtura gjatė vitit tė kaluar por duke qėndruar brenda nivelit tė synuar nga Banka e Shqipėrisė. Normat e ulėta tė inflacionit nė gjysmėn e parė tė kėtij viti janė shkaktuar nga dobėsimi i presioneve inflacioniste nga ana e kėrkesės dhe ofertės, si pasojė e rėnies sė ēmimeve tė lėndėve tė para nė tregun ndėrkombėtar dhe ngadalėsimit tė aktivitetit ekonomik nė vend. Stabilizimi i presioneve inflacioniste ilustrohet qartė nga nivelet e ulėta tė inflacionit bazė dhe tė atij tė mallrave tė patregtueshėm gjatė kėsaj periudhe, duke u reflektuar edhe nė pritje tė kontrolluara tė agjentėve ekonomikė tė tregut. Ndėrkohė, pas njė periudhe tė gjatė disinflacioniste dhe duke konfirmuar parashikimet e Bankės sė Shqipėrisė, ndryshimi vjetor i ēmimeve tė konsumit shfaqi prirje tė lehtė rritėse, gjatė tremujorit tė dytė tė vitit 2009. Inflacioni vjetor shėnoi normėn 2.3 pėr qind nė muajin qershor, duke reflektuar njė pėrcjellje mė tė plotė tė efektit tė nėnēmimit tė kursit tė kėmbimit mbi ēmimet e mallrave tė konsumit. Banka e Shqipėrisė gjykon se ky faktor mund tė luajė njė rol mė tė madh nė tė ardhmen nė pėrcaktimin e kėtyre ēmimeve, duke pėrbėrė premisa pėr goditje afatshkurtra dhe afatmesme mbi nivelin e ēmimeve.
Pėrkundrejt kėtyre zhvillimeve, ekonomia shqiptare ka vijuar tė karakterizohet nga norma tė ulėta kursimi publik dhe privat edhe gjatė gjysmės sė parė tė vitit 2009, duke u shoqėruar me zgjerimin e mėtejshėm tė deficitit tė llogarisė korente dhe duke rritur presionet mbi ecurinė e kursit tė kėmbimit. Rėnia e njėkohshme e eksporteve dhe e importeve, respektivisht me 19.6 dhe 6.3 pėr qind nė nivel vjetor, bėri qė deficiti tregtar tė ngushtohej me 1.3 pėr qind gjatė pesė muajve tė parė tė vitit. Megjithatė, ulja e dėrgesave tė emigrantėve me rreth 8 pėr qind gjatė tremujorit tė parė si dhe pėrkeqėsimi i llogarisė sė shėrbimeve, bėnė qė deficiti i llogarisė korente tė shėnonte njė rritje vjetore prej 5 pikėsh pėrqindjeje tė PBB-sė, gjatė kėtij tremujori. Megjithėse ky deficit shkon pėr tė financuar nė njė masė tė madhe mallra importi kapitalė dhe tė ndėrmjetėm, qėndrueshmėria e tij meriton njė vėmendje mė tė madhe. Veēanėrisht shqetėsuese ėshtė shkalla e ulėt e mbulimit tė eksporteve ndaj importeve, e cila sinjalizon pėr probleme strukturore tė kėtij deficiti si pasojė e konkurrueshmėrisė ende tė ulėt tė ekonomisė tonė.
Nė kėtė drejtim, njė vėmendje mė e madhe i duhet kushtuar kontrollit tė kostove dhe rritjes sė produktivitetit nė ekonomi, nėpėrmjet rritjes sė investimeve nė edukim dhe tėrheqjes e aplikimit tė teknologjive mė tė pėrparuara nė prodhim. Gjithashtu, nė njė periudhė afatmesme, politikat makroekonomike duhet tė jenė tė vėmendshme ndaj nivelit tė kursimeve publike e private, pėr tė kontrolluar nevojėn e pėrdorimit tė burimeve tė huaja tė financimit.
Politika fiskale gjatė gjysmės sė parė tė vitit 2009 ka patur njė natyrė ekspansioniste, duke u karakterizuar nga njė rritje e shpejtė e shpenzimeve dhe e deficitit buxhetor. Tė ardhurat buxhetore kanė shėnuar njė rritje mė tė moderuar, duke reflektuar pjesėrisht edhe efektet e ngadalėsimit tė aktivitetit ekonomik. Megjithėse mbetet brenda nivelit tė planifikuar pėr gjithė vitin 2009, deficiti buxhetor prej rreth 30 miliardė lekėsh pėrbėn njė shifėr shumė mė tė madhe krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. Nė kėto kushte, Banka e Shqipėrisė do tė vlerėsonte marrjen e masave pėr kontrollin brenda niveleve tė planifikuara tė deficitit buxhetor dhe tė huamarrjes publike, duke ndihmuar nė ruajtjen e ekuilibrave tė brendshėm dhe tė jashtėm tė ekonomisė. Ruajtja e parametrave tė planifikuar buxhetorė do tė ketė njė ndikim pozitiv nė stabilitetin makroekonomik, nėpėrmjet kontrollit tė stimulit fiskal mbi kėrkesėn agregate dhe uljes sė presionit mbi tregjet monetare.
Kėrkesa pėr mjete monetare ka njohur rritje gjatė muajve tė fundit. Rritja e ofertės monetare me rreth 8 pėr qind, ėshtė bazuar nė krijimin e parasė nė ekonomi nga sektori publik si dhe nga huamarrja e sektorit privat, kryesisht nė lekė. Portofoli i kredisė ka njohur njė rritje modeste prej 7.5 miliardė lekėsh ose rreth 5 herė mė pak se nė tė njėjtėn periudhė njė vit mė parė. Pakėsimi i burimit tė fondeve tė bankave dhe rritja e pasigurisė nė vend ndikuan nė ngadalėsim tė dukshėm tė ritmeve tė rritjes tė kredisė. Megjithatė, kreditimi i ekonomisė ka njohur rritje pėrgjatė muajve tė parė tė vitit ndėrkohė qė sistemi bankar ka sinjalizuar mosshtrėngimin e mėtejshėm tė kushteve tė kredisė gjatė tremujorit tė tretė e nė vazhdim. Kėrkesa pėr kredi nė lekė e sektorit privat ėshtė pėrballur me njė gatishmėri nė rritje tė bankave, nė sajė tė stabilizimit tė situatės sė likuiditetit dhe lehtėsimit tė kushteve monetare nė fillim tė vitit 2009. Kufizimi i ofertės sė parasė nė valutė ka rezultuar nė kontraktimin e pėrbėrėsit valutor tė strukturės sė parasė edhe nė kahun e kėrkesės pėr para, duke sjellė zhvendosjen e strukturės sė ofertės monetare drejt lekut.
Nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 2009, situata nė tregun financiar u ndikua nga rritja e pasigurisė dhe rivlerėsimi i primeve tė rrezikut qė shoqėruan mungesėn e likuiditetit si pasojė e rrjedhjeve tė depozitave dhe uljes sė aktivitetit kreditues. Ndėrhyrja e vazhdueshme e Bankės sė Shqipėrisė nė tregun e parasė, e kombinuar me masa qė synonin qetėsimin e tregut dhe nxitjen e aktivitetit nė tregun ndėrbankar, si dhe ruajtja e treguesve tė shėndoshė tė sistemit financiar, kanė bėrė qė fundi i periudhės tė shėnojė stabilizim tė kushteve tė likuiditetit dhe tė normave tė interesit. Kėto tė fundit kanė treguar sjellje tė ndryshme sipas maturitetit. Interesat afatshkurtėr nė tregun e parasė kanė pėsuar ulje si pasojė e reduktimit tė normės bazė tė interesit dhe pėrmirėsimit tė kushteve tė likuiditetit. Interesat afatgjatė janė rritur nė kushtet e kėrkesės sė lartė pėr fonde afatgjata dhe rritjes sė primit tė rrezikut. Rritja e interesave nė tregun primar ėshtė pėrcjellė tek interesat pėr kreditė e reja nė lekė, pėr maturitete mbi njė vit, e ndikuar edhe nga njė prirje e pėrgjithshme e shtrėngimit tė aktivitetit kredidhėnės.
* * *
Nė lidhje me tė ardhmen afatshkurtėr, Banka e Shqipėrisė gjykon se problemet e likuiditetit, tė balancave tė brendshme dhe tė jashtme tė ekonomisė dhe ato tė shėndetit financiar pėrbėjnė sfidat direkte mbi stabilitetin makroekonomik dhe ecurinė afatgjatė tė ekonomisė shqiptare.
Trajtimi i tyre duhet tė orientohet nė vazhdimėsi nga nevoja pėr respektimin e ekuilibrave tė nevojshėm makroekonomikė tė vendit. Qėndrueshmėria e nivelit tė ēmimeve, zbutja e luhatshmėrisė sė treguesve monetarė, njė sistem financiar i shėndetshėm dhe eficient, si dhe bilance tė shėndosha tė sektorit publik dhe atij privat, ndikojnė nė uljen e primeve tė rrezikut nė ekonomi, nė zgjatjen e horizonteve tė investimit dhe nė shpėrndarjen mė eficiente tė fondeve nė ekonomi. Gjithashtu, ato i hapin rrugė tėrheqjes sė investimeve tė huaja dhe ulin koston e huamarrjes nė tregjet ndėrkombėtare. Nė kėtė mėnyrė, ato japin njė kontribut tė pazėvendėsueshėm nė rritjen afatgjatė tė vendit.
Banka e Shqipėrisė gjykon si jetik thellimin e mėtejshėm tė reformave strukturore tė ekonomisė, tė cilat pėrveē tė tjerash duhet ti paraprijnė tendencave tė ardhshme tė zhvillimit. Kėshtu, investimi nė infrastrukturė duhet tė mbetet njė prioritet i pėrdorimit tė fondeve tė ekonomisė. Po kėshtu, zhvillimi e konsolidimi i mėtejshėm i segmenteve tė tregut financiar, plotėsimi dhe zgjerimi i sistemit tė pensioneve nė favor tė elementeve tė iniciativės private, investimi me prioritet nė fushėn e arsimit dhe tė shėndetėsisė meritojnė vėmendjen e tė gjithė aktorėve ekonomikė. Gjithashtu, ne gjykojmė se ka ardhur koha qė sektori privat tė reflektojė stadin e ri tė zhvillimit tė vendit nėpėrmjet rritjes dhe fuqizimit tė aftėsive tė tij menaxhuese. Kjo kėrkon administrimin mė tė mirė tė rrezikut tė biznesit dhe tė atij financiar, duke nėnkuptuar edhe njė bashkėpunim mė tė ngushtė me agjentėt e specializuar tė tregut, zgjatjen e horizontit tė planeve tė biznesit dhe orientimin mė tė mirė tė tyre me realitetin global dhe prioritetet e zhvillimit tė vendit.
Nė tė njėjtėn linjė, sistemi financiar duhet ti pėrgjigjet me mė shumė pėrkushtim kėtyre kėrkesave, duke rritur transparencėn dhe eficiencėn e produkteve tė tij. Tashmė qė sistemi bankar ka kapėrcyer momentet delikate me tė cilat u pėrball nė fundin e vitit 2008, duhet tė rrisė kontributin e tij nė financimin e aktivitetit tė sektorit privat tė ekonomisė. Megjithatė, pėrfitoj nga ky rast qė edhe njė herė tė sjell nė vėmendjen e kėtij tė fundit se e gjithė veprimtaria e tij do tė jetė subjekt i pandėrprerė i mbikėqyrjes tė Bankės sė Shqipėrisė dhe analizave stress test tė vazhdueshme. Stabiliteti financiar i sistemit bankar ėshtė njė objektiv tjetėr madhor pėr tė cilin Banka e Shqipėrisė mbetet thellėsisht e angazhuar.
Nė pėrfundim dėshiroj tė theksoj se mbajtja e pandryshuar e normės sė interesit reflekton kujdesin e Bankės sė Shqipėrisė pėr ekuilibrat e brendshėm dhe tė jashtėm tė vendit. Konsolidimi i kėtyre ekuilibrave nė tė ardhmen, nėpėrmjet stabilizimit tė pritjeve tė agjentėve ekonomikė, forcimit tė stabilitetit financiar tė vendit dhe ribalancimit tė pozicionit tė jashtėm valutor tė vendit do tė krijojė mė shumė hapėsirė pėr rishikimin e politikės monetare. Arritja e tyre do tė kėrkojė rishikimin e planeve tė biznesit apo korrektimin e sjelljes sė agjentėve ekonomikė, nė pėrputhje me realitetet e reja nė ekonominė shqiptare dhe atė globale.
Vendimi i sotėm pėrcjell stimujt e duhur pėr konsum, investime dhe kursim nė ekonomi, nė pėrputhje me stabilitetin afatmesėm tė ēmimeve. Nė kėtė kontekst, ai i shėrben rritjes sė qėndrueshme afatgjatė tė vendit.