logoal
08 Shtator 2010 separator 04:45
Faqja Kryesore  »  Lajme
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT


KONFERENCĖ PĖR SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė z. Ardian Fullani, nė konferencėn pėr shtyp mbi vendimmarrjen e politikės monetare tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, 27 janar 2010


Data e publikimit 27.01.2010


Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė, nė mbledhjen e tij tė datės 27 janar 2010, mori nė shqyrtim Deklaratėn e Politikės Monetare pėr gjashtėmujorin e dytė tė vitit 2009, ku analizoi nė hollėsi ecurinė e treguesve ekonomikė dhe monetarė gjatė gjashtėmujorit tė dytė tė vitit 2009, si dhe projeksionet makroekonomike dhe balancėn e rreziqeve qė shoqėrojnė ato pėr muajt nė vazhdim. Nė pėrfundim tė kėsaj analize, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė vendosi tė mbajė tė pandryshuar, nė nivelin 5.25 pėr qind, normėn bazė tė interesit tė marrėveshjeve tė riblerjes dhe tė anasjellta tė riblerjes me afat maturimi njėjavor. Kėshilli Mbikėqyrės vlerėson se kjo normė interesi ėshtė nė pėrputhje me synimin e Bankės sė Shqipėrisė pėr mbajtjen e inflacionit afėr nivelit objektiv pėr periudhėn afatmesme.

***

Ekonomia shqiptare la pas njė vit tė vėshtirė. Kriza e thellė e ekonomisė botėrore u ndje shpejt nė Shqipėri, duke testuar themelet e ekonomisė: stabilitetin financiar dhe ekuilibrat makroekonomikė. Megjithatė, gjendja e mirė fillestare e ekonomisė sonė dhe reagimi i duhur i politikave makroekonomike ndihmuan nė pėrballimin me sukses tė kėtij testi. Gjatė tre tremujorėve tė parė tė vitit, ekonomia shqiptare ka siguruar njė rritje pozitive duke ruajtur stabilitetin financiar dhe treguesit kryesorė tė stabilitetit makroekonomik: qėndrueshmėrinė e ēmimeve, nivelin e borxhit publik dhe qėndrueshmėrinė e bilancit tė pagesave.

Kriza financiare dhe ekonomike botėrore, e cila u intensifikua ndjeshėm gjatė gjashtėmujorit tė parė, vuri nė pikėpyetje qėndrueshmėrinė e sistemit financiar, stabilitetin makroekonomik dhe perspektivat e zhvillimit afatgjatė tė ekonomisė botėrore. Reagimi i vendosur i autoriteteve publike, koordinimi nė rritje i politikave ekonomike dhe mbajtja e hapur e kanaleve tė tregtisė botėrore, evituan krijimin e spiraleve ekonomike negative. Tė dhėnat mė tė fundit mbi ekonominė globale sinjalizojnė njė rikuperim tė aktivitetit ekonomik nė tremujorin e tretė e nė vazhdim. Paketat e masave stimuluese monetare dhe fiskale kanė rezultuar tė suksesshme nė drejtim tė stabilizimit tė ekonomisė globale.

Megjithatė, qėndrueshmėria e rritjes ekonomike botėrore do tė mbetet e brishtė, pėr sa kohė qė aktiviteti ekonomik mbėshtetet ende nė stimuj tė konsiderueshėm monetarė e fiskalė. Nė veēanti, qėndrueshmėria e borxhit publik, i cili ėshtė rėnduar me faturėn fiskale tė masave tė ndėrmarra pėr kalimin e krizės, ėshtė njė problem qė po vjen duke u rėnduar nė shumė vende. Nė kėtė situatė komplekse, zgjedhja e momentit tė duhur tė tėrheqjes sė stimulit ekonomik do tė ketė njė rėndėsi vendimtare pėr ecurinė e ardhshme tė ekonomisė.

Nė njė aspekt mė strukturor, kriza e fundit pritet tė lerė gjurmė tė dukshme nė zhvillimin ekonomik. Nė njė horizont afatgjatė, duket se po ravijėzohen ekuilibra tė rinj ekonomikė dhe strategjikė, tė cilėt do tė ridimensionojnė polet e rritjes ekonomike botėrore. Nė njė horizont afatmesėm, ritmi i rritjes ekonomike botėrore pritet tė konvergojė nė njė ekuilibėr mė tė ulėt se ai qė ka mbizotėruar gjatė dy dekadave tė fundit. Ky ngadalėsim mund tė shoqėrohet me probleme ekonomike e sociale pėr ato vende qė nuk do tė dinė tė lexojnė implikimet e duhura tė tyre. Nė njė horizont afatshkurtėr, diskutimet mbi rolin e shtetit nė ekonomi, mbi modelet e rritjes e tė zhvillimit ekonomik, mbi filozofinė dhe praktikat e duhura pėr rregullimin e tregjeve financiare, do tė dominojnė tryezat e debatit politik. Nė veēanti, modeli i rritjes ekonomike do tė jetė njė temė sensitive pėr ekonomitė e prekura ndjeshėm nga kriza, ku pėrfshihen edhe shumė vende tė Evropės Lindore. Nxitja e avantazheve konkurruese dhe rritja e konkurrueshmėrisė nė tregjet botėrore do te jenė kryefjala e diskutimeve dhe e reformave tė synuara.

Duke u kthyer nė zhvillimet e ekonomisė sė brendshme, analiza e treguesve tė disponueshėm tregon se ekonomia shqiptare ka patur njė rritje ekonomike pozitive gjatė nėntė muajve tė parė tė vitit. Megjithatė, kėta tregues sugjerojnė se ritmi i rritjes ėshtė karakterizuar nga njė ngadalėsim progresiv gjatė vitit 2009. Kjo ecuri ėshtė kushtėzuar nga reduktimi i kėrkesės sė jashtme dhe ngadalėsimi i kėrkesės sė brendshme, nė prani tė njė situate tė shtrėnguar likuiditeti, tė kufizimit tė financimit dhe tė rritjes sė pasigurisė.

Sipas tė dhėnave paraprake tė INSTAT-it, rritja ekonomike pėr nėntėmujorin e parė tė vitit rezultoi 4.9 pėr qind, kundrejt vlerės 7.8 pėr qind tė shėnuar nė tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. Nė terma sektorialė, sektorėt qė kanė pėrfituar mė shumė nga rritja ekonomike janė sektorėt e shėrbimeve dhe tė ndėrtimit, ndėrkohė qė sektori i industrisė ka patur njė ecuri mė problematike.

Ritmi pozitiv i rritjes ekonomike ėshtė mbėshtetur nga stimuli fiskal, ndėrkohė qė kėrkesa konsumatore dhe kontributi i sektorit tė jashtėm tė ekonomisė kanė qenė relativisht tė qėndrueshėm. Nė tė njėjtėn kohė, investimet private kanė shėnuar rėnie. Kėrkesa konsumatore ėshtė mbėshtetur nga rritja e lehtė e punėsimit dhe e pagave, ndėrkohė qė tkurrja e kredisė konsumatore dhe hipotekore, si dhe reduktimi i remitancave kanė dhėnė efektin e kundėrt. Investimet private janė tkurrur, si pasojė e burimeve tė kufizuara tė financimit, mbėshtetjes sė reduktuar me kredi tė sistemit bankar dhe aksesit tė kufizuar nė tregjet ndėrkombėtare tė kapitalit. Nė kėtė reduktim kanė ndikuar edhe rritja e pasigurisė, ecuria e ngadaltė e kėrkesės finale pėr produktet e tyre dhe ulja e shkallės sė shfrytėzimit tė kapaciteteve.

Efektet e ngadalėsimit ekonomik vendas dhe tė krizės ekonomike botėrore janė shfaqur edhe nė tregtinė e jashtme. Aktiviteti ekonomik me jashtė ėshtė karakterizuar nga njė rėnie e njėkohshme e eksporteve dhe importeve tė mallrave e shėrbimeve, duke bėrė qė efekti i kėtij sektori nė rritjen ekonomike tė jetė i ndjeshėm gjatė vitit 2009. Nga ana tjetėr, stimuli fiskal, i injektuar kryesisht gjatė gjashtėmujorit tė parė tė vitit, ka ndikuar nė rritjen e shpejtė tė shpenzimeve buxhetore dhe tė borxhit publik.

Rritja nėn potencial e ekonomisė ka krijuar njė ambient me presione pėrgjithėsisht tė reduktuara inflacioniste. Inflacioni vjetor nė muajin dhjetor shėnoi vlerėn 3.5 pėr qind, ndėrkohė qė norma mesatare vjetore e inflacionit ishte 2.2 pėr qind. Tė dy kėta tregues janė nė pėrputhje me objektivin e Bankės sė Shqipėrisė pėr stabilitetin e ēmimeve. Ngadalėsimi i aktivitetit ekonomik, ēmimet e ulėta tė produkteve kryesore nė tregjet botėrore, ekspansioni i ulėt monetar nė ekonomi dhe pritjet e kontrolluara inflacioniste kanė kompensuar presionet inflacioniste tė ardhura nga nėnēmimi i kursit tė kėmbimit gjatė vitit 2009.

Tendenca rritėse e inflacionit gjatė tremujorit tė fundit tė vitit 2009 ishte njė zhvillim i pritur nga Banka e Shqipėrisė. Ai ėshtė formuar nė masėn mė tė madhe nga faktorė me natyrė kalimtare, tė cilėt nuk pritet tė gjenerojnė presione tė qėndrueshme inflacioniste. Nė veēanti, ky zhvillim ėshtė ndikuar nga rritja e ēmimeve tė produkteve ushqimore, tė cilat reflektojnė efektin e vonuar tė nėnēmimit tė kursit tė kėmbimit, konjukturat e tregjeve ndėrkombėtare dhe problemet strukturore tė tregut shqiptar.

Kėta faktorė pritet tė ushtrojnė presione inflacioniste edhe gjatė gjashtėmujorit tė parė tė vitit 2010, duke u plotėsuar ndoshta edhe nga reduktimi i pritshėm i ofertės sė produkteve bujqėsore si pasojė e pėrmbytjeve qė sapo kaluan. Megjithatė, prirja e qėndrueshme e inflacionit bazė dhe vlerat e ulėta tė inflacionit tė mallrave tė patregtueshėm konfirmojnė se presionet inflacioniste tė ushtruara nga kėrkesa e brendshme janė tė moderuara.

Nė mungesė tė goditjeve tė tjera tė ofertės, ecuria e ngadaltė e kėrkesės sė brendshme, rritja e ulėt e ofertės monetare dhe pritjet e ankoruara inflacioniste, janė premisė pėr mbajtjen e inflacionit brenda kufijve tė objektivit nė periudhėn afatmesme.

Banka e Shqipėrisė ka ndjekur njė politikė monetare tė kujdesshme gjatė vitit 2009, duke krijuar njė ambient tė pėrshtatshėm pėr zhvillimin e ekuilibruar tė ekonomisė dhe pėr kontrollin e presioneve inflacioniste. Nė prani tė rėnies sė presioneve inflacioniste dhe tė pritjeve tė stabilizuara pėr tė, sinjalet pėr ngadalėsimin e kėrkesės sė brendshme nė periudhėn e ardhshme kanė motivuar rritjen progresive tė stimulit monetar gjatė vitit 2009. Gjatė kėsaj periudhe, Banka e Shqipėrisė ka ulur me njė pikė pėrqindjeje normėn bazė tė interesit, duke e zbritur atė nė nivelin 5.25 pėr qind. Gjithashtu, ne kemi rritur nė mėnyrė tė vazhdueshme injektimin e likuiditetit, nė pėrputhje me nevojat e sistemit bankar pėr likuiditet dhe kėrkesat e ekonomisė pėr financim. Pėr injektimin e likuiditetit, Banka e Shqipėrisė ka pėrdorur tė gjithė gamėn e instrumenteve injektuese tė politikės monetare, duke lehtėsuar nė tė njėjtėn kohė aksesin dhe koston e operimit tė sistemit bankar me bankėn qendrore.

Nė prani edhe tė nėnēmimit tė kursit tė kėmbimit, kjo politikė ka sjellė njė lehtėsim tė kushteve monetare, duke i shėrbyer nxitjes sė aktivitetit ekonomik. Megjithatė, pėrcjellja e politikės lehtėsuese monetare nė normat e interesit tė produkteve bankare ka qenė e kufizuar, si pasojė e problemeve tė likuiditetit tė sistemit bankar dhe e kėrkesės sė sektorit publik pėr fonde. Nga ana tjetėr, edhe vetė sistemi bankar ka qenė i rezervuar nė rritjen e kredidhėnies, si pasojė e rrezikut tė shtuar nė ekonomi dhe ecurisė sė cilėsisė sė portofolit tė kredive. Zbutja e kėtyre problemeve do tė ndihmonte nė pėrcjelljen mė tė plotė tė politikės monetare dhe nė rritjen e efektivitetit tė saj.

Pozicioni i jashtėm i vendit vazhdon tė karakterizohet nga njė deficit i lartė dhe nė rritje i llogarisė korente. Gjatė tre tremujorėve tė parė tė vitit, ky deficit ėshtė mbuluar plotėsisht nga flukset hyrėse tė llogarisė kapitale dhe financiare, duke rezultuar nė rritjen e rezervave valutore tė Bankės sė Shqipėrisė. Megjithatė, flukset hyrėse janė favorizuar dukshėm nga tė ardhurat e privatizimit dhe nga huamarrja e sektorit publik. Tė dy kėta zėra janė tė kufizuar nė kohė dhe nė madhėsi, duke bėrė tė nevojshėm njė korrektim mė tė qėndrueshėm tė pozicionit tė jashtėm tė ekonomisė sonė. Ky korrektim duhet tė synojė qė deficiti tregtar tė mbulohet me burime tė qėndrueshme financimi, nė formėn e investimeve tė huaja direkte dhe nxitjes sė industrive eksportuese nė degė tė cilat mund tė pėrbėjnė avantazh konkurrues pėr Shqipėrinė.

Megjithatė, zhvillimet afatshkurtra nė tregtinė e jashtme pėr muajt tetor-nėntor shfaqin njė ecuri disi tė ndryshme nė krahasim me nėntė muajt e parė tė vitit, duke dėshmuar pėr njė modifikim tė trendeve tė vėrejtura mė parė. Kėshtu, eksportet e vendit ranė nė terma mesatarė vjetorė me rreth 7.4 pėr qind, duke shėnuar njė ngadalėsim nė krahasim me rėnien mesatare prej 19 pėr qind gjatė nėntė muajve tė parė tė vitit. Nga ana tjetėr, importet kanė shėnuar njė rėnie mesatare vjetore prej 17% pėr qind nė kėto dy muaj, kundrejt rėnies mesatare vjetore prej 7 pėr qind tė shfaqur gjatė vitit 2009. Kėto zhvillime pėrmbajnė shenja inkurajuese pėr qėndrueshmėrinė e bilancit tė pagesave nė periudhėn afatshkurtėr.

Politika fiskale ka patur natyrė ekspansioniste gjatė pjesės mė tė madhe tė vitit, duke u materializuar nė njė deficit buxhetor rreth nivelit 6 pėr qind tė PBB-sė. Rritja e deficitit buxhetor pasqyron si veprimin e stabilizatorėve automatikė, nė formėn e uljes sė tė ardhurave, ashtu edhe karakterin e synuar kundėrciklik tė politikės fiskale, nėpėrmjet rritjes sė pagave dhe shpenzimeve kapitale. Ngadalėsimi i aktivitetit ekonomik nė vend ka diktuar njė ritėm tė ngadaltė tė rritjes sė tė ardhurave buxhetore, veēanėrisht pas tremujorit tė parė tė vitit.

Nė fund tė muajit nėntor, rritja vjetore e tė ardhurave buxhetore ishte vetėm 2 pėr qind, duke reflektuar thuajse tėrėsisht ritmin e ulėt tė gjenerimit tė tė ardhurave tatimore. Nga ana tjetėr, shpenzimet publike kanė ruajtur norma tė larta rritjeje, duke shėnuar vlerėn 16.4 pėr qind nė muajin nėntor. Deficiti buxhetor arriti vlerėn 65 miliardė lekė nė muajin nėntor. Deficiti ėshtė financuar nė pjesėn mė tė madhe nėpėrmjet huamarrjes sė huaj dhe tė ardhurave nga privatizimi, duke kufizuar presionet nė tregun financiar vendas.

Rritja e shpejtė e shpenzimeve dhe e deficitit buxhetor gjatė vitit 2009 ka rritur mė tej nivelin e borxhit publik, i cili vlerėsohet rreth nivelit 58 pėr qind e PBB-sė nė fund tė muajit nėntor. Banka e Shqipėrisė gjykon se orientimi i politikave tė ardhshme buxhetore drejt konsolidimit fiskal, me qėllim reduktimin e borxhit publik, pėrbėn tashmė njė parakusht pėr stabilitetin makroekonomik nė vend. Siē e kemi theksuar nė vazhdimėsi, reduktimi i borxhit publik do tė ulė presionin e sektorit publik mbi tregjet financiare, duke krijuar mė shumė hapėsirė pėr sektorin privat. Konsolidimi i financave publike do tė ulė gjithashtu primet e rrezikut nė ekonomi dhe do tė rrisė efektivitetin e politikės monetare.

Oferta monetare ėshtė ngadalėsuar mė tej nė gjashtėmujorin e dytė, duke reflektuar nė njė masė tė madhe rritjen gjithnjė e mė tė ulėt tė kreditimit. Rritja vjetore e portofolit tė kredisė pėr sektorin privat u ngadalėsua nė 10 pėr qind nė muajin nėntor. Ndryshe nga gjashtė muajt e parė tė vitit 2009, ku frenimi i rritjes sė kredisė ishte mė shumė i ndikuar nga shtrėngimi i ofertės, nė pjesėn e dytė tė vitit ėshtė rėnia e kėrkesės pėr kredi ajo qė po dikton ecurinė e kredisė.

Ngadalėsimi i aktivitetit ekonomik dhe pasiguria pėr tė ardhmen, pėrballė kushteve ende tė shtrėnguara tė kredidhėnies nga ana e bankave, kanė udhėhequr vendimet e agjentėve ekonomikė pėr tė shtyrė planet e investimeve dhe pėr tė financuar mė pak konsumin nėpėrmjet huamarrjes.

Megjithatė, zhvillimet monetare gjatė gjysmės sė dytė tė vitit 2009 konfirmojnė njė pėrmirėsim tė situatės sė depozitave nė kėtė periudhė. Ndryshimi i sjelljes sė depozituesve nė kuadrin e masave tė mara pėr parandalimin e pėrhapjes sė efekteve tė krizės globale, si edhe flukset valutore nė formėn e remitancave gjatė muajve tė verės, kanė ndikuar nė stabilizimin e situatės sė likuiditetit tė sistemit bankar.

Tregjet financiare janė karakterizuar nga njė situatė mė e qetė gjatė gjashtėmujorit tė dytė tė vitit. Gjatė kėsaj periudhe, sistemi bankar ka vazhduar tė karakterizohet nga mungesa e likuiditetit; mungesė e cila ėshtė plotėsuar nga injektimet e likuiditetit tė Bankės sė Shqipėrisė. Pėrmirėsimi i situatės sė likuiditetit si rrjedhojė e rritjes sė depozitave nė sistem dhe forcimi i sigurisė nė treg krijuan njė mjedis tė pėrshtatshėm pėr transmetimin e sinjalit tė politikės monetare nė tregun ndėrbankar. Ulja e normės bazė nė fund tė muajit tetor ėshtė ndjekur nga yield-et e letrave me vlerė tė qeverisė, pas trendit rritės qė i ka karakterizuar ato gjatė gjithė vitit. Ndėrkohė, nė pėrputhje me vonesat kohore qė karakterizojnė mekanizmin e transmetimit tė politikės monetare, Banka e Shqipėrisė pret dhe kėrkon qė ulja e normės bazė tė pėrcillet mė tej nė tregjet e kredisė.

***

Vendimi i Kėshillit Mbikėqyrės pėr mbajtjen e pandryshuar tė normės bazė tė interesit synon ruajtjen dhe konsolidimin e mėtejshėm tė ekuilibrave makroekonomikė, duke i konsideruar ata si njė parakusht tė domosdoshėm pėr rritje tė qėndrueshme dhe afatgjatė. Ai gjithashtu garanton mbėshtetjen e duhur monetare pėr ekonominė nė kėtė fazė tė zhvillimit tė saj. Nė tė ardhmen, Banka e Shqipėrisė mbetet e gatshme tė veprojė nė linjė me ecurinė e faktuar dhe tė pritshme tė treguesve ekonomikė dhe nė pėrputhje me objektivin e saj kryesor.

 

 

back
Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.