Banka e Shqipėrisė me rastin e 75-vjetorit tė krijimit tė Bankės Kombėtare Shqiptare (sot Banka e Shqipėrisė), publikoi Katalogun e Kartėmonedhės dhe tė Monedhės Shqiptare, i cili ėshtė renditje kohore e tė gjithė emetimeve tė kryera prej saj.
Ky botim ishte njė pėrpjekje modeste pėr tė vendosur nė sfondin e zhvillimeve historike tė vendit tonė historinė e emetimeve tė monedhės kombėtare shqiptare.
Tė ndara nė kapituj, qė i pėrkasin periudhave tė ndryshme historike, shpjegimet teorike bėhen nė gjuhė tė thjeshtė dhe kanė mė tepėr karakter informativ. Kėshtu, lexuesi shqiptar dhe ai i huaj, ka mundėsinė qė nėpėrmjet kėtij botimi, tė marrė informacion pėr ēfarė ka ndodhur me monedhėn shqiptare, si dhe kur, shqiptaret kanė patur pėr herė tė parė njė monedhė tė tyren, me sa dėshirė e shije artistike e kanė prodhuar atė.
Mė tepėr se kaq, lexuesi mė i kujdesshėm, mundet qė nėpėr faqet tė arrijė tė kuptojė edhe pėrpjekjet e Shtetit Shqiptar nė periudha tė ndryshme pėr tė zhvilluar, forcuar apo pavarėsuar ekonominė e tij.
Katalogu, i pari i kėtij lloji, ėshtė plotėsuar me shumė ilustrime tė kartėmonedhave dhe monedhave tė gjetura, qė e bėjnė mė dinjitoz prezantimin e tij nė publik.
- Informacion tė zgjeruar lidhur me emetimet e monedhave e kartėmonedhave tė tė gjitha periudhave;
- Informacion tė shkurtėr lidhur me monedhat qė kanė qarkulluar nė Shqipėri gjatė periudhės sė lashtėsisė.
- Strukturėn e prerjeve tė qarkulluara nė njė periudhė tė dhėnė, tė ilustruar nė formė grafike.
- Foto tė rralla tė kartėmonedhave e monedhave metalike, si dhe foto tė prerjeve
"Bono - Lek", tė cilat nuk keni patur mundėsinė t'i shikoni mė parė.
Pėr detaje mė tė hollėsishme kliko nė pėrmbajtjen e Katalogut.
|