Konferenca e VI Ndėrkombėtare e organizuar nga Banka e Shqipėrisė nė ambientet e hotel Sheraton "Tregjet financiare rajonale dhe stabiliteti financiar - njė koncept midis sovranitetit kombėtar dhe globalizimit" zhvilloi ditėn e parė tė punimeve.
Punimet u pėrqendruan nė diskutimet qė lidhen me stabilitetin financiar dhe rolin e bankave tregtare nė arritjen e kėtij stabiliteti. Konferenca ofroi mundėsinė e shkėmbimit tė pikėpamjeve ndėrmjet aktorėve tė ndryshėm nė tregun financiar tė rajonit tė Evropės Juglindore dhe mė gjerė si dhe diskutoi disa nga prirjet mė tė reja financiare ne rajon.
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė z.Ardian Fullani mbajti fjalėn e hapjes sė Konferencės gjatė sė cilės theksoi se gjatė viteve tė fundit, sektori financiar ka njohur rritje, nė ēdonjėrin prej vendeve tė rajonit kryesisht pėr meritė tė zhvillimit tė sistemit bankar dhe privatizimit tė shpejtė tė tij. Sipas Guvernatorit Ardian Fullani: "Ky proces i ka hapur rrugė depėrtimit tė bankave tė njohura, duke sjellė kapitale tė huaja, ekspertizė dhe konfidencė nė rajon."
Pėrjashtim nuk bėn edhe sistemi bankar shqiptar. Guvernatori ka vlerėsuar se transformimi i sistemit bankar ka qenė njė element i rėndėsishėm nė rrugėn e gjatė tė tranzicionit, qė ka ndikuar nė pėrforcimin e stabilitetit makroekonomik, ka sjellė ndikime nė ndėrtimin dhe forcimin e institucioneve, si dhe ka kontribuar nė pėrshpejtimin e reformave strukturore.
Gjatė vitit 2006 janė regjistruar zhvillime tė rėndėsishme nė sistemin bankar. Aktivet e tij gjatė tetė muajve tė parė tė vitit janė rritur me 12 pėr qind dhe vlerėsohen tė jenė rreth 60 pėr qind tė prodhimit tė brendshėm bruto. Sistemi bankar rezulton me fitim, ėshtė likuid dhe i kapitalizuar. Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė z.Ardian Fullani gjatė fjalės sė tij veēoi hyrjen nė tregun shqiptar bankar tė Bankės San Paolo Imi. Kjo hyrje e re, sipas tij, i hap rrugėn njė konsolidimit tė mėtejshėm tė sistemit bankar nė Shqipėri.
Ai gjithashtu theksoi rėndėsisė e mbikėqyrjes nėpėrmjet sė cilės do tė garantohet vendosja dhe konsolidimi i stabilitetit financiar. Kėtij konsolidimi do t'i shėrbejė edhe krijimi i Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare. "Ne si Bankė e Shqipėrisė jemi thellėsisht tė hapur pėr tė dhėnė ndihmesėn tonė, nė mėnyrė qė vigjilenca financiare t'i paraprijė zhvillimit. Jam i bindur se kjo do t'i paraprijė zhvillimeve tė pritshme nė shoqėritė e sigurimeve, nė fondet e pensioneve, nė ndėrmjetėsit dhe nė ndihmėsit financiarė nė pėrgjithėsi."- tha Guvernatori Fullani.
Nė fjalėn e tij Z. Fullani pėrforcoi idenė se integrimi i tregjeve financiare dhe zhvillimi i sektorit financiar janė pararendės tė Integrimit Evropian. Ndėrkohė qė shanset pėr integrim tė shpejtė rriten nė qoftė se vendet e rajonit veprojnė nė grup.
Konferencėn VI Ndėrkombėtare tė Bankės sė Shqipėrisė e pėrshėndeti edhe Kryeministri i vendit Sali Berisha. Nė fjalėn e tij kryeministri u zotua tė kontribuojė nė lehtėsimin e pengesave ligjore, rregullatore, konkurrenciale dhe tė politikės fiskale, me tė cilat ndeshen institucionet financiare nė vendin tonė si dhe nė aktivitetin e tyre ndėrajonal.
Konferencėn e pėrshėndeti edhe z. Lorenzo Bini Smaghi Anėtar i Bordit Ekzekutiv tė Bankės Qendrore Evropiane. Nė prezantimin e tij
"Mbi sfidat e stabilitetit financiar dhe monetar ne Evropėn Juglindore"
z. Smaghi vlerėsoi se prania e bankave tė huaja nė rajon ėshtė shoqėruar mė njė mjedis mė tė qėndrueshėm tė kreditimit, sikurse edhe me njė qeverisje dhe administrim mė tė mirė tė rrezikut. "Politikat e kujdesshme fiskale dhe tė rritjes sė mirėqenies sikurse reformat strukturore mund tė japin njė kontribut tė rėndėsishėm nė stabilitetin monetar veēanėrisht nė kushtet e regjimit tė inflacionit tė shėnjestruar dhe politikėbėrėsve duhet t'u kėrkohet tė ndėrmarrin kėtė pėrgjegjėsi."-deklaroi Lorenzo Bini Smaghi.
Nė konferencė morėn pjesėn pėrfaqėsues tė nivelit tė lartė nga bankat qendrore tė rajonit dhe mė gjerė, nga bankat tregtare qė zhvillojnė aktivitetin e tyre nė rajonin tonė si dhe nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar, Banka Qendrore Evropiane, Banka Botėrore, Banka pėr Rregullime Ndėrkombėtare (BIS), Komisioni Evropian etj.
Gjatė ditės sė dytė tė punimeve tė Konferencės diskutimet u pėrqendruan nė lidhjet e stabilitetit financiar me mbikėqyrjen dhe politikėn monetare si dhe nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me mbikėqyrjen e institucioneve financiare.
Bashkėpunimi rajonal nė prizmin e stabilitetit financiar ishte boshti i tryezės sė rrumbullakėt, e cila mblodhi guvernatorėt e bankave tė rajonit (konkretisht, Rumanisė, Serbisė, Bosnje-Hercegovinės, Malit tė Zi, Maqedonisė dhe Autoritetit Qendror Bankar tė Kosovės) nė panelin e gjashtė.
Gjatė punimeve tė ditės sė dytė tė Konferencės, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani shpalli edhe fituesit e konkursit
"Ēmimi i Guvernatorit pėr Diplomėn mė tė Mirė"
.
Kliko kėtu pėr tė lexuar Programin e Konferencės VI