Nė datat 6-7 dhjetor 2007, nė ambientet e Hotel Tirana International, Banka e Shqipėrisė zhvilloi punimet e Konferencės VII Vjetore tė saj me temė
"Strategjitė e Politikės Monetare pėr Ekonomitė e Vogla". Konferenca VII ishte konceptuar si njė ndėrthurje e konferencave tradicionale vjetore qė Banka e Shqipėrisė organizon ēdo vit dhe e tryezave tė rrumbullakėta tė organizuara nga ana e saj, gjatė dy viteve tė fundit mbi strategjinė dhe ardhmėrinė e politikės monetare nė Shqipėri.
Tre vitet e fundit, Banka e Shqipėrisė ka qenė e pėrfshirė nė njė proces tė gjerė vlerėsimi dhe analize pėr tė ardhmen e politikės monetare nė Shqipėri. Diskutimet intensive me autoritetet fiskale, me bankat qendrore evropiane dhe ato tė rajonit, me organizatat financiare ndėrkombėtare dhe me rrethet akademike vendase dhe tė huaja kanė qenė pjesė e axhendės vjetore tė Bankės sė Shqipėrisė pėr tė nxjerrė nė pah regjimin e politikės monetare mė tė pėrshtatshėm pėr stadin aktual tė zhvillimit ekonomik tė Shqipėrisė.
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė nė fjalėn e hapjes sė tij tė mbajtur me kėtė rast theksoi se pėrfundimi i programit me FMN-nė, nxjerr nė dukje sfida tė reja institucionale pėr autoritetet shqiptare, duke u shprehur se " ... E thėnė ndryshe, pėr herė tė parė pas shumė vitesh tė vėshtira tranzicioni, autoritetet shqiptare duhet tė kenė pronėsi tė plotė mbi programet afatmesme tė zhvillimit tė vendit. Ėshtė kjo arsyeja qė Banka e Shqipėrisė, prej kohėsh ėshtė e angazhuar nė njė proces tė gjithanshėm tė studimit dhe tė pėrzgjedhjes sė alternativave mė tė mira...".
|
|
Banka e Shqipėrisė vlerėson se regjimi i inflacionit tė shėnjestruar ėshtė njė alternativė e pėrshtatshme dhe nė pėrputhje me nivelin aktual dhe tė pritshėm tė tregut financiar nė Shqipėri. Ky regjim siguron njė platformė tė mirė pėr harmonizimin e politikės monetare me atė fiskale, duke nėnkuptuar se nuk do tė mungojė njė angazhim serioz nga ana e autoritetit fiskal nė mbėshtetje tė regjimit tė propozuar. "...Pėr kėtė qėllim ne do t'i sugjerojmė ekzekutivit shqiptar arritjen e njė dakordėsie pėr objektivat bazė tė tė dy politikave, asaj monetare me atė fiskale, duke pasur si objektiv strategjik kriteret e konvergjencės..." ka thėnė Guvernatori Fullani.
Nė diskutimin e tij, zoti Fullani u ndal edhe nė rolin e tregut financiar, eficienca e tė cilit ėshtė njė premisė e domosdoshme pėr pėrcjelljen efektive tė politikės monetare nė ekonomi. Pavarėsisht regjimit tė politikės monetare, duhet theksuar se shanset pėr tė qenė tė suksesshėm rriten ndjeshėm kur kemi njė treg financiar tė zhvilluar, i cili kupton drejt sinjalet e politikės monetare dhe i pėrcjell ato nė mėnyrėn e duhur nė ekonomi. Efektiviteti i politikės monetare nėnkupton efektivitetin e tregut financiar.
Nė kėtė kuadėr, prioritetet afatshkurtra tė Bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2008 do tė jenė shtimi i bazės sė pjesėmarrėsve nė tregun e letrave me vlerė tė qeverisė, minimizimi i rrezikut nė tregun ndėrbankar, krijimi i sistemit tė lėvrimit kundrejt pagesės, rritja e efektivitetit tė tregut ndėrbankar si dhe prezantimi i pėrqindjeve orientuese bazė.
Por, konkludoi zoti Fullani, pavarėsisht hapave tė planifikuara prej Bankės sė Shqipėrisė, ėshtė e nevojshme qė tė njėjtėn gjė tė bėjnė edhe segmentet e tjera tė tregut financiar, sepse aktualisht roli dhe pesha e ndihmėsve dhe ndėrmjetėsve tė tjerė tė specializuar financiarė ėshtė e vogėl, pa ndonjė ndikim nė ndėrmjetėsimin dhe rialokimin e fondeve financiare nė ekonomi.
Nė pėrfundim Guvernatori Fullani theksoi se "...filozofia qė ka mbizotėruar nė punėn tonė ka qenė e thjeshtė por bashkėkohore. Ajo ka synuar krijimin e strukturave tė shėndosha dhe funksionale, kompletimin dhe pėrmirėsimin e bazės ligjore dhe asaj rregullatore, si dhe thithjen e burimeve njerėzore tė kualifikuara tė afta profesionalisht pėr t'u ballafaquar me sfidat e sė ardhmes. Shpreh bindjen time se Banka e Shqipėrisė ėshtė njė institucion tėrėsisht i aftė pėr tė marrė mbi shpatullat e veta pronėsinė e plotė tė ideimit dhe zbatimit tė politikės monetare".
Nė vijim tė punimeve tė konferencės, u diskutua pėrvoja ndėrkombėtare mbi opsionet e politikės monetare pėr ekonomitė e vogla, ku ekspertėt dhe akademikėt e ftuar ndanė me tė pranishmit aspektet praktike tė kėtyre eksperiencave. Edhe pse tashmė pranohet gjerėsisht se objektivi parėsor i politikės monetare duhet tė jetė arritja dhe ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve, mbetet mė pak e qartė se ēfarė lloji tė strategjisė sė politikės monetare duhet tė adoptojė njė vend i vogėl.
Ndėrsa dita e dytė iu dedikua tėrėsisht progresit tė bėrė nga Banka e Shqipėrisė gjatė vitit 2007, nė lidhje me pėrgatitjet pėr adoptimin e regjimit tė ri tė politikės monetare nė tė ardhmen.
Nė kėtė konferencė morėn pjesė ekspertė tė bankave qendrore dhe tė institucioneve financiare ndėrkombėtare, akademikė tė njohur, pėrfaqėsues tė sistemit bankar dhe tė institucioneve tė tjera nė vend, si dhe shumė personalitete tė tjera tė vendit dhe tė huaja.
Ekspertėt e huaj dhe pjesėmarrėsit e tjerė nė kėtė konferencė kanė vlerėsuar punėn e bėrė nga Banka e Shqipėrisė, nė drejtim tė plotėsimit tė parakushteve pėr kalimin drejt regjimit tė inflacionit tė shėnjestruar. Ata kanė ndarė tė njėjtin mendim, se Banka e Shqipėrisė ėshtė nė rrugėn e drejtė, duke treguar edhe njė herė kėshtu angazhimin e saj institucional pėr pėrballimin e sfidave tė reja, qė rrjedhin nga zhvillimet nė tregjet financiare, dhe integrimin e vazhdueshėm ekonomik tė Shqipėrisė.
Gjatė punimeve tė ditės sė parė tė Konferencės, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani shpalli edhe fituesit e konkursit
"Ēmimi i Guvernatorit pėr Diplomėn mė tė Mirė"
.
Strategjitė e politikės monetare pėr ekonomitė e vogla
(referate tė prezatuara nė Konferencėn VII)
Kliko kėtu pėr tė lexuar
Programin e Konferencės VII