logoal
 

.logo ivi.

 
KONFERENCA e IX-tė NDĖRKOMBĖTARE E BANKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

“Tė ndėrtojmė tė ardhmen nėpėrmjet kulturės financiare”


15 shtator 2011,
Hotel Sheraton, Tiranė 
 


 

Nė datė 15 shtator 2011, Banka e Shqipėrisė organizoi Konferencėn e 9-tė ndėrkombėtare me temė “Tė ndėrtojmė tė ardhmen nėpėrmjet kulturės financiare”. Kjo konferencė u zhvillua nė bashkėpunim me Bankėn e Italisė, nė kuadėr tė Projektit tė Binjakėzimit, mes dy bankave qendrore .

Fjala e hapjes u mbajt nga Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė z. Ardian Fullani, i cili vuri nė dukje rėndėsinė e krijimit tė njė kulture financiare nė shkallė tė gjerė kombėtare: “Pėr ne edukimi financiar ėshtė njė e mirė publike e cila duhet tė destinohet pėr tė gjithė”.

Punimet e kėsaj konference u pėrshėndetėn nga Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, nga Ambasadori i Delegacionit Evropian nė Shqipėri, SH.T.Z.Ettore Sequi, nga Zėvendėsministri i Arsimit dhe i Shkencės, z. Halit Shamata, si dhe nga Drejtori Menaxhues i Bankės sė Italisė, z. Franco Passacantando.  Ndėrkohė, lektori kryesor i kėtij aktivitet ishte  i ftuari i veēantė, z. Dejan Soskic, Guvernator i Bankės Kombėtare tė Serbisė.

Tė pranishėm nė kėtė konferencė ishin pėrfaqėsues tė shumė tė bankave qendrore tė rajonit, drejtues tė bankave tė nivelit tė dytė qė operojnė nė Shqipėri, emra tė njohur tė botės akademike ekonomike dhe financiare, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Shqipėri, pėrfaqėsues tė institucioneve ndėrkombėtare financiare, si dhe shumė personalitete tė tjera tė vendit dhe tė huaja.

Kjo konferencė morri shkas nga  rėndėsia nė rritje e edukimit financiar nė mbarė botėn, sidomos pas zhvillimeve tė fundit ekonomike dhe krizės financiare globale. Kjo e fundit nxori nė pah domosdoshmėrinė e krijimit tė njė kulture financiare me qėllim uljen e rreziqeve dhe rritjen e mirėqenies sė konsumatorėve, si rrjedhojė e njė vendimmarrje mė tė pėrgjegjshme. Gjatė punimeve tė konferencės u prezantuan dhe rezultatet paraprake tė vrojtimit pėr matjen e  kulturės financiare nė Shqipėri. Tė dhėnat e pėrftuara prej analizimit tė rezultateve tė kėtij vrojtimi,  tė ndėrtuar sipas metodologjisė sė OECD-sė, do tė kontribuojnė nė: matjen e kulturės financiare tė qytetarėve shqiptarė dhe identifikimin e nevojave specifike tė popullsisė pėr sa i pėrket problematikave tė ndryshme tė edukimit financiar;  cilėsimin e nivelit tė kulturės financiare tė qytetarėve sipas pėrkatėsisė sė tyre socio-demografike; do tė  ndihmojnė punėn e autoriteteve pėr njė identifikim mė tė mirė tė nevojave dhe mjeteve qė duhet tė pėrdoren pėr njė edukimin eficent financiar tė publikut; si dhe do tė mundėsojnė krahasimin e tė dhėnave midis 12 vendeve qė kanė kryer kėtė vrojtim, tė bazuar nė metodologjinė e OECD-sė. Raporti i plotė krahasues do tė publikohet nė pranverėn e vitit tė ardhshėm.

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, mbylli punimet e kėsaj konference duke theksuar edhe njė herė  rėndėsinė  e hartimit dhe zbatimit tė njė strategjie kombėtare pėr edukimin financiar.  Ai vuri nė dukje se Banka e Shqipėrisė ėshtė e gatshme tė  bashkėpunojė me sektorin publik dhe atė privat tė vendit, pėr tė krijimin e Strategjisė kombėtare tė edukimit financiar nė Shqipėri.

 


Fjala pėrshėndetėse e Guvernatorit

I nderuar Zoti Ministėr,
I nderuar zoti Zėvendėsministėr,
Tė nderuar Shkėlqesi Ambasadorė,
I nderuar Guvernator Soskic,
I nderuar Zoti Passacantando,

Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė tė hap punimet e konferencės sė nėntė tė Bankės sė Shqipėrisė, e cila i kushtohet edukimit financiar. Pėrfitoj nga rasti tė pėrshėndes tė gjithė tė pranishmit nė sallė, si dhe nė veēanti t’i uroj mirėseardhjen miqve tanė tė huaj.

Nė qoftė se do tė mė pyesni nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė se ēfarė kuptoj unė me edukim financiar, me pak fjalė do tė thosha se edukimi financiar: ėshtė aftėsia e konsumatorėve dhe investitorėve pėr tė kuptuar konceptet dhe produktet financiare; ėshtė aftėsia pėr tė kuptuar se si tė mbrohen nga zhvillimet e padėshiruara; ėshtė aftėsia e njerėzve tė marrin vendime tė shėndosha nė lidhje me paratė e tyre nė pėrputhje me rrethanat qė ju ofron jeta.

Edukimi financiar duhet tė filloje nė radhė tė parė nga kuptimi i rolit qė financa luan nė ekonominė e tregut tė lirė. Financa “lubrifikon” procesin e rritjes ekonomike. Ajo gjithashtu u jep mundėsi ekonomike tė gjithė atyre qė nuk kanė burime tė mjaftueshme financiare. Ekonomisti i njohur austriak Jozef Shumpeter, nė vitin 1911 ėshtė shprehur: “...nuk mund tė mohohet fakti se struktura e industrisė moderne nuk mund tė ngrihej nė mungese te financės, se ajo i bėn individėt tė pavarur nga trashėgimia dhe se talenti nė jetėn ekonomike varet nga suksesi i kredive financiare...”

Nė qoftė se do mė pyesni pse edukimi financiar ėshtė i rėndėsishėm, me pak fjalė do tė thosha: ėshtė i rėndėsishėm se kontribuon nė mirėqenien financiare tė shqiptarėve.

Sa mė shumė tė ditur tė jemi financiarisht aq mė tė zotė do tė jemi nė marrjen e vendimeve qė do tė rrisnin mirėqenien tonė. Kjo ėshtė e vėrtetė pėr kėdo, pa pasur rėndėsi se kush jemi apo se nga vijmė. Siē ka thėnė, Nobelisti Friedman: “Liria ekonomike ėshtė njė kusht esencial pėr lirinė politike.” Ushtrimi i tė drejtave qė burojnė nga liria ekonomike nuk do tė kishte kuptim pa njohurit ė financiare dhe barazi nė treg. Kjo nuk nėnkupton vetėm informacion tė njėjtė dhe tė njėkohshėm, por edhe kulturėn e duhur pėr ta pėrdorur kėtė informacion.

Financat krijojnė vlerė tė shtuar jo vetėm pėr tė pasurit por pėr tė gjithė shoqėrinė. E domosdoshme ėshtė qė tė krijojmė akses tė barabartė tė gjithsecilit ndaj tyre. Aksesi i barabartė ndaj financave, barazia para ligjit dhe ligji mbi tė gjithė, janė bazat e ekonomisė moderne tė tregut. Financat dhe edukimi financiar shkojnė dora dorės me njėra tjetrėn. Ato mund tė shndėrrojnė tė varfrit nė tė pasur, ashtu sikurse analfabetizmi financiar mund tė shndėrrojė tė pasurit nė tė varfėr. Financat janė tė rrezikshme kur nuk zotėron njohuritė e duhura mbi to. Kjo ėshtė arsyeja pse e vlerėsoj kaq tė rėndėsishme konferencėn e sotme. 

Banka e Shqipėrisė i ka kushtuar njė kujdes konstant edukimit financiar tė publikut. Axhenda qė kemi hartuar dhe zbatuar ka qenė e plotė, gjithėpėrfshirėse si nė gjeografi ashtu edhe nė grupmosha, e mbushur me elementė interaktiviteti dhe me metodika bashkėkohore komunikimi. Nė vijim do tė doja tė ndalesha nė citimin e disa prej elementėve qė pėrbėjnė shtratin filozofik tė punės sonė edukative.

Sė pari, do tė doja tė sillja nė vėmendjen tuaj se mirėqenia financiare e individėve ėshtė e lidhur pazgjidhshmėrisht me progresin ekonomik tė vendit.

Ėshtė e provuar tashmė se mirėqenia financiare e individėve ėshtė nė pėrpjesėtim tė drejtė me aktivitetin ekonomik dhe ēmimet e mjeteve financiare. Lidhja shkak-pasojė ėshtė e vėrtetė nė tė dy krahėt. Ekonomia dhe institucionet tona financiare janė tė forta kur shtohen vendet e punės, kur tė ardhurat dhe pasuria janė nė rritje. Individėt e shėndetshėm financiarisht priren tė konsumojnė mė shumė e pėr rrjedhim janė tė gatshėm tė rrisin shpenzimet, duke i dhėnė njė shtysė ekonomisė. Pėr mė tepėr, njerėzit financiarisht tė suksesshėm ndikojnė nė rritjen e potencialit kreditues tė sistemit bankar nėpėrmjet kanalizimit tė kursimeve tė tyre nė depozita.
Nė kėtė mėnyrė, vetė ata janė mė tė aftė pėr tė patur akses nė kreditimin e sistemit bankar, duke i dhėnė jetė bizneseve tė reja qė nga ana tyre sigurojnė akoma mė shumė punėsim dhe mirėqenie.

Pėr shumicėn e njerėzve, tė paturit e njė pune dhe tė njė rroge, apo tė njė pasurie, pėrbėn ēelėsin pėr mirėqenien personale financiare. Megjithatė, fakti qė ke njė punė, apo qė fiton njė rrogė nuk do tė thotė se zotėroni automatikisht aftėsinė pėr tė marrė vendime tė menēura nė lidhje me pėrdorimin efektiv tė parave qė keni.

Ėshtė kjo pika, ku raporti ynė me edukimin financiar vihet para testit tė sė vėrtetės. A ėshtė ky test i kapėrcyer? Kriza e kredive nėnsdandarde nė SHBA tregoi se individėt nė tė shumtėn e rasteve nuk e kaluan dot kėtė test. Pėr rrjedhim, ngarkesa e individėve tė thjeshtė me borxhe njohu rritje, ndėrkohė qė aksesi nė kreditim ėshtė vėshtirėsuar, duke rezultuar nė njė rrezik tė madh pėr tė ardhmen e tyre financiare. Njė analogji e ngjashme mund tė bėhet edhe me kreditimin nė valutė nė ekonomitė e Evropės Lindore.
 

Sė dyti, edukimi financiar duhet parė si njė e mirė publike qė sjell eksternalitete pozitive pėr shoqėrinė. Ai jo vetėm rrit mirėqenien financiare tė individėve, por ndikon gjithashtu nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė eficiencėn e politikave ekonomike tė ndėrmarra nga autoritetet.

Efektiviteti i politikave ekonomike ėshtė mė i madh nė kushtet e pranisė sė njė publiku tė edukuar. Kontrolli i inflacionit dhe aktivitetit ekonomik ėshtė pothuajse i pamundur nė njė shoqėri qė vuan nga analfabetizmi financiar ose ka kulturė financiare tė cunguar. Arritja dhe ruajtja e ekuilibrave makroekonomikė, realizohet pėrmes instrumenteve tė politikės monetare e fiskale. Shoqėria duhet tė ketė njohuri mbi kėto instrumente, t’i kuptojė ato, tė vlerėsojė stimujt e motivimet, dhe t’i pėrgjigjet atyre nė mėnyrė tė pėrshtatshme.


Roli i rėndėsishėm i sjelljes sė individėve nė suksesin e politikave evidentohet qartė nė teorinė e “pritjeve racionale”. Intuita e thjeshtė mbrapa kėsaj teorie ėshtė se individėt racionalė i formojnė pritjet e tyre mbi tė ardhmen, duke pėrdorur nė mėnyrė optimale tė gjithė informacionin qė kanė nė dispozicion. Ata do t’i pėrgjigjeshin ēdo informacioni tė ri, duke e ndryshuar sjelljen e tyre nė mėnyrė tė tillė qė tė maksimizojnė mirėqenien.

Nė kėtė rast, individėt “tė armatosur” me kulturėn financiare do t’i lexonin dhe kuptonin ndryshimet nė politikat ekonomike, dhe do t’i pėrgjigjeshin atyre nė njė mėnyrė tė arsyeshme. Ky mirėkuptim reciprok do ta ēojė ekonominė nė drejtimin e dėshiruar. Banka qendrore do t’i pėrshtasė politikat e saj nė pėrgjigje tė sjelljes aktuale tė agjentėve. Kėta tė fundit, do tė pėrshtatin sjelljen e tyre nė pėrputhje me politikėn e bankės qendrore. Nė mėnyrė qė ky ndėrveprim tė ndodhė, si publiku ashtu edhe banka qendrore, duhet qė tė flasin tė njėjtėn gjuhė dhe ta kuptojnė njėri-tjetrin pa keqkuptime. Menaxhimi monetar ka nevojė pėr kėtė mirėkuptim tė dyanshėm si dhe pėr rolin aktiv tė individėve. Nė kėtė mėnyrė, fitohet besimi i publikut, plotėsohen objektivat e politikės monetare dhe rritet besueshmėria e saj.


Sė treti, do tė dėshiroja tė theksoja se edukimi financiar i individėve krijon shtresa shoqėrore mė tė qėndrueshme nga njėra anė, si dhe njė sistem bankar mė tė fortė dhe mė tė sigurtė nga ana tjetėr.
 
Edukimi financiar efikas dhe i vazhdueshėm ka qenė njė nga rrugėt pėr miliona individė dhe familjet e tyre, pėr tė arritur objektivat e tyre financiarė dhe pėr tė grumbulluar pasuri.

Efekti pozitiv i kėtij procesi reflektohet nė njė stabilitet mė tė madh ekonomik dhe financiar nė tė gjithė shtresat e ndryshme tė shoqėrisė. Sistemi bankar ka rolin e tij nė kėtė proces, kryesisht nėpėrmjet kreditimit tė sipėrmarrjeve ashtu dhe tė individėve. Si rregullator, Banka e Shqipėrisė jep ndihmesėn e saj duke siguruar qė bankat tė pėrmbushin me pėrpikmėri dhe ndershmėri tė gjithė detyrimet ligjore dhe rregullative nė marrėdhėniet e tyre me klientelėn. Ndėrkohė, kėta tė fundit nė rastin kur janė tė edukuar financiarisht ndihmojnė nė zhvillimin e sistemit bankar, nėpėrmjet kėrkesės nė rritje pėr produkte dhe shėrbime financiare. Pėr rrjedhim, rezultati ėshtė i qartė: efikasitet mė i madh, tarifa mė tė ulėta, shėrbime mė tė mira dhe sistem bankar mė i shėndetshėm dhe mė i sigurtė.

Sė katėrti, do tė doja tė theksoja se edukimi financiar, veēanėrisht nė kohė, pėrmirėson standardin e jetės nė terma afatgjatė, pėrfshirė edhe vitet e pensionit.

Nė analizė tė fundit, arsyeja thelbėsore pse njė individ duhet tė rrisė dijet financiare ėshtė se ky investim do ta ndihmojė atė tė arrijė objektivat e veta nė lidhje me administrimin e parasė.
Pavarėsisht se objektivat personalė mund tė ndryshojnė nga njėri individ tek tjetri, nga kėndvėshtrimi i edukimit financiar garantohet njė pėrmirėsim i standardit tė jetesės sė shoqėrisė si dhe rritet besimi ndaj sė ardhmes.

Individėt e edukuar financiarisht, janė tė aftė tė bėjnė plane financiare mė tė shėndetshme, qė nė hapat e para tė karrierės sė tyre. Njohuritė qė kanė marrė, ju krijojnė atyre lehtėsi pėr planifikimin financiar tė moshės sė pensionit, tė edukimit tė fėmijėve dhe tė akumulimit tė pasurisė financiare. Kėto sjellje individuale, nė dukje tė parėndėsishme sjellin pėrfitime tė mėdha nė kėndvėshtrimin kombėtar.

Sė pesti, do tė doja tė theksoja se marrja e njohurive financiare nėpėrmjet edukimit ėshtė njė proces afatgjatė, i shtrirė nė kohė, ku prania e institucioneve tė specializuara ėshtė e domosdoshme.

Edhe pse nė kohė krizash financiare dėmet qė pėsojnė individėt janė tė mėdha, pėrsėri nė mėnyrė tė pakuptueshme, ata vazhdojnė tė pėrfshihen nė krizat qė pasojnė. Numri i individėve qė janė familjarė me normat e interesit qė pėrfitojnė ose paguajnė nė transaksionet financiare ėshtė akoma i vogėl.

E njėjta gjė mund tė thuhet edhe kur flitet pėr strategjitė e investimit, pėr identifikimin dhe vlerėsimin e rrezikut financiar si dhe pėr koncepte tė tjera elementare tė administrimit tė parasė.

Shumė njerėz nuk mendojnė nė terma financiare dhe nuk i kuptojnė drejtė pėrfitimet dhe kostot qė rrjedhin nga pėrdorimi i kredisė bankare, apo efektet pasurore qė rrjedhin nga pronėsia mbi shtėpitė dhe mjete tė tjera tė ngjashme tė pėrdorimit afatgjatė.

Shkaqet e kėsaj sjelljeje janė tė kuptueshme dhe lidhen sė pari me faktin se pjesa dėrrmuese e shoqėrisė i pėrfiton njohuritė nė mėnyrė rastėsore, dėshtim pas dėshtimi, duke shpresuar qė gabimi i radhės tė bėhet mėsim pėr tė ardhmen.

Njė mėnyrė pėr tė ērrėnjosur tė mėsuarin nėpėrmjet dėgjimit tė rastėsishėm, ėshtė futja e koncepteve tė leximit financiar herėt nė edukimin e ēdo fėmije. Nė kėtė kontekst, Banka e Shqipėrisė me krenari do tė thosha ka dhėnė njė kontribut tė spikatur. Me lejoni qė shkurtimisht tė bėj njė ekspoze tė punės sė bėrė nė kėtė drejtim.
Stacioni i parė strategjik i edukimit financiar tė ofruar nga Banka e Shqipėrisė ishte identifikimi i nevojave dhe vendosja e prioriteteve nė trajtimin e tyre. Nga ky kėndvėshtrim, vlerėsuam se ishte e domosdoshme hapja “de facto” e vetė Bankės sė Shqipėrisė ndaj publikut. Shtimi i komunikimit me tregun dhe pjesėmarrėsit e rėndėsishėm tė tij, shpjegimi periodik i vendimmarrjes sė politikės monetare dhe balancės sė rreziqeve nė lidhje me inflacionin dhe stabilitetin financiar, janė disa iniciativa qė i vlerėsojmė si njė proces edukativ shumė efektiv.

Me kėnaqėsi konstatoj faktin se sot kemi:
 

  • njė opinion publik i cili krijon pritshmėri nė lidhje me vendimmarrjen tonė;
  • njė sektor mediatik, i cili ka rritur nė mėnyrė tė admirueshme kuptimin, interpretimin dhe pritshmėritė nė lidhje me vendimmarrjen tonė;
  • njė sektor bankar, i cili lexon saktė dhe reagon me shkallė tė lartė elasticiteti nė kahun e orientuar prej nesh;
  • njė oponencė publike tė kualifikuar, ku Banka e Shqipėrisė gjen njė pasqyrė tė opinionit alternativ nė lidhje me vendimet dhe praktikat e adoptuara prej saj.

 

Njė drejtim tjetėr i rėndėsishėm ishte dhe identifikimi dhe shtresėzimi i popullatės, sipas disa karakteristikave tė caktuara demografike, gjeografike dhe kulturore. Pėr ne, edukimi financiar ėshtė njė e mirė publike, e cila duhet tė destinohet pėr tė gjithė. Nė pėrputhje me eksperiencat mė tė mira ndėrkombėtare, ne identifikuam si shumė tė rėndėsishėm edukimin financiar tė grupmoshave tė reja, duke pėrzgjedhur jo vetėm nxėnėsit, por edhe edukatorėt e tyre. Realizimi nė praktikė ka qenė njė proces kompleks qė kėrkon burime njerėzore tė kualifikuara dhe burime financiare.

Pėr kėtė qėllim, edhe slogani i adoptuar prej nesh ka qenė shumė domethėnės: “Edukimi kushton, por nuk ka ēmim”. Teknikat e realizmit janė tė njohura tashmė: kontakt i drejtpėrdrejtė, lojėra interaktive qė nxisin imagjinatėn e fėmijėve, kontakt nėpėrmjet njė serie publikimesh me nivel fleksibėl vėshtirėsie, trajnimeve tė mėsuesve tė lėndės sė ekonomisė, si dhe njė tur i vėrtetė vizitash nėpėr shkolla tė ndryshme tė vendit.

Nė kėtė drejtim, do tė doja tė veēoja kontributin e fundit qė Banka e Shqipėrisė i dha nxėnėsve tė shkollave tė mesme nėpėrmjet librit: “Financat personale nė duart tuaja”, njė publikim i ideuar pėr shkollat e mesme, si pjesė e kurrikulės me zgjedhje qė bėjnė nxėnėsit vetė.


Tė nderuar pjesėmarrės,

Edukimi nga vetė natyra e tij ėshtė i pafundėm. Ai nuk njeh moshė. Ėshtė i thellė, i pamatshėm, gjithėpėrfshirės. Pėr kėtė arsye, mė duhet tė pohoj se pavarėsisht asaj ē’kemi bėrė, mendoj se rruga para nesh ėshtė akoma e gjatė. Banka e Shqipėrisė gjykon tė nevojshme hartimin dhe zbatimin e njė strategjie kombėtare pėr edukimin bashkėkohor financiar. Banka e Shqipėrisė ėshtė e gatshme t’i bashkohet ēdo nisme nė nivel kombėtar, e cila do tė synonte tė promovonte pėrhapjen dhe depėrtimin e dijes anė e mbanė vendit.

 

 

 

 

Programi i Konferencės    (versioni anglisht)

CV-tė e folėsave  (versioni anglisht)

Konferenca  vjetore  e  forume:

 

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.