logoal
 

 

.logo_konf_8.

 

KONFERENCA e VIII-tė NDĖRKOMBĖTARE E  BANKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

“Politika tė stabilitetit monetar dhe financiar – leksione nga kriza”


17 shtator 2009,
Hotel Sheraton, Tiranė 
 


Nė datėn 17 shtator 2009, Banka e Shqipėrisė organizoi nė  Tiranė Konferencėn e 8-tė Ndėrkombėtare me temė “Politika tė stabilitetit monetar dhe financiar – Leksione nga kriza”.

Punimet e kėsaj konference u pėrshėndetėn edhe nga Kryeministri, z. Sali Berisha dhe Ministri i Financave, z. Ridvan Bode. Nė kėtė konferencė morėn pjesė shumė guvernatorė, zėvendėsguvernatorė, pėrfaqėsues tė lartė tė bankave qendrore, emra tė njohur tė botės akademike ekonomike dhe financiare, pėrfaqėsues tė institucioneve ndėrkombėtare financiare, drejtues tė bankave tė nivelit tė dytė qė operojnė nė Shqipėri si dhe shumė personalitete tė tjera tė vendit dhe tė huaja.

Konferenca u zhvillua nė kushtet kur stabiliteti financiar qėndron nė krye tė axhendės sė bankierėve qendrorė pėr tė patur njė sistem bankar e financiar tė shėndoshė nė kohė tė vėshtira, i cili kontribuon fuqishėm nė zhvillimin e qėndrueshėm makroekonomik tė njė vendi. Konferenca ishte e konceptuar me tre panele diskutimi. Nė dy panelet e para tė ftuarit nga bota akademike, bankare e financiare ndėrkombėtare trajtuan krizėn me tė gjitha elementet e saj pėrbėrėse dhe mėsimet e deritanishme si dhe ndikimin qė ka patur ajo nė ekonomitė e Evropės Juglindore.

Paneli i tretė mblodhi nė njė tryeze tė pėrbashkėt guvernatorėt dhe zėvendėsguvernatorėt e bankave qendrore tė Ballkanit, tė cilėt diskutuan rreth qėndrimeve, masave dhe eksperiencave tė tyre nė situatėn e krizės.

Nė vijim tė traditės sė saj disavjeēare, nė pėrfundim tė konferencės, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, shpalli edhe fituesit e konkursit “Ēmimi i Guvernatorit pėr Diplomėn mė tė Mirė”, pėr vitin 2009. 

 

Fjala pėrshėndetėse e Guvernatorit

I nderuar zoti Kryeministėr,

Tė nderuar Guvernatorė,

Tė nderuar pjesėmarrės,

Ndjehem thellėsisht i privilegjuar tė hap punimet e Konferencės sė Tetė tė Bankės sė Shqipėrisė tė titulluar “Politika tė stabilitetit monetar dhe financiar – leksione nga kriza”. Shpresoj qė punimet e saj tė ndihmojnė tė gjithė tė pranishmit pėr tė kuptuar mė mirė atė qė ka ndodhur nė ekonominė botėrore gjatė kėsaj periudhe si dhe pėr tė nxjerrė mėsimet e duhura. Personalisht, jam i bindur se cilėsia e folėsve tė ftuar ėshtė njė garanci pėr arritjen e kėtij qėllimi. Duke ftuar pjesėmarrėsit tė trajtojnė sipas kėndvėshtrimeve dhe eksperiencave pėrkatėse karakteristikat dhe mėsimet nga kriza nė botė dhe nė rajon, mė lejoni tė them dy fjalė mbi kėtė aktivitet.

Tema e zgjedhur pėr t’u trajtuar nė kėtė konferencė ėshtė nė fokusin e tė gjitha institucioneve pėrgjegjėse pėr politikat makroekonomike dhe mbikėqyrjen e sistemit financiar, nė rang kombėtar dhe ndėrkombėtar. Pothuajse njė vit mė parė, paniku qė pasoi falimentimin e Lehman Brothers bėri qė tronditja e tregut tė kredive hipotekore nė ShBA tė shndėrrohej nė njė krizė tė mirėfilltė financiare me pėrmasa globale. Integrimi i tregjeve financiare bėri qė kriza tė pėrhapej me shpejtėsi, ndėrsa roli jetik i sistemit tė kreditit nė ekonomitė e tregut tė lirė e transformoi atė nė njė recesion tė ekonomisė botėrore, qė nuk kaloi pa prekur vendet e Evropės Lindore e Juglindore.

Pėrvoja e fituar gjatė kėsaj kohe ka mundėsuar njė njohje mė tė mirė tė shkaqeve tė krizės dhe tė faktorėve qė kanė forcuar dhe pėrshpejtuar pėrhapjen e saj, si dhe njė rivlerėsim tė praktikave tė ndryshme mbikėqyrėse dhe rregullatore. Do tė mė pėlqente qė diskutimet mbi krizėn, ta trajtojnė atė nė dy plane: ēfarė mėsuam dhe ēfarė nuk mundėm tė mėsojmė nga kriza. Midis shumė argumenteve tė debatuara gjerėsisht do tė doja tė veēoja tre: dikotominė midis shtetit dhe tregut, shkallėn e besimit tek modelet e parashikimit dhe rėndėsinė e koordinimit tė masave parandaluese.

Nė debatin shteti kundrejt tregut, dėshiroj tė ritheksoj besimin tim tė patundur tek tregu, me marrėveshjen qė ėshtė detyra jonė si politikėbėrės qė tė bėjmė atė tė funksionojė sipas rregullave dhe nė mėnyrė eficiente 24/24. Vitet e fundit kanė shėnuar njė zhvillim tė vrullshėm tė modeleve dhe teknikave tė sofistikuara tė parashikimit. Pa dashur tė nėnvlerėsoj rėndėsinė shumė tė madhe tė kėtyre mjeteve nė punėn e ēdo analisti dhe politikėbėrėsi, duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm pėr kufizimet e modeleve dhe pėr rreziqet qė vijnė nga mbėshtetja e tepruar tek to. Kostoja e lartė e pėrballimit tė pasojave tė krizės na bėn tė ndėrgjegjshėm pėr rėndėsinė e ndėrtimit tė mekanizmave parandalues dhe mbi tė gjitha, pėr rėndėsinė e koordinimit tė kėtyre mekanizmave nė rang kombėtar dhe ndėrkombėtar.

Sot, rreth dy vite pas shenjave tė para tė krizės, ekonomia dhe tregu financiar botėror gjenden nė njė situatė mė optimiste. Rimėkėmbja e ekonomisė ėshtė reflektuar nė pėrmirėsimin e treguesve tė besimit tė bizneseve dhe konsumatorėve, nė zbutjen e presioneve deflacioniste, nė normalizimin e funksionimit tė sistemeve bankare dhe financiare dhe nė pėrmirėsimin e normave tė rritjes sė aktivitetit ekonomik nė pothuajse tė gjithė sektorėt prodhues. Nė Shqipėri, sikurse nė vendet e rajonit kėto zhvillime kanė qenė tė pranishme.

Tremujorėt e fundit kanė regjistruar rritje tė kreditimit pėr ekonominė, pėrmirėsimin e situatės sė besimit nė sistemin bankar, qėndrueshmėrinė relative tė kursit tė kėmbimit dhe ankorimin e pritjeve pėr inflacionin.

Tashmė ėshtė arritur njė konsensus global qė pjesa mė e vėshtirė e krizės ėshtė kaluar. Ky ėshtė pa dyshim njė lajm i mirė, por jo i mjaftueshėm. Ky ėshtė momenti i duhur pėr tė konsideruar tė gjitha alternativat pėr tė ashtuquajturėn “strategji tė daljes/tėrheqjes”. Zbutja e efekteve anėsore tė masave antikrizė kėrkon njė bashkėrendim veprimesh, tė ndėrmarrė nė kohėn dhe drejtimin e duhur. Politikėbėrėsit duhet tė rivlerėsojnė objektivat e politikave makroekonomike dhe financiare nga kėndvėshtrimi i zhvillimeve pozitive tė kohėve tė fundit.

Duke e ngushtuar shtrirjen gjeografike tė diskutimit nga arena botėrore nė atė rajonale, po ndalem shkurtimisht nė disa nga ēėshtjet e prekura mė lart.

Dikur i kam thėnė njė mikut tim se ekonomitė e vogla e tė hapura, siē ėshtė rasti i ekonomive tė Ballkanit, janė importuese neto mallrash, shėrbimesh e krizash. Kriza nuk lindi nė rajon. Gradualisht, ajo u pėrcoll nė sajė tė integrimit tė rajonit me tregjet dhe ekonominė botėrore, dhe pranisė sė grupeve tė fuqishme bankare ndėrkombėtare. Vendet e rajonit tonė janė sa tė ngjashme, aq edhe tė ndryshme. Rrjedhimisht forma, depėrtimi dhe pasojat e krizės nė secilin nga kėto vende ishin sa tė ngjashme, aq edhe tė ndryshme. Struktura ekonomike dhe sociale, shkalla e konvergjencės dhe e integrimit nė tregjet botėrore, normat ligjore dhe institucionale dhe veēanėrisht natyra e regjimeve tė kursit tė kėmbimit, kanė pėrcaktuar veēoritė e krizės pėr ēdo shtet. Pėrvoja e guvernatorėve tė ftuar nė kėtė tryezė do tė hedhė dritė nė drejtimet e lartpėrmendura.

Duke hedhur njė vėshtrim mbi rastin e Shqipėrisė, dymbėdhjetė muajt e fundit kanė qenė sfidues pėr industrinė bankare. Megjithė vėshtirėsitė e rastit, nė asnjė moment sistemi bankar nuk ka shfaqur shenja paniku dhe konfuzioni. Banka e Shqipėrisė gjykon se arsyeja kryesore pėr kėtė qėndrueshmėri lidhet me kujdesin e treguar kėto vitet e fundit ndaj stabilitetit financiar tė sistemit bankar.

Shkalla e lartė e rezistencės dhe kthimi i shpejtė nė normalitet ishin rrjedhojė e njė sėrė vendimesh tė rėndėsishme. Duke filluar nga miratimi i ligjit tė ri “Pėr sistemin bankar nė Republikėn e Shqipėrisė” e duke vazhduar me njė sėrė vendimesh tė tjera tė politikės monetare dhe tė mbikėqyrjes bankare, kemi synuar konsolidimin e mėtejshėm tė ekuilibrave makroekonomikė dhe forcimin e stabilitetit financiar. Nė fokus tė strategjisė sė Bankės sė Shqipėrisė ka qenė qeverisja dhe administrimi mė i mirė i rrezikut, rritja e transparencės sė aktivitetit bankar ndaj klientelės dhe forcimi i kontrollit tė brendshėm. Kjo strategji ka kulmuar me njė program tė madh, tė veēantė dhe bashkėkohor komunikimi e edukimi, tė hapur dhe tė vazhdueshėm me publikun.

Vlerėsoj se situata e favorshme e likuiditetit dhe e kapitalit qė karakterizonte sistemin bankar shqiptar nė vigjilje tė krizės financiare tė vjeshtės sė kaluar, ka ndikuar nė pėrballimin e tėrheqjeve tė depozitave nė periudhėn shtator – tetor 2008. Megjithatė, Banka e Shqipėrisė e gjykoi tė domosdoshėm monitorimin e kujdesshėm tė situatės duke ndėrmarė njė sėrė veprimesh, tė cilat zbutėn ndjeshėm trysninė mbi sistemin bankar. Kėto veprime, i kanė shėrbyer qetėsimit tė situatės sė likuiditetit dhe kanė qenė tė harmonizuara me reagimin operacional tė zbatuar nga BQE nė pėrgjigje tė krizės.

Sė pari, u krijua grupi i posaēėm i tipit task force, pėrgjegjėsi kryesore e tė cilit edhe sot e kėsaj dite, vazhdon tė jetė ndjekja ditore e situatės pėr ēdo bankė tė veēantė. Konkluzioni ynė i drejtpėrdrejtė ishte se analiza duhej tė zbriste nė nivel mikro, nė ēdo qelizė tė sistemit dhe nė ēdo tregues tė veēantė tė tij.

Sė dyti, u adoptuan njė sėrė lehtėsish pėr furnizimin pa ndėrprerje tė sistemit me likuiditetin e duhur. U ndryshua tipi i ankandit kryesor tė injektimit nė ankand me ēmim fiks, u zgjerua baza e kolateralit pėr marrėveshjet repo, u rrit norma e pėrdorimit tė rezervės sė detyruar nga 20% nė 40% dhe u zvogėlua diferenca midis normės bazė tė interesit tė Bankės sė Shqipėrisė dhe kredisė njėditore, nga 175 pikė nė 75 pikė.

Sė treti, nėpėrmjet njė akti tė veēantė, Banka e Shqipėrisė i kėrkoi sektorit bankar rritjen e kapitalizimit tė veprimtarisė bankare, si njė garanci mė shumė pėr shėndetin financiar tė sektorit bankar.

Zhvillimet aktuale nė sistemin financiar tregojnė se situata e pėrgjithshme nė sektorin bankar po shėnon pėrmirėsime tė vazhdueshme. Ka njė kthim tė depozitave nė sistemin bankar, gjė qė flet pėr forcimin e besimit tė publikut.

Po kėshtu, edhe kredia pėr ekonominė ka shenja rigjallėrimi. Njė zhvillim tjetėr pozitiv ėshtė fakti qė aktualisht po preferohet kredidhėnia nė monedhė kombėtare. Tė gjitha kėto zhvillime po ndodhin nė njė klimė mė optimiste nė tregjet evropiane. Statistikat tregojnė se rimėkėmbja nga kriza ka filluar, madje mė shpejt sesa edhe parashikimet mė optimiste.


Tė nderuar pjesėmarrės,

Besoj se panelistėt e nderuar, si dhe kolegėt Guvernatorė tė rajonit do tė adresojnė nė detaje tė gjitha ēėshtjet qė lidhen me krizėn si dhe mėsimet prej saj. Megjithatė, mė lejoni qė shkurtimisht tė trajtoj disa argumente qė mendoj se janė me interes pėr auditorin.

Sė pari, mendoj se globalizimi i madh i ekonomisė botėrore kėto dy dekadat e fundit e bėri tė pashmangshme pėrhapjen e krizės anė e mbanė globit e pėr rrjedhim, e pashmangshme ishte dhe nevoja pėr njė mbrojtje tė koordinuar nė shkallė ndėrkombėtare. Nė ditėt e para tė krizės pamė veprime tė njėanshme, tė cilat krijuan arbitrazhe me efekte negative.

Globalizimi e bėn tė domosdoshme qė infrastruktura financiare tė jetė e njėjta kudo nė formė, nė pėrmbajtje, nė kapacitete njerėzore dhe teknologjike. Kjo infrastrukturė tė funksionojė mbi tė njėjtat standarde dhe praktika, dhe tė ketė fleksibilitetin e duhur pėr t’i paraprirė inovacioneve financiare.

Sė dyti, kriza e fundit e bėn tė domosdoshme natyrėn parandaluese dhe pararendėse tė supervizionit dhe tė rregullimeve ligjore, nė pėrgjithėsi. Mendoj se njė kuadėr rregullator ėshtė vėrtet i efektshėm dhe i suksesshėm, kur ndėrthur thjeshtėsinė dhe transparencėn e metodės sė bazuar nė rregulla me karakteristikat elastike dhe vizionare tė njė metode tė bazuar nė parime. Nė ēdo rast, besoj se kjo gjė ėshtė e domosdoshme, pėr t’i bėrė bankat tė pėrgjegjshme, pėr tė bindur mbikėqyrėsin pėr karakteristikat e rrezikut dhe tė kthimit tė produkteve tė ndryshme tė reja, brenda dhe jashtė bilancit para se ato tė kapėrcejnė njė kufi tė caktuar nė madhėsi dhe ekspozim, qė mbart njė rrezik tė rritur. Banka e Shqiperise ėshtė duke punuar pėr tė identifikuar nė mėnyrė konkrete drejtimet qė kanė nevojė pėr ndryshim. Nė kėtė sipėrmarrje, ne do tė mbajmė nė konsideratė edhe zhvillimet e ngjashme nė rajon dhe mė gjerė, pėr tė ruajtuar konkurrueshmėrinė e tregut dhe konvergjencėn e praktikave mbikėqyrėse.

Sė treti, mendoj se kriza e bėn tė domosdoshme ekzistencėn e njė institucioni ndėrkombėtar i cili duhet tė kujdeset pėr stabilitetin financiar, nė vlerėsimin e rrezikut sistemik si dhe nė pėrcaktimin e treguesve sasiorė qė e masin atė. Nė kėtė proces, ėshtė e rėndėsishme qė normat rregullative tė jenė sa mė transparente pėr tė gjithė dhe nė tė njėjtėn kohė, ai tė shoqėrohet prej pėrshpejtimit tė procesit tė konvergjencės sė praktikave mbikėqyrėse e rregullative sipas qendrave financiare tė influencės.

Sė katėrti, kriza aktuale vėrtetoi njė shqetėsimin tonė tė kahershėm nė lidhje me ekspozimin e rajonit tonė, ndaj njė grupi relativisht tė vogėl operatorėsh bankarė me shtrirje tė gjerė rajonale. Njė goditje e bankės mėmė do tė prekte njė ose disa vende tė rajonit. Njė rrezik i tillė do tė ekzistonte edhe nė rastin kur njė prej bijave nė rajon do tė pėsonte goditje. Edhe nė kėtė rast, rreziku i infektimit tė bijave tė tjera do tė ishte i pranishėm.

Sė pesti, mendoj se rajoni duhet tė trajtojė me shumė kujdes huadhėnien nė monedhė tė huaj. Tė vendosėsh njė ekuilibėr mė tė mirė midis huadhėnies nė monedhė kombėtare me atė nė monedhė tė huaj, ėshtė njė domosdoshmėri.

Pėr kėtė qėllim, duhet tė mbahet mė shumė parasysh natyra e regjimit tė kursit tė kėmbimit si dhe pamundėsia e bankave qendrore tė rajonit pėr tė shėrbyer si huadhėnėse tė instancės sė fundit nė valutė. Nė kėtė drejtim, ne duhet tė mbėshtesim njė rol mė tė fuqishėm tė monedhės vendase nė kredidhėnien bankare, duke e bėrė kredidhėnien nė valutė mė tė kushtueshme pėr bankat, nėse ajo nuk mbėshtetet nga kursimet me pakicė nė valutė. Mbėshtetja e tepėrt e bankave nė burime financiare me shumicė nė valutė pėr tė mbėshtetur kredidhėnien e shpejtė, duhet tė trajtohet dhe administrohet nė kohėn e duhur.

Sė gjashti, kriza aktuale mendoj se do t’i bėjė pak mė tė rralla fondet financiare tė cilat pėr njė periudhė tė gjatė vėrshuan nė forma nga mė tė ndryshmet nė tė gjitha vendet ish – komuniste tė Evropės Lindore. Kjo situatė mund tė ketė implikime tė rėndėsishme pėr ritmet afatgjata tė zhvillimit tė vendeve tona, tė cilat kanė ende nevojė pėr fonde tė huaja financiare, pėr tė mbėshtetur procesin e tyre tė konvergjencės. Pėr kėtė arsye, mendoj se njė mėsim tjetėr me tė cilin na pėrball kriza ėshtė domosdoshmėria pėr tė hartuar dhe zbatuar programe tė pėrbashkėta rajonale dhe reforma strukturore pėr tė thithur projekte dhe linja financimi, duke zgjeruar dhe thelluar tregun tonė tė pėrbashkėt ballkanik.

Ėshtė e vėrtetė se pas ēdo krize, makroekonomia si shkencė nė pėrgjithėsi ka bėrė hapa pėrpara. Ēdo krizė pėrbėn njė ngjarje me karakteristika tė veēanta, tė ndryshme qoftė dhe pjesėrisht nga ato tė mėparshmet. Ēdo krizė sjell njė informacion tė ri, pavarėsisht intensitetit, shtrirjes gjeografike apo kohėzgjatjes. Ēdo krizė plotėson me njė pjesė tė re puzzle-in e vėshtirė tė funksionimit tė ekonomisė sė tregut tė lirė, duke ndihmuar nė kuptimin mė tė mirė tė sė tėrės.

Besoj se shpreh njė pėrfundim konsensual qė ne, administratorėt qė na ra fati tė qeverisim nė kohė krize kemi njė motiv pėr t’u ndjerė tė privilegjuar dhe pse jo, krenarė qė arritėm ta pėrballojmė sfidėn, duke qenė jo vetėm dėshmitarė por edhe lojtarė aktivė nė pėrballimin e saj.

Faleminderit pėr vėmendjen!

 

Politika tė stabilitetit monetar dhe financiar – leksione nga kriza (Libri i Konferencės)

Programi i Konferencės

Konferenca  vjetore  e  forume:

 

Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.