|
|
Konferenca e rradhės u zhvillua nė qytetin e Durrėsit dhe organizatore e saj ishte vetėm Banka e Shqipėrisė. Kėtė radhė syhohej qė nė vėmendjen e tė ftuarve tė sillen ēėshtje interesante qė kanė tė bėjnė me politikėn monetare nė tė ashtėquajturat vende tė Europės Juglindore dhe diēka mė konkretisht nė vendin tonė. Tė ftuar nė konferencė ishin pėrfaqėsues tė sistemit bankar, tė rretheve akademike, tė institucioneve tė ndryshme financiare tė huaj dhe vendas.
Kam kėnaqėsinė qė tju kem tė ftuarit e mi nė kėtė eveniment tė rėndėsishėm tė Bankės sė Shqipėrisė. Besoj se kjo konferencė ėshtė njė nga pikat kulmore tė aktivitetit tonė vjetor dhe pėr kėtė qėllim ndjehem mirė kur shoh nė sallė shumė nga tė njohurit e mi, profesorė tė nderuar, ekonomistė tė spikatur, qeveritarė, bankierė, si dhe pėrfaqėsues tė medias.
Vendosėm qė ta titullojmė kėtė konferencė Banka Qendrore nė Kohėn e Integrimit, pėr vetė rėndėsinė jetike qė ky proces i vėshtirė paraqet pėr vendin tonė,por njėkohėsisht edhe pėr shumė nga vendet e tjera tė pėrfaqėsuara nė kėtė aktivitet. Ne tashmė e kemi kuptuar se pa integrim financiar nuk mund tė ketė integrim tė vėrtetė. E kuptoj se ne kemi nevojė pėr mė shumė tė ardhura, pėr mė shumė stabilitet politik, pėr mė shumė integrim kulturor dhe social, por sigurisht qė po kaq i rėndėsishėm ėshtė dhe i ashtuquajturi integrim financiar. E nė kėtė kontekst mendoj se roli i institucionit qė unė drejtoj, roli i sistemit bankar, i sektorit financiar nė njė kuptim mė tė gjerė ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe sfidat qė duhet tė pėrballojmė nė kėtė drejtim janė tė shumta.
Forcimi i stabilitetit financiar tė vendit, rritja e efiēencės sė politikės monetare dhe politikave tė tjera ekonomike, zhdėrvjelltėsimi i tregut financiar, shtimi i mbulimit gjeografik tė vendit me biznes bankar dhe rritja e ndėrmjetėsimit financiar janė kushte tė domosdoshme pėr njė integrim tė vėrtetė tė vendit me pjesėn e zhvilluar tė kontinentit plak.
Unė mendoj se ajo cka na nevojitet ka tė bėjė me marketingun e vlerave dhe tė vėrtetės mbi realitetin shqiptar. Shpresoj se kjo konferencė do tė jetė njė kontribut modest nė kėtė drejtim. Do tė dėshiroja qė bankat dhe financat tė ishin nė avangard nė rrugėn drejt integrimit.
Unė sinqerisht shpresoj se punimet e prezantuara nė kėtė konferencė, si dhe diskutimet e bėra nga pjesėmarrėsit do tė jenė njė hap konkret nė kėtė drejtim. Pėr kėtė qėllim besoj se kontributi i tė gjithė pjesėmarrėsve do tė jetė i prekshėm.
Mė lejoni qė edhe njėherė ti uroj punime tė mbara kėsaj konference.
Tė dashur miq!
Gjatė dy ditėve tė zhvillimit tė Konferencės sė Pestė tė Bankės sė Shqipėrisė Banka qendrore nė kohėn e integrimit, me tė ftuar nga vendi institucionet ndėrkombėtare, personalitete tė fushės akademike dhe bankare, dolėn njė sėrė idesh dhe sugjerimesh tė rėndėsishme. Axhenda e ngjeshur nuk lejoi diskutimin e tyre mė tė hollėsishėm, megjithatė shpresoj se ato do tė shėrbejnė si pikėnisje debatesh dhe analizash tė mėtejshme pėr tė zgjidhur sfidat e bankave qendrore nė kėtė kohė integrimi.
Ėshtė disi e vėshtirė tė bėhet njė pėrmbledhje koncize e temave tė shumta tė prezantuara nė kėtė konferencė, megjithatė unė do ti kategorizoja konkluzionet kryesore nė dy grupe tė gjera, nė bazė tė dy boshteve kryesore tė bankės qendrore: atė tė stabilitetit tė ēmimeve dhe zhvillimit e qėndrueshmėrisė tė sektorit financiar.
Nė lidhje me boshtin e parė, atė tė stabilitetit tė ēmimeve diskutimet u pėrqėndruan kryesisht nė efektivitetin e politikės monetare dhe pavarėsinė e bankės qendrore. Tė ruash stabilitetin e ēmimeve mund tė jetė mė e vėshtirė se sa ta arrish atė. Prof. Bolle nė mėnyrė shumė ekselente tregoi se stabiliteti aktual i ēmimeve duhet tė konsiderohet i brishtė, gjė qė kėrkon pėrpjekje tė vazhdueshme si nga ana e BSh ashtu dhe e institucioneve tė tjera. Pėr kėtė qėllim, nė diskutimin e tij Z. Ibrahimi theksoi se BSh po analizon me kujdes tė gjitha rreziqet qė mund tė hasen nė tė ardhmen nė mbajtjen e stabilitetit tė ēmimeve, duke dalė me propozimin e adoptimit tė njė regjimi tė ri tė inflacionit tė synuar qė mund ti pėrshtatet mė mirė realitetit tė ri me tė cilin do tė ndeshet BSh dhe ekonomia shqiptare.
Megjithatė, thjesht zbatimi mekanik i kėtij regjimi tė ri nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr stabilitetin e cmimeve. Ekzistojnė dhe njė sėrė kriteresh tė tjera qė duhen plotėsuar pėr tė rritur shansin e suksesit tė kėtij regjimi, pa vendosur njė presion tė tepruar mbi reputacionin e bankės. Shumė prej kėtyre sfidave u trajtuan mė hollėsisht nė diskutime tė ndryshme tė konferencės. Mes atyre mė kryesoreve do tė pėrmendja:
Ēėshtjet e lidhura me pavarėsinė e bankės qendrore, tė cilat u prekėn nga shumica e prezantimeve, por kėtu do tė veēoja ato tė trajtuara nė prezantimet e Z. S. Rossi, L. Papi. Nė kėto diskutime doli qartė roli i rėndėsishėm i pavarėsisė, jo vetėm pėr politikėn monetare por sidomos pėr pilarin e dytė, atė tė stabilitetit dhe zhvillimit tė sektorit financiar.
Qartėsimi i kanaleve tė politikės monetare dhe rritja e efektivitetit tė instrumenteve tė saj ėshtė njė problem tjetėr i rėndėsishėm qė kėrkon vemendje tė vecantė pavarėsisht nga regjimi qė aktual i zbatuar. Per kete ceshtje prezantimet e Znj. M. Peeters dje, dhe e eksperiencave te vendeve tė ndryshme gjatė panelit tė ditės sė sotme tė konferencės ishin mjaft te dobishme.
Dominimi fiskal mbetet njė rrezik i pėrhershėm pėr stabilitetin e ēmimeve siē doli nga eksperienca e sjellė nga Z. Basēi (Turkey). Ne shpresojmė se angazhimi i Qeverisė pėr njė vazhdim tė koordinimit tė mirė midis politikės monetare dhe fiskale, do tė vazhdojė dhe nė tė ardhmen siē tha nė fjalėn e tij Ministri i Financave Malaj, ide qė u elaborua mė tej nė prezantimin e zotėrinjve Hida dhe Hadėri.
Dollarizimi apo FX-zimi mund tė pėrbėjė njė pengesė tjetėr qė rrezikon si stabilitetin financiar ashtu dhe indipendencėn e politikės monetare sic argumentoi Z. Driessen. Ndaj ėshtė njė problem qė kėrkon vėmendje.
Ēfarė norme inflacioni duhet targetuar mbetet njė problem i debatuar nė publik, shqetėsim i prezantuar nė fjalėn e Z. Olters. Banka e Shqipėrisė po e vėzhgon nga afėr kėtė problem, duke bėrė kujdes qė ai tė mos kthehet nė pengesė pėr rritjen ekonomike.
Megjithė vėshtirėsitė e mėsipėrme pėr kalimin drejt njė regjimi tė ri ashtu siē theksoi z. Mayes, e rėndėsishme ėshtė tė zbatohet njė strategji e robust, domethene, shmangia e gabimeve tė mėdha.
Stabiliteti i ēmimeve siē u theksua disa herė gjatė konferencės ndihmon nė rritjen ekonomike. Nė anėn tjetėr, pilari i dytė i bankės qendrore ai i stabilitetit financiar, luan ndoshta njė rol akoma mė tė rėndėsishėm pėr zgjerimin ekonomik. Por siē theksoi nė fjalėn e tij Z. Blejer stabiliteti nuk duhet kthyer nė qėllim nė vetėvete. Njė sektor financiar i mirėrregulluar por i pazhvilluar, mund tė jetė po aq i paefektshėm sa njė sektor i parregulluar.
Qė politikat bazė nė ekonomi tė jenė mė tė harmonizuara dhe mė tė efekshme, do tė theksoja qė si sistemi bankar ashtu dhe institucionet e tjera financiare tė vendit tė jenė mė aktive, mė tė hapura dhe mė tė mbikėqyrura. Nė fund tė fundit ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė krijojmė njė treg tė vėrtetė financiar ku tė gjithė aktorėt tė njohin rregullat e lojės dhe tiu binden atyre me ndershmėri, siē u theksua ne diskutimet e Z. Niedermayer, Z. Danielson, Z. Pencapligil dhe Z. Bundo.
Nė pėrfundim do tė theksoja qė sfidat qė kemi pėrpara nė rrugėn e zhvillimit dhe tė integrimit bėhen mė tė lehta kur ekziston njė fryme bashkėpunimi jo vetėm brenda vendit por dhe nė kuadrin rajonal dhe mė gjerė.
Duke ju falėnderuar pėr pjesėmarrjen nė kėtė konferencė e deklaroj atė tė mbyllur.
|
|
|
|
| Konferenca vjetore e forume: |
-
Konferenca IX Tė ndėrtojmė tė ardhmen nėpėrmjet kulturės financiare, Tiranė, 15 shtator 2011
-
Konferenca VIII Politika tė stabilitetit monetar dhe financiar leksione nga kriza, 17 shtator 2009
-
Konferenca VII "Strategjitė e politikės monetare pėr ekonimitė e vogla", 6 - 7 dhjetor 2007
-
Tryeza e Rrumbullakėt "Inflacioni i shėnjestruar 2", 7-8 dhjetor 2006
-
Konferenca VI "Tregjet financiare rajonale dhe stabiliteti financiar - njė koncept midis sovranitetit kombėtar dhe globalizimit", Tiranė, 30 - 31 tetor 2006
-
Forumi i Hapur "Parakushtet pėr shėnjestrimin e inflacionit nė Shqipėri", 1-2 dhjetor 2005
-
Konferenca V "Bankingu qendror nė kohėn e integrimit", Durrės, 24 - 25 mars 2005
-
Workshop "Probleme tė politikės monetare dhe parashikimi i inflacionit", 26-27 janar 2005
-
Konferenca IV "Ekonomia Shqiptare: Ecuria dhe sfidat e politikave ekonomike", Sarandė 11 - 12 shtator 2003
-
Konferenca III "Banka e Shqipėrisė nė dekadėn e dytė tė tranzicionit", Tiranė, 5 - 6 dhjetor 2002
-
Konferenca II "Shqipėria midis Reformave tė Brendshme dhe Integrimit Europian", Tiranė 6 - 7 dhjetor 2001
-
Konferenca I "Informacioni statistikor nė Shqipėri", Tiranė 2 - 3 nėntor 2000
|
|
|
|