Pėrgjegjėsia e
Bankės
sė Shqipėrisė
nė lidhje me zhvillimin dhe mbikėqyrjen e sistemeve tė pagesave dhe tė shlyerjes pėrcaktohet nė ligjin nr. 8269, datė 23.12.1997 Pėr Bankėn e Shqipėrisė, i ndryshuar (mė poshtė ligji pėr Bankėn). Neni 3 i ligjit pėr Bankėn, pėrbėn burimin e pėrgjegjėsisė sė Bankės sė Shqipėrisė nė raport me mbarėvajtjen e sistemeve tė pagesave nė Republikėn e Shqipėrisė, si dhe njėkohėsisht shpreh njė nga funksionet kryesore tė saj. Nė kėtė nen pėrcaktohet se: Banka e Shqipėrisė, nė pėrputhje me objektivin e saj kryesor dhe mbi bazėn e tregut tė brendshėm bankar, nxit dhe mbėshtet [...] sistemin e pagesave; si dhe qė : Detyrat kryesore tė Bankės sė Shqipėrisė janė si mė poshtė: [...] dh) tė nxisė funksionimin normal tė sistemit tė pagesave.
Neni 21 i ligjit pėr Bankėn, zbėrthen pėrgjegjėsinė e mėsipėrme ligjore nė fuqi vepruese, nė drejtim tė organizimit dhe operimit tė sistemeve tė pagesave, nė drejtim tė hartimit tė rregullave nė fushėn e sistemeve tė pagesave dhe tė shlyerjes sė letrave me vlerė, si dhe instrumenteve tė pagesave. Nė kėtė nen pėrcaktohet se:
1. Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me bankat e tjera, ka tė drejtė tė caktojė rregulla dhe procedura pėr kryerjen e pagesave me instrumente qė pėrdoren si mjete pagese, si dhe pėr shėrbimet mbi transfertat elektronike dhe telegrafike.
2. Banka e Shqipėrisė organizon dhe kryen shlyerjen e pagesave me instrumente qė pėrdoren si mjete pagese.
3. Banka e Shqipėrisė ka tė drejtė tė organizojė shėrbimin e kleringut tė pagesave dhe tė letrave me vlerė.
4. Banka e Shqipėrisė mbikėqyr sistemin e pagesave nė Republikėn e Shqipėrisė drejtpėrsėdrejti ose nėpėrmjet subjekteve apo njėsive ndėrbankare tė krijuara nga ajo pėr kėtė qėllim. Banka e Shqipėrisė lehtėson kryerjen e pagesave dhe tė likuidimeve efektive ndėrmjet bankave dhe shėrbimet nė pagesa.
Banka e Shqipėrisė ka hartuar njė bazė tė plotė ligjore(nėnligjore) qė pėrfshin rregulla e procedura, rregullore e marrėveshje, tė cilat mund t'i lexoni duke klikuar nė lidhjet e mėposhtme.
-
Ligji "Pėr sistemin e pagesave" nė Shqipėri ( sė shpejti )
-
-