logo_al
   
 

Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė (Neni 161)

spacer
Tipi : spacer Kushtetuta
Miratoi : spacer Parlamenti
Numer : spacer 8417
Data : spacer 21.10.1998 Hyn nė fuqi : spacer 07.12.1998
Botuar nė : spacer Fletore Zyrtare nė datėn : spacer 07.12.1998
Kategoria : spacer Tė tjera
Departamenti : spacer Pa Pėrcaktuar
 

Pėrshkrim i shkurtėr

Pėrcaktimi i pavarėsisė ligjore tė Bankės sė Shqipėrisė fillon me parashikimin nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė tė tė drejtave dhe kompetencave tė Bankės sė Shqipėrisė si institucion kushtetues. Konkretisht nė nenin 161 tė Kushtetutės, Banka e Shqipėrisė pozicionohet nga pikėpamja institucionale si banka qendrore e Shtetit Shqiptar, ku shprehet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė eksluziviteti i saj nė : nxjerrjen dhe qarkullimin e monedhės shqiptare (leku), zbatimin e pavarur tė politikės monetare dhe mbajtjen dhe administrimin e rezervave valutore tė Republikės sė Shqipėrisė. E reja qė Kushtetuta ka parashikuar nė nenin 161 tė saj, ėshtė konceptimi nė rritje i elementėve tė pavarėsisė ligjore tė Bankės sė Shqipėrisė, duke i risanksionuar elementėt e pavarėsisė sė pėrcaktuar nė ligjin “Pėr Bankėn e Shqipėrisė” si dhe duke i dhėnė Bankės sė Shqipėrisė jo vetėm tė drejtėn e miratimit tė politikės monetare, por edhe tė zbatimit nė mėnyrė tė pavarur tė kėsaj politike. Bankės sė Shqipėrisė, me pėrcaktimet e bėra nė nėnin 161 tė Kushtetutės tashmė i shtohet edhe pėrgjegjėsia e mbajtjes dhe e administrimit tė rezervave valutore tė Republikės sė Shqipėrisė, dhe jo vetėm e administrimit tė rezervave tė saj valutore siē e parashikon ligji nr.8269 datė 23.12.1997 “Pėr Bankėn e Shqipėrisė”. Tė drejtat e pėrcaktuara nė nenin 161 tė Kushtetutės kanė gjetur shprehjen dhe zbėrthimin e tyre nė amendimet qė i janė bėrė ligjit “Pėr Bankėn e Shqipėrise” nė korrik tė vitit 2002.

Publikimi i plotė (57.55 KB)

 

back
Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.