logo_al
   
 

Kuadri rregullator i sistemit bankar

Banka e Shqipėrisė ėshtė banka qendrore e Republikės sė Shqipėrisė e cila nxjerr vendime, rregullore, urdhra dhe udhėzime pėr zbatimin e dispozitave tė ligjit "Pėr Bankėn e Shqipėrisė" dhe tė ligjit "Pėr bankat nė Republikėn e Shqipėrisė".

 

Aktet nėnligjore tė nxjerra nga Banka e Shqipėrisė dhe qė zbatohen nga disa subjekte, publikohen nė Buletinin Zyrtar tė Bankės sė Shqipėrisė. Banka e Shqipėrisė nxjerr akte normative dhe jonormative pėr tė siguruar qėndrueshmėrinė e sistemit bankar bazuar nė ligj dhe pėr zbatimin e tij.

 

Aktet nėnligjore tė Bankės sė Shqipėrisė me zbatim tė pėrgjithshėm, miratohen nga Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė, si organi mė i lartė vendimmarrės dhe mbikėqyrės i politikave, i administrimit dhe i operacioneve tė Bankės sė Shqipėrisė. Kėshilli Mbikėqyrės i merr vendimet e tij bazuar nė objektivat dhe detyrat e Bankės sė Shqipėrisė, dhe brenda kompetencave tė pėrcaktuara nė ligj.

 

Kėshilli Mbikėqyrės miraton tė gjitha aktet nė zbatim tė ligjit dhe tė statutit tė Bankės sė Shqipėrisė, pėr ēdo rast qė konsiderohet e nevojshme apo e pėrshtatshme pėr tė administruar veprimtarinė e Bankės sė Shqipėrisė.

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.