Drejtimet specifike nė tė cilat Banka Qendrore Europiane pėrmbush objektivin e saj primar tė ruajtjes sė stabilitetit tė ēmimeve sanksionohen nė strategjinė e politikės monetare.
Kėshilli i Guvernatorėve ka zgjedhur njė strategji tė politikės monetare e cila synon vazhdimėsinė e strategjive qė bankat qendrore kombėtare ndiqnin para se tė kalohej nė Bashkimin Monetar. Nė zhvillimet e politikės monetare, duhet mbajtur parasysh edhe kalimi nė euro, gjė qė ēoi nė njė situatė krejtėsisht tė re.
Strategjia e politikės monetare mbėshtetet nė dy shtylla kryesore:
Shtylla e parė
Roli i tejet i rėndėsishėm i parasė - ky element themelor u konfirmua me publikimin e njė vlere reference pėr rritjen e masės monetare nė kuptim tė gjerė. Agregati monetar, i njohur si Agregati M3, pėrfshin sasinė e parasė nė qarkullim, depozitat afatshkurtra nė banka dhe nė institucione tė tjera financiare, dhe letrat me vlerė afatshkurtra tė emetuara nga kėto institucione. Vlera e referencės pėr rritjen vjetore tė agregatit M3 (e cila ėshtė 4,5 % qė prej 1999) ndihmon Kėshillin e Guvernatorėve nė analizėn dhe prezantimin e informacionit qė paraqesin agregatėt monetarė dhe ofron koherencė e besueshmėri tė politikės monetare.
Shtylla e dytė
Vlerėsimi i perspektivės sė ecurisė sė ēmimeve dhe tė risqeve pėr stabilitetin e ēmimeve ne eurozonė - Ky vlerėsim mbėshtetet nė njė sėrė treguesish ekonomikė e financiarė tė cilėt japin informacion mbi zhvillimet e ardhshme tė ēmimeve. Nė kėta treguesė futen pagat, kursi i kėmbimit, normat afatgjata tė interesave, madhėsi tė ndryshme tė veprimtarisė ekonomike, treguesit e politikės fiskale, indeksi i ēmimeve dhe i kostos si dhe analiza tė biznesit dhe konsumit.
Gėrshetimi i kėtyre dy elementėve themelorė tė strategjisė sė BQE siguron monitorimin dhe analizėn e zhvillimeve monetare, financiare dhe ekonomike. Kjo analizė e hollėsishme i shėrben ruajtjes se stabilitetit tė ēmimeve nga ana e BQE nėpėrmjet mekanizmit tė normave tė saj tė interesit. Nėpėrmjet ruajtjes sė fuqisė blerėse tė euros, politika monetare e BQE-sė mbėshtet edhe vlerėn e jashtme tė saj, gjė e cila reflektohet nė kursin e kembimit tė euros me monedhat e tjera. Megjithatė, kursi i kėmbimit nuk ėshtė nė vetvete nje objektiv i politikės.
Pėr pėrmbushjen e objektivit tė tij kryesor qė ėshtė ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve, Eurosistemi zbaton njė sėrė instrumentash tė politikės monetare, qėllimi i tė cilėve ėshtė ndikimi nė normėn e interesit tė tregut, administrimi i gjendjes sė likuiditetit nė sistemin bankar dhe pėrēimi nė treg i sinjaleve pėr politikėn monetare. Politika monetare hartohet nga Kėshilli i Guvernatorėve i BQE-sė. Zbatimi i saj ėshtė i decentralizuar dhe shumica e operacioneve kryhen nga bankat qendrore kombėtare.
INSTRUMENTAT MĖ TĖ RĖNDĖSISHĖM
Operacionet kryesore tė rifinancimit kanė pėr qėllim tė furnizojnė sistemin bankar me likuiditete tė mjaftueshme dhe tė sinjalizojnė orientimin e pėrgjithshėm tė politikės monetare. Ato zhvillohen ēdo javė dhe kanė afat maturimi dyjavor.
Edhe Operacionet afatgjata tė rifinancimit kanė pėr qėllim furnizimin me likuditete, por nė ndryshim nga tė parat zhvillohen ēdo muaj dhe kanė afat maturimi tremujor.
Ndėr instrumentat, ofrohen edhe dy lehtėsira tė pėrhershme qėllimi i tė cilave ėshtė injektimi ose thithja e likuditeteve ditore nė treg. Normat e interesit tė kėtyre dy fasiliteteve formojnė kufijtė brenda tė cilėve lėvizin normat njėditore tė interesit nė treg:
Nėpėrmjet huasė njėditore kundėrpartitė (institucionet financiare si psh. bankat) mund tė pėrfitojnė likuiditete njėditore nga Eurosistemi kundrejt njė kolaterali.
Ndėrsa, depozitėn njėditore nė bankat qendrore tė Eurosistemit, ato mund ta pėrdorin nė rast likuiditetesh tė tepėrta.
Operacionet rregulluese zhvillohen sipas rastit dhe kanė si qėllim administrimin e gjendjes sė likuiditetit dhe rregullimin e normave tė interesit nė treg. Objektiv i veēantė i tyre ėshtė dhe zbutja e efektit tė luhatjeve tė papritura tė likuiditetit nė treg mbi normat e interesit.
Nėpėrmjet vendosjes sė rezerves minimale tė detyrueshme Banka Qendrore Europiane synon tė stabilizojė kėrkesėn e bankave pėr para. Ēdo institucion krediti duhet tė depozitojė njė pėrqindje tė caktuar tė depozitave tė klientėve tė vet, nė njė llogari tė vetėn pranė Eurosistemit. Kjo shėrben, si rrjedhojė, pėr stabilizimin e normės se interesit nė tregun e parasė.
Truri i tregut unik monetar tė eurozonės ėshtė sistemi pėr transferimin e pagesave i njohur me emrin TARGET (Trans-european Automated Real-time Gross settlement Express Transfer system). Ky sistem lidh sistemet e pagesave tė 15 vendeve me atė tė BQE, gjė qė bėn tė mundur tranferimin e shumave tė mėdha tė parave nga njė llogari banke nė njė tjetėr brenda minutės pėr tė mos thėnė sekondės.
Nėpėrmjet sistemit TARGET kryhen ēdo ditė pagesa me njė vlerė totale prej rreth 400 miliardė euro midis vendeve tė ndryshme tė Eurosistemit, gjė qė ndikon qartė nė zhvillimin e tregut unik monetar nė Europė. Shtoi kėsaj shifre edhe pagesat nė tregun e brendshmė pėr tė arritur nė 1 trilion euro. TARGET ka dhėnė provat e njė sistemi tė sigurtė, duke zėnė kėshtu vendin e sistemit mė tė rėndėsishėm tė pagesave nė Europė dhe njė nga tre sistemet mė tė rėndėsishme nė botė.