logo_al
   
 

Detyrimet e Bankės sė Shqipėrisė nė Marrėveshjen e Stabilizim Asocimit

Mė datė 12 qershor 2006 Republika e Shqipėrisė nėnshkroi Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian, e cila do te hyjė nė fuqi pas ratifikimit nga Kuvendi i Shqipėrisė dhe parlamentet e Shteteve Anėtare. Marrėveshja ka pėr qėllim tė afrojė Shqipėrinė me BE duke parashikuar tė drejta dhe detyrime reciproke dhe duke krijuar mekanizma pėr bashkėpunim nė fushat me interes tė pėrbashkėt, duke pasur si qėllim final anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Gjatė zbatimit tė MSA, Republika e Shqipėrisė duhet tė provojė jo vetėm se ndan tė njėjtat vlera me BE por edhe se disponon kapacitetet e nevojshme pėr vėnien nė jetė tė detyrimeve tė rėna dakord nė Marrėveshje.

Marrėveshja e Stabilizim Asociimit reflekton drejtimet kryesore tė "Kritereve tė Kopenhagenit" pėr anėtarėsimin e njė vendi aspirant nė Bashkimin Evropian:

  • demokracia dhe shteti i sė drejtės, pėrfshirė edhe respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombėtare;
  • krijimi i njė ekonomie tregu funksionale, tė aftė pėr tė pėrballuar trysninė konkurruese;
  • adoptimi i acquis communautaire nė tė drejtėn e brendshme dhe zbatimi i saj nėpėrmjet strukturave tė duhura administrative dhe gjyqėsore.

Detyrimet e qė rrjedhin nga MSA pėr Bankėn e Shqipėrisė mund tė pėrmblidhen si mė poshtė:


1. Stabiliteti makroekonomik

Stabiliteti makroekonomik siē pėrcaktohet nė Kriteret e Kopenhagenit pėrfshin ndėr tė tjera:

  • Arritjen stabilitetit makroekonomik duke pėrfshirė edhe stabilitetin e ēmimeve, financa publike tė qėndrueshme dhe balancėn e pagesave;
  • Ekuilibrin ndėrmjet kėrkesės dhe ofertės tė mbėshtetur nė bashkėveprimin e lirė tė forcave tė tregut, liberalizimin e ēmimeve dhe tė tregtisė;
  • Eliminimin e barrierave nė treg (pėr sa i pėrket krijimit tė sipėrmarrjeve tė reja dhe falimentimit tė atyre ekzistuese);
  • Ekzistencėn e njė sistemi ligjor, pėrfshirė edhe rregullimin e tė drejtave tė pronėsisė, zbatimin e ligjeve dhe tė kontratave;
  • Konsensus tė gjerė mbi ēėshtjet kryesore ekonomike;
  • Njė sektor financiar tė zhvilluar, tė aftė pėr shndėrrimin e kursimeve nė investime produktive.

2. Detyrimet qė rrjedhin nga MSA ne fushėn e shėrbimeve financiare

a. Vendosja (neni 50)

Vendosja nėnkupton, tė drejtėn pėr tė ndjekur veprimtari ekonomike si persona tė vetė-punėsuar dhe pėr tė krijuar sipėrmarrje (pėr sa u pėrket shtetasve) si dhe tė drejtėn pėr tė ndjekur veprimtari ekonomike duke ngritur filiale dhe degė nė Shqipėri (pėr sa u pėrket shoqėrive Komunitare).

Shqipėria detyrohet tė lehtėsojė fillimin e veprimtarive nė territorin e saj nga shoqėri dhe shtetas Komunitar, duke u garantuar, me hyrjen nė fuqi tė Marrėveshjes, shoqėrive Komunitare, filialeve dhe degėve tė tyre, trajtim jo mė pak tė favorshėm se ai i akorduar shoqėrive tė saj ose shoqėrive tė njė vendi tė tretė si dhe degėve dhe filialeve tė tyre. Nė kėtė mėnyrė, shoqėrive Komunitare tė vendosura nė Shqipėri do tu jepet "trajtim kombėtar" ose trajtim i "kombit mė tė favorizuar", cilido qoftė mė i favorshėm.

Gjithashtu, Palėt angazhohen tė mos miratojnė rregullime dhe masa tė reja tė cilat sjellin diskriminim pėr sa i pėrket vendosjes sė shoqėrive Komunitare ose shqiptare nė territorin e tyre ose nė lidhje me veprimtaritė e tyre, pas vendosjes, nė krahasim me shoqėritė e tyre.

Pėr sa u pėrket shėrbimeve financiare, pavarėsisht nga dispozitat e tjera tė kėsaj Marrėveshjeje, njė Palė nuk ndalohet qė tė marrė masa pėr arsye kujdesi paraprak, pėrfshirė mbrojtjen e investitorėve, depozituesve, personave tė siguruar ose personave tė cilėve u detyrohet njė tarifė mirėbesimi nga njė ofrues i shėrbimeve financiare, ose pėr tė siguruar integritetin dhe qėndrueshmėrinė e sistemit financiar. Masa tė tilla nuk pėrdoren si njė mėnyrė pėr tė shmangur detyrimet e Palėve sipas kėsaj Marrėveshjeje.

b. Ofrimi i shėrbimeve (neni 57)

Shqipėria angazhohet tė ndėrmarrė hapat e nevojshėm pėr tė lejuar nė mėnyrė progresive ofrimin e shėrbimeve nga shoqėritė ose shtetasit Komunitar, pa qenė nevoja pėr tu vendosur nė territorin Shqiptar.

Pesė vjet pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj Marrėveshjeje, Kėshilli i Stabilizim-Asociimit (organi pėrgjegjės pėr monitorimin e zbatimit tė Marrėveshjes, i pėrbėrė nga anėtarė tė Kėshillit tė BE, Komisionit Evropian dhe Qeverisė Shqiptare) do tė marrė masat e nevojshme pėr tė zbatuar nė mėnyrė progresive detyrimin e mėsipėrm, duke marrė parasysh progresin i arritur nė pėrafrimin e legjislacionit nė fushėn e shėrbimeve financiare.

Gjithashtu, Shqipėria detyrohet tė mos ndėrmarrė masa ose veprime tė tilla qė i bėjnė kushtet pėr ofrimin e shėrbimeve, nga shtetasit ose shoqėritė Komunitare, mė kufizuese krahasuar me situatėn ekzistuese ditėn pėrpara hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes.

Neni 89 i Marrėveshjes rregullon vendosjen e bashkėpunimit ndėrmjet Shqipėrisė dhe Komunitetit Evropian nė fusha parėsore qė lidhen me acquis communautaire nė sektorėt e veprimtarisė bankave dhe shėrbimeve financiare. Palėt bashkėpunojnė me qėllim ngritjen dhe zhvillimin e njė kuadri tė pėrshtatshėm pėr nxitjen e kėtyre sektorėve nė Shqipėri. Ky bashkėpunim do tė fokusohet si nė aspektet operacionale tė pėrmirėsimit tė sektorit financiar, ashtu edhe nė pėrmirėsimin e kuadrit mbikėqyrės dhe synon tė pėrfshijė edhe ofrimin e asistencės teknike dhe trajnimeve.

c. Parandalimi i pastrimit tė parave dhe financimit tė terrorizmit

Neni 82 i MSA pėrcakton se, Shqipėria dhe Komuniteti Evropian do tė bashkėpunojnė nė drejtim tė parandalimit tė pėrdorimit tė sistemeve tė tyre financiare pėr qėllime tė pastrimit tė pasurive qė rrjedhin nga veprimtaritė kriminale nė pėrgjithėsi dhe trafiku i drogės nė veēanti, si dhe pėr qėllime tė financimit tė terrorizimit.

Nė kėtė drejtim, roli i Bankės sė Shqipėrisė, si institucion rregullues dhe mbikėqyrės i sistemit financiar nė Shqipėri, ėshtė tė forcojė sistemin e mbikėqyrjes tė veprimtarive ndėrkombėtare tė bankave si dhe bashkėpunimin me autoritetet mbikėqyrėse tė degėve dhe tė filialeve tė bankave tė Shteteve Anėtare tė Komunitetit Evropian tė vendosura nė Shqipėri. Si parakusht pėr funksionimin efektiv tė kėtij bashkėpunimi shėrben ekzistenca e njė kuadri tė plotė rregullues nė lidhje me shkėmbimin e tė dhėnave me autoritetet pėrgjegjėse Komunitare nė lidhje me mbikėqyrjen e veprimtarive bankare nė juridiksionet pėrkatėse.

Theksojmė se aktet qė normojnė sekretin bankar mund tė bėhen njė pengesė pėr shkėmbimin e informacionit ndėrmjet degėve dhe filialeve tė bankave tė vendosura nė territorin e Shqipėrisė apo tė Komunitetit, Bankės sė Shqipėrisė dhe organeve mbikėqyrėse tė Shteteve Anėtare. Pėr kėtė arsye, ėshtė e nevojshme rregulloret qė normojnė sekretin bankar nė RSH tė lehtėsojnė shkėmbimin e lirė tė kėtij informacioni, duke garantuar nė tė njėjtėn kohė edhe konfidencialitetin e tė dhėnave tė transmetuara nė kėtė mėnyrė.

d. Pėrafrimi dhe zbatimi i legjislacionit (neni 70)

Adoptimi dhe implementimi nė mėnyrėn e duhur i acquis communautaire nė sistemin vendas ėshtė kushti themelor pėr integrimin Evropian tė shteteve qė aspirojnė asociimin dhe mė pas anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian.

Nė acquis communautaire qė do tė pėrafrohet nė legjislacionin vendas bėn pjesė legjislacioni parėsor i BE (Traktatet themeluese dhe marrėveshjet ndėrkombėtare nė tė cilat Bashkimi ėshtė palė), legjislacioni dytėsor (rregulloret, direktivat, vendimet dhe rekomandimet), vendimet e Gjykatės Evropiane tė Drejtėsisė dhe tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė, si dhe politikat Komunitare dhe parimet e pėrgjithshme tė sė drejtės nė Bashkimin Evropian.

Shqipėria duhet tė pėrpiqet tė sigurojė qė ligjet e saj ekzistuese dhe legjislacioni i ardhshėm tė pėrafrohen gradualisht me acquis communautaire, duke siguruar nė tė njėjtėn kohė qė legjislacioni ekzistues dhe i ardhshėm tė zbatohet dhe tė vihet nė zbatim nė mėnyrėn e duhur.

Ky pėrafrim fillon nė datėn e nėnshkrimit tė Marrėveshjes dhe shtrihet gradualisht nė tėrė elementėt e acquis communautaire. Gjatė fazės sė parė (5 vjet nga hyrja nė fuqi e MSA), pėrafrimi pėrqendrohet nė elementėt thelbėsorė tė acquis sė Tregut tė Brendshėm ashtu si dhe nė fusha tė tjera tė rėndėsishme ku bėjnė pjesė edhe shėrbimet financiare. Gjatė fazės sė dytė, pėrafrimi i legjislacionit do tė shtrihet nė fushat e tjera tė tregut tė brendshėm.

Theksojmė se pėrafrimi i legjislacionit tė BE ėshtė njė kusht i panegociueshėm. Duke qenė se synimi pėrfundimtar i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian, i vetmi faktor i negociueshėm nė procesin e pėrafrimit tė legjislacionit ėshtė afati i pėrfundimit tė kėtij procesi si dhe periudhat e mundshme tranzitore.

3. Lėvizja e kapitalit dhe pagesat rrjedhėse

Shqipėria dhe Komuniteti Evropian angazhohen tė autorizojnė, nė monedha tė kėmbyeshme lirisht, nė pėrputhje me dispozitat e Nenit VIII tė Neneve tė Marrėveshjes sė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, ēdo pagesė apo transfertė nė llogarinė rrjedhėse tė bilancit tė pagesave ndėrmjet Komunitetit dhe Shqipėrisė.

Nė lidhje me transaksionet nė llogarinė kapitale dhe atė financiare tė bilancit tė pagesave, me hyrjen nė fuqi e Marrėveshjes, Shqipėria dhe Komuniteti do tė sigurojnė lėvizjen e lirė tė kapitalit lidhur me investime direkte nė shoqėritė e krijuara nė pėrputhje me legjislacionin e vendit pritės, si dhe likuidimin ose riatdhesimin e kėtyre investimeve dhe tė ēdo pėrfitimi qė rrjedh prej tyre.

Pėr sa u pėrket transaksioneve nė llogarinė kapitale dhe financiare tė bilancit tė pagesave, nga hyrja nė fuqi tė Marrėveshjes, Palėt do tė sigurojnė lėvizjen e lirė tė kapitalit tė kredive qė lidhen me transaksionet tregtare ose ofrimin e shėrbimeve ku merr pjesė njė rezident i njė prej Palėve, dhe huave financiare dhe kredive, me afat maturimi mė tė gjatė se njė vit. Duke filluar nga viti i pestė i hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes, garantohet lėvizja e lirė tė kapitalit pėr investimet e nė letrat me vlerė dhe huatė financiare dhe kreditė me njė afat maturimi mė tė shkurtėr se njė vit.

Gjithashtu, Shqipėria dhe Komuniteti Evropian angazhohen tė mos vendosin kufizime tė reja nė lėvizjen e kapitalit dhe pagesave rrjedhėse ndėrmjet rezidentėve tė Komunitetit dhe Shqipėrisė si dhe mos shtrėngojnė kufizuese ekzistuese.

Nė rrethana tė jashtėzakonshme, kur lėvizjet e kapitalit ndėrmjet Komunitetit dhe Shqipėrisė shkaktojnė ose kėrcėnojnė tė shkaktojnė vėshtirėsi serioze pėr funksionimin e politikave tė kursit tė kėmbimit ose politikave monetare, Komuniteti dhe Shqipėria pėrkatėsisht, mund tė marrin masa mbrojtėse lidhur me lėvizjet e kapitalit ndėrmjet Komunitetit dhe Shqipėrisė pėr njė periudhė jo mė tė gjatė se njė vit nė qoftė se masa tė tilla janė mė se tė nevojshme.

Gjatė tri viteve tė para nga momenti i hyrjes nė fuqi tė MSA, Palėt do tė marrin masa qė lejojnė krijimin e kushteve tė nevojshme pėr zbatimin e mėtejshėm gradual tė rregullave tė Komunitetit pėr lėvizjen e lirė tė kapitalit.

 

Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.