logo_al
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT


NJOFTIM PĖR SHTYP
Mbi bisedėn e Guvernatorit tė BSh z. Ardian Fullani me nxėnės dhe mėsues nė gjimnazin "Petro Nini Luarasi" me temė "Edukimi kushton por nuk ka ēmim!"


Data e publikimit 09.02.2009


Sot nė datėn 9 shkurt 2009, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, zoti Ardian Fullani, bisedoi me nxėnės dhe mėsues nė gjimnazin “Petro Nini Luarasi” tė Tiranės, rreth temės “Edukimi kushton por nuk ka ēmim!”.

guvernatori me nxenesit dhe mesuesit e petroninit1  

Aktiviteti ėshtė pjesė e programit tė edukimit “Banka Qendrore nė jetėn e pėrditshme”, i cili po zhvillohet nga Banka e Shqipėrisė qė prej 3 vjetėsh.

Biseda me nxėnėsit u pėrqendrua nė rėndėsinė e edukimit ekonomik e financiar pėr brezin e ri; nė rolin konkret tė njohurive financiare nė jetėn e secilit; nė vendin qė zė shkolla dhe mėsuesit nė krijimin e dijeve tė kėsaj fushe.

“ Ne nė Bankėn e Shqipėrisė,- u shpreh midis tė tjerash zoti Fullani,- na pėlqen filozofia e krijimit tė njė kulture ekonomiko-financiare qysh nė moshė tė re. Mendoni pėr njė moment se sa mė e dobishme do tė ishte nė jetėn e pėrditshme, sikur njė gjimnazist i cili njeh mirė veprėn e Viktor Hygosė, trigonometrinė dhe biologjinė, tė dijė po kaq mirė tė administrojė paratė e veta?!”.

Midis tė tjerave, z. Fullani u theksoi tė rinjve rėndėsinė e njohurive financiare pėr jetėn nė tė cilėn ata po pėrgatiten tė hyjnė. Tė jesh student i ardhshėm apo jo; tė kėrkosh njė punė apo tė aspirosh tė krijosh njė biznes tėndin; tė jetosh me familjen ose i pavarur prej saj; nė tė gjitha rastet, qė tė mund tė jesh qytetar i botės sė sotme duhet tė jesh i orientuar drejt, nė lidhje me zgjedhjet e tua financiare.

“ Njohuritė financiare, - tha Guvernatori, - janė si njė ēelės, jo pėr tė hyrė nė botėn e tė pasurve, siē mund tė kujtojnė disa prej jush, - por pėr tė jetuar me dinjitet nė jetėn e pėrditshme tė tė gjithėve ne!”.

Ky takim nė gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, vjen pas njė sėrė aktivitetesh qė Banka e Shqipėrisė ka zhvilluar nė Tiranė e Vlorė, me nxėnėsit e mėsuesit. Ajo i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė kėtyre grupeve tė interesit, duke vlerėsuar rolin e madh qė mėsuesit luajnė nė transmetimin e dijeve tek tė tjerėt; duke vlerėsuar faktin qė tė rinjtė shumė shpejt do tė jenė aktorė aktivė nė jetėn ekonomike tė vendit, e si tė tillė duhet tė jenė tė pėrgatitur. Nė shėrbim tė kėtij qėllimi Banka ka punuar nė disa drejtime: ka pėrgatitur botime tė shumta edukative; ka organizuar seminare trainuese pėr mėsuesit dhe punonjėsit socialė tė shkollave tė mesme; ka organizuar njė konkurs mbi njohuritė e nxėnėsve nė fushėn e politikės monetare; ka zhvilluar takime e biseda si ky i sotmi e shumė shpejt do tė organizojė njė takim rajonal, pėr tė shkėmbyer eksperiencė me bankat homologe nė kėtė fushė.

guvernatori me nxenesit dhe mesuesit e petroninit2

Nė pėrfundim, zoti Fullani i njohu nxėnėsit edhe me projektin mė tė ri tė Bankės sė Shqipėrisė pėr tė rritur besimin publik ndaj sistemit bankar shqiptar. Zoti Fullani i ftoi nxėnėsit e kėsaj shkolle, qė sė bashku me ata tė shkollave tė tjera tė vendit, t’i bashkohen Bankės sė Shqipėrisė nė kėtė nismė tė re. Nė qendėr tė kėtij projekti do tė jenė grupet e tė rinjve, qė pas njė trainimi intensiv nga Banka e Shqipėrisė do t’i drejtohen komunitetit me shpjegimet pėrkatėse rreth domosdoshmėrisė pėr tė pakėsuar paranė cash, pėr tė shtuar pėrdorimin e pagesave elektronike; pėr tė kuptuar parimet dhe rregullat e transparencės sė sistemit bankar; pėr tė shpjeguar dobishmėrinė e kursimeve, tė institucioneve tė ndryshme financiare, tė pėrdorimit tė produkteve tė ndryshme tė tyre.

 

 

 

back
Copyright © 2004-2012 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.