logoal
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

departamenti i marrėdhėnieve me jashtė, integrimit evropian dhe komunikimit


NJOFTIM PĖR SHTYP
Takimi i Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani me pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit, pushtetit lokal, sektorit bankar dhe akademikėt e Universitetit tė qytetit tė Shkodrės


Data e publikimit 17.02.2006


Sot, nė datėn 17 shkurt 2006, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, zhvilloi njė takim nė qytetin e Shkodrės, me pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit, tė pushtetit lokal dhe tė sektorit bankar, dhe me akademikėt e Universitetit tė Shkodrės.

Nė fjalėn e tij, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė evidentoi njė tablo optimiste nė lidhje me zhvillimet ekonomike tė vitit 2005 dhe ato tė pritshme tė vitit 2006. Ndėr tė tjera, pritshmėritė optimiste pėr vitin 2006, mbėshteten edhe nga vrojtimet qė Banka e Shqipėrisė ka realizuar me komunitetin e biznesit.

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, gjithashtu evidentoi domosdoshmėrinė e shtimit tė informacionit jo vetėm nga burimet zyrtare, por edhe nga vetė njėsitė bazė tė inputit statistikor, qė janė kompanitė e biznesit. Pėr kėtė qėllim, ai i bėn apel komunitetit tė biznesit qė tė bashkėpunojė me degėt e Bankės sė Shqipėrisė, pėr tė ofruar informacion tė vlefshėm nė lidhje me aktivitetin e tyre. Analizat dhe studimet qė do tė lėvrohen mbi bazėn e kėtij informacioni do tė ndihmonin nė procesin e vendimmarrjes tė Bankės sė Shqipėrisė mbi politikėn monetare tė saj, por njėkohėsisht do tė jenė shumė tė vlefshme edhe pėr komunitetin e biznesit pėr hartimin e planit tė tyre nė biznes.

Nė fjalėn e Guvernatorit bie nė sy edhe roli i ri qė kanė marrė degėt e Bankės sė Shqipėrisė, pėr t'u shndėrruar nė qendra tė fuqishme dhe profesionale tė grumbullimit, tė pėrpunimit dhe tė analizės ekonomike-financiare tė rajonit. Degėt e Bankės sė Shqipėrisė duhet tė jenė tė hapura pėr bashkėpunim me grupe tė ndryshme interesi, duke bėrė ēmos qė nė kėtė "vorbull" analizash dhe studimesh, tė pėrfshijnė elitėn intelektuale tė rajonit, ku sigurisht nė pararojė do tė jenė qarqet akademike vendore.

Edhe njė herė, Guvernatori iu rikthye problemit tė kanalizimit tė pagesave nėpėrmjet sistemit bankar, nė kuadėr tė tė cilit Banka e Shqipėrisė ka realizuar dy projekte: sistemin e pagesave nė vlerė tė madhe dhe atė tė pagesave nė vlerė tė vogėl. Tashmė qė kėto dy projekte janė bėrė realitet, ėshtė krijuar shtrati i sigurt pėr kanalizimin e pagesave periodike tė tė gjitha shėrbimeve utilitare nėpėrmjet sistemit bankar, duke shtuar nė kėtė mėnyrė edhe mundėsinė e pėrdorimit tė kartave elektronike.

Njė tjetėr ēėshtje qė u theksua nė fjalėn e Guvernatorit, ka tė bėjė edhe me stabilitetin financiar tė vendit nė pėrgjithėsi, dhe tė sistemit bankar nė veēanti. Guvernatori pasi bėri njė pėrshkrim tė shkurtėr tė zhvillimeve tė sistemit bankar, tėrhoqi vėmendjen se qėndrueshmėria e sistemit bankar po merr njė rėndėsi gjithnjė e mė tė madhe. Pėr kėtė qėllim, Banka e Shqipėrisė ėshtė e angazhuar qė tė zbatojė me pėrpikmėri tė gjitha rekomandimet e lėna nga raporti i Vlerėsimit tė Sektorit Financiar (FSAP) tė FMN-sė gjatė vitit 2005, vėnia nė jetė e tė cilave do tė rriste ndjeshėm eficiencėn dhe sigurinė e sistemit bankar dhe tė atij financiar, nė njė kontekst mė tė gjerė. Banka e Shqipėrisė, si autoriteti mbikėqyrės i bankave tregtare, e ndien pėr detyrė tė tėrheqė vėmendjen se rritja e madhe e vėllimit tė kredive gjatė vitit 2005 si dhe rritja e mėtejshme gjatė viteve nė vazhdim, duhet tė shoqėrohet me masa efektive pėr rritjen e kapaciteteve monitoruese, analizuese dhe kontrolluese tė vetė bankave pėr tė shmangur pėrkeqėsimin e portofolit tė kredive. Nga ana tjetėr, Banka e Shqipėrisė do tė forcojė kapacitetet e saj mbikėqyrėse, sidomos inspektimin nė vend duke ndėrtuar plane masash, tė cilat do tė synojnė njė kontroll tė kujdesshėm pėr ēdo bankė anėtare tė sistemit.

Tė pranishmit u shprehėn entuziastė pėr kėtė iniciativė tė Bankės sė Shqipėrisė dhe theksuan se pėrfitimi nga kjo iniciativė do tė jetė reciprok, si pėr komunitetin e biznesit ashtu edhe pėr bankat, sepse pėrmirėsimi i mėtejshėm i statistikave dhe i informacionit do tė ndihmojė nė rritjen e bashkėpunimit midis kėtyre komuniteteve.

 

 

back
Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.