BANKA E SHQIPĖRISĖ
Zyra e Shtypit
NJOFTIM PĖR SHTYP
Takimi i Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani me pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit, pushtetit lokal, sektorit bankar dhe akademikėt e Universitetit tė qytetit tė Gjirokastrės
Data e publikimit 31.03.2006
Sot, nė datėn 31 mars 2006, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, zhvilloi njė takim nė qytetin e Gjirokastrės me pėrfaqėsues tė pushtetit lokal, tė sektorit bankar, tė komunitetit tė biznesit dhe akademikėve tė Universitetit tė Gjirokastrės. Ky takim u organizua si njė vazhdim i nismės sė ndėrmarrė nga Banka e Shqipėrisė pėr tė zhvilluar takime tė tilla nė rajone tė ndryshme tė vendit, pėr tė rritur rolin e degėve tė Bankės sė Shqipėrisė dhe pėr tė pėrmirėsuar komunikimin me publikun. Komunikimi i Bankės sė Shqipėrisė me publikun ėshtė njė proces i vazhdueshėm, i cili pėrbėn njė nga prerogativat kryesorė nė pėrmbushjen me sukses tė misionit tė saj, zbatimit tė njė politikė monetare tė suksesshme nė kushtet e njė stabiliteti financiar nė rritje.
Nė fjalėn e tij, Guvernatori ka vėnė njė theks tė veēantė nė komunikimin me grupe tė ndryshme tė interesit, ku u ndal nė dialogun insitucional dhe tė vazhdueshėm qė duhet ndėrtuar me komunitetin e biznesit, me qarqet akademike, me sistemin bankar dhe studentėt. Banka e Shqipėrisė konsideron si jetikė sqarimin e elementeve tė ndryshme tė aktivitetit tė bankės qendrore, duke shpresuar se nė kėmbim, me sjelljen e tyre, kėto grupe interesi do tė ndikojnė nė pėrsosjen e kanaleve tė transmetimit tė vendimeve tė Bankės sė Shqipėrisė, gjė qė nė fund tė fundit, do tė thotė njė ekonomi mė e shėndoshė e mirėqenie mė e mirė sociale.
Edhe nė kėtė takim, Guvernator Fullani pėrsėri ka bėrė njė apel pėr reduktimin e ekonomisė informale, duke theksuar se bashkėpunimi me sistemin bankar nė kėtė drejtim ka qenė mjaft i rėndėsishėm, por formalizimi i ekonomisė ka akoma nevojė pėr marrjen e masave nga ana e autoriteteve qeveritare. Megjithatė, rritja e gamės dhe e cilėsisė sė shėrbimeve bankare, ulja e kostove tė kėtyre shėrbimeve, kryerja e shėrbimeve utilitare nėpėrmjet sistemit bankar, si dhe shoqėrimi i kartave tė identitetit me llogari bankare, janė disa nga rrugėt kryesore qė mund tė ndikojnė nė uljen e informalitetit. Kalimi i pagave tė sektorit privat nėpėrmjet sistemit bankar do tė pėrbėnte gjithashtu, njė hap shumė tė rėndėsishėm pėr formalizimin e mėtejshėm tė ekonomisė shqiptare. Reduktimi i informalitetit mund tė indentifikohet me tre elemente tė thjeshta nė dukje, por thelbėsore: pajsien e ēdo individi me kartė identiteti, me adresė postare dhe me llogari bankare.
Nė kėtė kuadėr, njė tjetėr ēėshtje e trajtuar nga Guvernatori ka qenė edhe perfeksionimi i mėtejshėm i tregut financiar, me theks tė veēantė nė tregun primar tė bonove tė thesarit. Banka e Shqipėrisė, nė pėrputhje me strategjinė e saj pėr njė dalje graduale nga roli i ndėrmjetėsuesit qė ajo u ofron individėve pėr tė marrė pjesė nė tregun primar tė bonove tė thesarit, ka filluar tė mos pranojė para cash nė sportelin e saj. Kjo ėshtė njė hapėsirė e madhe qė i krijohet sistemit bankar, pėr t'u pėrfshirė nė mėnyrė tė natyrshme nė kėtė proces, duke realizuar edhe misionin e tij kryesor, ndėrmjetėsimin financiar nė ekonomi. Guvernatori Fullani theksoi edhe njė herė se roli i Bankės sė Shqipėrisė nė kėtė proces mbetet ai klasik si agjente e Ministrisė sė Financave, qė lehtėson procedurat nė lidhje me ankandet e shitjes sė bonove nė tregun primar.
Pėrsosja e tregut financiar, natyrshėm imponon domosdoshmėrinė e forcimit tė stabilitetit financiar tė sistemit bankar. Vitet e fundit ka pasur arritje nė kėtė drejtim, dhe njė tregues i qartė ėshtė ruajtja e njė portofoli tė shėndoshė tė kredisė nga ana e sistemit bankar. Megjithatė Guvernatori Fullani, ashtu si nė shumė nga daljet e tij tė kohėve tė fundit nė publik, ka theksuar domosdoshmėrinė pėr njė kujdes mė tė madh nė monitorimin dhe mbikėqyrjen e ekspansionit tė madh tė kredisė pėr ekonominė. Siē dihet, vitin e fundit kredia pėr ekonominė pothuajse ėshtė dyfishuar, ndėrkohė qė shenjat e para nga viti 2006 flasin pėr njė tjetėr zhvillim tė kėsaj natyre. Nė kėto kushte Banka e Shqipėrisė, nėpėrmjet Guvernatorit tė saj i tėrheq vėmendjen sistemit bankar, qė tė jetė mė vigjilent nė kėtė drejtim, nė mėnyrė qė shtimi i kredive tė mos shoqėrohet me pėrkeqėsim tė portofolit.