BANKA E SHQIPĖRISĖ
DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT
NJOFTIM PĖR SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z.Ardian Fullani, nė seminarin teknik rajonal - Ēėshtjet e Politikave Financiare tė Skemave pėr Sigurimin e Depozitave nė Evropėn Juglindore - Hotel Rogner Europapark, 30 maj 2006
Data e publikimit 30.05.2006
Tė nderuar pjesėmarrės,
Zonja dhe Zotėrinj,
Ėshtė kėnaqėsi pėr mua tė hap punimet e kėtij seminari rajonal mbi "Ēėshtjet e Politikave Financiare tė Skemave pėr Sigurimin e Depozitave nė Evropėn Juglindore". Falenderoj Programin e Konvergjencės tė Bankės Botėrore dhe Agjencinė e Sigurimit tė Depozitave pėr bashkėpunimin. Jam i bindur se ky seminar do tė jetė i vlefshėm pėr shkėmbimin e pėrvojave dhe ideve tė reja nė pėrmbushjen e misionit tė institucioneve tuaja.
Fillimisht, mė lejoni tė theksoj se sistemi bankar nuk ėshtė i rėndėsishėm vetėm si pjesė pėrbėrėse e sistemit financiar, por edhe pėr stabilitetin qė ai i sjell njė vendi, duke shtyrė pėrpara ekonominė e tij dhe duke sjellė rritje ekonomike.
Banka e Shqipėrisė, si banka qendrore e vendit, ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit tė ēmimeve. Krahas kėtij objektivi, Banka e Shqipėrisė ėshtė ekskluzivisht pėrgjegjėse pėr licencimin dhe mbikėqyrjen e bankave tregtare dhe tė disa institucioneve tė tjera jobankare, tė cilat janė tė pėrfshira kryesisht nė veprimtarinė e kreditimit tė vogėl dhe nė atė tė kėmbimit valutor. Baza ligjore dhe rregullative e mbikėqyrjes ėshtė e plotėsuar dhe ne punojmė vazhdimisht pėr pėrmirėsimin e saj. Gjithashtu, praktika mbikėqyrėse i pėrmbahet standardeve mė tė mira nė kėtė drejtim, duke synuar tė jetė e orientuar sipas rrezikut tė veprimtarisė bankare, tė jetė eficiente dhe proaktive.
Veprimtaria mbikėqyrėse, krahas parandalimit tė rasteve ekstreme tė dėshtimit tė institucioneve tė siguruara, realizon edhe administrimin e institucioneve tė tilla, nė rastet kur ato dėshtojnė nė mėnyrė tė parekuperueshme. Nė kėtė fazė, roli dhe kontributi i Agjencisė sė Sigurimit tė Depozitave, deri nė atė moment "i padukshėm", shfaqet me tė gjithė pėrmasėn dhe rėndėsinė e tij. Ai ėshtė i domosdoshėm jo vetėm nė drejtim tė trajtimit tė depozituesve qė kanė patur kursime nė institucionin e dėshtuar, por edhe nė efektin "qetėsues" qė ka pėr tė gjithė depozituesit nė sistemin bankar.
Nė fakt, pėrvoja botėrore ka treguar se funksioni i sigurimit tė depozitave tė klientėve tė sistemit bankar, ėshtė njė instrument i rėndėsishėm nė kuadėr tė ruajtjes sė qėndrueshmėrisė sė sistemit bankar dhe tė ruajtjes sė besimit tė publikut tek ai. Pagesa nė kohė e vlerės sė depozitės nė masėn e siguruar nė rastin e falimentimit tė njė banke, lejon autoritetet pėrgjegjėse qė tė pėrqėndrohen nė procedurat qė synojnė izolimin e rastit dhe rekuperimin e vlerave tė institucionit tė dėshtuar.
Veprimtaria e institucioneve pėrgjegjėse pėr sigurimin e depozitave nė vende tė ndryshme, ka karakteristika tė ndryshme. Kuadri ligjor i tyre parashikon pėrgjegjėsi qė kufizohen vetėm me rolin e paguesit tė fondit tė disponueshėm dhe raste tė tjera, ku pėrgjegjėsitė shtrihen mė tej, deri nė rekuperimin e vlerave tė institucioneve tė siguruara qė kanė falimentuar. Kėto karakteristika tė ndryshme, pėrcaktojnė nė thelb edhe:
-
mėnyrėn se si krijohet dhe funksionon institucioni sigurues;
-
mėnyrėn e administrimit tė fondit sigurues dhe format qė disponon institucioni pėr tė rritur vlerėn e tij nė raste tė jashtėzakonshme, cili ėshtė niveli i masės sė kontributit nga ana e institucioneve tė siguruara nė raport me objektivat pėr rritjen e fondit sigurues dhe rritjen e kapacitetit mbulues;
-
raportin me institucionet e siguruara;
-
rolin e shtetit nė kapitalin e institucionit sigurues;
-
kėrkesat nė lidhje me burimet e nevojshme njerėzore si edhe objektivat lidhur me nivelin e synuar tė ekspertizės sė personelit;
-
mėnyrėn e sigurimit tė bankave dhe tė degėve tė bankave tė huaja;
-
mėnyrėn e caktimit tė pagesės sė kontributit tė sigurimit mbi bazėn e profilit tė rrezikut tė institucioneve tė siguruara etj..
Nė pėrgjithėsi, mund tė thuhet qė tė gjitha kėto elemente varen nga:
-
momenti nė tė cilin ėshtė vendosur nė funksionim institucioni pėrgjegjės pėr sigurimin e depozitave; siē ėshtė edhe eksperienca shqiptare;
-
shkalla e zhvillimit tė tregut bankar;
-
mėnyra e integrimit tė tij dhe e institucioneve bankare nė tregjet mė tė zhvilluara;
-
shkalla e zhvillimit tė tregut financiar nė pėrgjithėsi;
-
niveli i plotėsisė dhe i perfeksionimit tė kuadrit ligjor dhe rregullativ (jo vetėm tė atij qė lidhet ngushtė me sigurimin e depozitave);
-
si edhe nga niveli i edukimit tė publikut nė raport me shėrbimet qė ofron industria bankare dhe tregu financiar nė pėrgjithėsi.
Sa mė pėrpara tė jemi nė zhvillimet e mėsipėrme, aq mė tė mėdha nė numėr dhe aq mė cilėsore janė alternativat qė i lejojnė institucionit pėrgjegjės pėr sigurimin e depozitave, njė rol mė tė madh nė administrimin e krizave qė mund tė pėsojnė institucionet e siguruara.
Nė fakt, krahas "pasurisė" qė ofrojnė nė pėrqasjen e praktikave siguruese tė depozitave nė veprimtarinė bankare, ndryshimet e mėsipėrme nė kuadrin ligjor dhe nė praktikat e veprimtarisė sė sigurimit tė depozitave, shtrojnė edhe nevojėn e njė harmonizimi mė tė pėrgjithshėm, nė nivel rajonal dhe ndoshta mė tė gjerė. Nė kėtė mėnyrė, do tė evitonim pėrcaktime ligjore tė cilat nė praktikė mund tė provohen jofunksionale ose me kosto tė lartė.
Unė dua tė theksoj edhe njė herė se i tėrė kuadri ligjor i sistemit bankar dhe financiar ėshtė njė temė qė diskutohet sot gjerėsisht jo vetėm te ne, por edhe nė nivele ndėrkombėtare. Administrimi i rrezikut sot ėshtė kthyer nė njė ēėshtje parėsore dhe pėrbėn fokusin e institucioneve tė ndryshme kombėtare dhe ndėrkombėtare. Nė kėtė mėnyrė, sistemet rregullatore kėshillohen tė pėsojnė rishikime dhe tė pėrpunohen pėr t'iu pėrshtatur mė sė miri zhvillimeve aktuale dhe perspektive tė sistemit financiar. Sistemi financiar nuk funksionon me vakum, ky sistem funksionon nė kushte reale dhe detyra jonė ėshtė qė tė pėrshtatemi me eksperiencat mė tė mira. Unė mendoj qė detyra jonė ėshtė tė identifikojmė praktikat mė tė mira, tė mundohemi ti pėrshtatim me kushtet reale tė ekonomisė sonė, sepse duke i pėrshtatur me gjithė kuadrin rregullativ dhe veprimtarinė bankare, ne arrijmė nė atė motiv dhe motivim: komunitetin evropian.
Unė shpreh bindjen qė ju do ta shfrytėzoni kėtė seminar pėr tė gjetur elementet e pėrbashkėta nė veprimtarinė e institucioneve tuaja, si edhe pėr tė identifikuar dallimet. Mendoj se do tė ishte e vlefshme tė identifikoheshin edhe rastet qė pėrfaqėsojnė atė qė konsiderohet si "best practice" nė fushėn e sigurimit tė depozitave. Nė kėtė mėnyrė do tė kontribuohej nė arritjen e objektivit pėr tė standardizuar praktikat siguruese rajonale si edhe pėr tė krijuar njė vizion mė tė qartė pėr ecurinė e veprimtarisė siguruese nė tė ardhmen.
Veprimtaria e Agjencisė sė Sigurimit tė Depozitave nė Shqipėri, ėshtė e re. Si e tillė, aftėsia e saj pėr tė vepruar nė raste ekstreme ėshtė ende e paprovuar. Sidoqoftė, nė vazhdimėsi ėshtė punuar nė mėnyrė qė kuadri rregullativ dhe procedurat e nevojshme tė plotėsohen duke mbuluar tė gjitha drejtimet e mundshme tė veprimit tė saj. Njėkohėsisht, ėshtė punuar nė drejtim tė organizimit tė strukturės, plotėsimit tė numrit dhe tė trainimit tė personelit tė institucionit. Me qėllim qė ASD tė kryejė nė mėnyrė efektive funksionet e tij, ėshtė vėnė theksi nė bashkėpunimin mes saj dhe autoritetit mbikėqyrės, Bankės sė Shqipėrisė. Njėkohėsisht, nė organizimin e strukturės sė ASD, tė Kėshillit Drejtues tė saj ėshtė pasur parasysh edhe lidhja me Ministrinė e Financave, pėr tė pasur prezencėn solide tė shtetit nė tė. Format e kėtij bashkėpunimi janė tė shumta por, tė gjitha ato duhet qė tė konsolidohen mė parė nė kushte normale tė veprimtarisė sė sistemit bankar. Elementet kryesore tė kėtij bashkėpunimi janė:
-
shkėmbimi i informacionit mbi praktikat mbikėqyrėse dhe respektimin e kėrkesave rregullative nga ana e subjekteve tė siguruara;
-
organizimi i trainimeve tė pėrbashkėta pėr njohjen e funksioneve respektive;
-
njohja dhe diskutimi i manualeve ose i procedurave qė kėrkojnė angazhimin e tė dyja institucioneve nė raste tė veēanta dhe testimi i kėtyre procedurave.
Banka e Shqipėrisė dhe Agjencia e Sigurimit tė Depozitave, janė duke punuar qė bashkėpunimi mes kėtyre institucioneve tė forcohet nė vazhdimėsi. Kėtij qėllimi i shėrbejnė njė sėrė ndryshimesh ligjore dhe rregullative qė po pėrgatiten paralelisht nga tė dyja institucionet tona, si edhe shkėmbimi i informacionit dhe kontaktet mė tė shpeshta mes tė dyja institucioneve. Synohet qė tė adoptohen praktikat mė tė mira tė fushės, si edhe tė plotėsohen rekomandimet e lėna nga vlerėsimet e specializuara, tė bėra nga institucionet financiare ndėrkombėtare qė e asistojnė kėtė proces.
Mė lejoni tė konfirmoj edhe njė herė se Banka e Shqipėrisė ėshtė tėrėsisht e angazhuar qė tė ofrojė tė gjithė asistencėn e nevojshme pėr forcimin e kapaciteteve tė Agjencisė sė Sigurimit tė Depozitave nė Shqipėri, nė kuadėr tė misionit tė saj tepėr tė rėndėsishėm.
Ju uroj punė tė mbarė.