BANKA E SHQIPĖRISĖ
DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT
NJOFTIM PĖR SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, nė Tryezėn e Rrumbullakėt "Inflacioni i Shėnjestruar 2", Hotel Tirana International, 8 dhjetor 2006
Data e publikimit 08.12.2006
Zonja dhe zotėrinj,
1) Ėshtė kėnaqėsi tė mbyll punimet e kėsaj Tryeze tė Rrumbullakėt dhe t'ju falenderoj tė gjithėve pėr kontributet tuaja. Ndihemi me tė vėrtetė tė lumtur qė ishit nė Tiranė pėr tė diskutuar strategjinė e politikės monetare tė Bankės sė Shqipėrisė. Kjo Tryezė mbi Inflacionin e Shėnjestruar ishte njė vazhdim i shkėlqyer i Forumit tė Hapur qė u zhvillua dhjetorin e kaluar. Para njė viti, nė identifikuam parakushtet pėr Inflacionin e Shėnjestruar. Ndėrkohė qė dje dhe sot u thelluam mė tepėr nė kėto ēėshtje komplekse, ēėshtje tė cilat duhet tė zgjidhen pėrpara se Banka e Shqipėrisė tė fillojė zbatimin formal tė regjimit tė Inflacionit tė Shėnjestruar.
2) Nė kėtė Tryezė tė Rrumbullakėt, ne diskutuam progresin qė kemi bėrė gjatė vitit 2006. Njė nga temat e diskutuara ishte modelimi dhe parashikimi ekonometrik. Tashmė, ne pėrdorim njė kuadėr tė besueshėm analitik, i cili mundėson dhėnien e informacioneve tė nevojshme pėr vendimmarrjen e politikės monetare. Nėn regjimin e Inflacionit tė Shėnjestruar, do tė nevojitet mė tepėr informacion lidhur me zhvillimet e pritshme tė inflacionit nė tė ardhmen.
3) Sipas ligjit "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", objektivi kryesor i institucionit tonė ėshtė arritja dhe ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve nė Shqipėri. Pėr kėtė qėllim, ne duhet tė jemi tė aftė tė parashikojmė zhvillimin e tyre nė tė ardhmen. Modelet aktuale ekonometrike qė disponojmė, na japin informacion rreth kėtyre zhvillimeve nė tė ardhmen, ndėrkohė qė studimet tona dėshmojnė se tashmė jemi tė aftė tė bėjmė parashikime tė besueshme.
4) Ne gjithashtu, diskutuam pasojat e situatave tė tilla, ku indeksi i ēmimeve tė konsumit rritet pėrtej objektivit, si reflektim i goditjeve tė ndryshme qė ekonomia mund tė pėsojė. Njė situatė e tillė mund tė pėrkojė me rritjen e ēmimeve tė energjisė apo naftės. Mė tej, fokusi i diskutimeve tona u ndal tek analiza e ndikimit tė mėtejshėm tė ēmimeve mbi situatėn makro-ekonomike tė vendit.
5) Nėse ēmimet rriten, fuqia blerėse do tė ulet. Nė rastin kur tė ardhurat do tė mbeten tė pandryshuara, individėt do tė blejnė mė pak. Nėse shumė ekonomi familjare do tė fillonin tė konsumonin mė pak, atėherė rritja ekonomike nė Shqipėri do tė vuante pasojat. Gjithashtu, prodhimi shqiptar do tė ngadalėsohej pėr shkak tė uljes sė pėrgjithshme tė kėrkesės pėr mallra dhe shėrbime.
6) I gjithė ky proces mund tė kėrkojė kohė. Megjithatė ēdo ekonomist do tė ishte dakord se rritja e lartė e ēmimeve ka ndikim negativ mbi ekonominė. Inflacioni i lartė, njė mėnyrė tjetėr kjo pėr tė shprehur rritjen e lartė tė ēmimeve, do tė kishte njė ndikim tejet negativ mbi rritjen ekonomike.
7) Mė lejoni qė edhe njėherė tė theksoj se Banka e Shqipėrisė synon njė rritje mesatare tė indeksit tė ēmimit tė konsumit prej 3 pėr qind. Ne do tė ndryshojmė normėn e interesit pėr tė siguruar qė nė tė ardhmen rritja e pritshme e ēmimeve tė jetė nė nivelin 3 pėr qind, +/- 1 pikė pėrqindjeje. Ne kemi ndėrtuar njė model makroekonometrik i cili tenton tė identifikojė tė gjitha kanalet e transmetimit tė politikės monetare nė ekonominė shqiptare. Qėllimi kryesor i kėtij modeli ėshtė tė analizojė reagimin e ēmimeve, tė konsumit privat dhe investimeve nė pėrgjigje tė ndryshimeve qė mund tė ndodhin. Nė terma analitikė, ne i quajmė kėto ndryshime "faktorė shock" nė ekonomi.
8) Modeli ynė makroekonomik ėshtė premtues. Por, pėr ndėrtimin e modeleve ekonometrike ne na nevojiten statistika. Shqipėria aktualisht ka statistika, por ne na duhen statistika mė tė mira; me statistika "mė tė mira" unė nėnkuptoj, "mė tepėr" statistika, statistika "mė tė besueshme" dhe "akses mė tė lehtė mbi to".
9) Ne duhet tė masim mė mirė tė gjitha zhvillimet nė ekonomi dhe duhet tė informohemi sa mė shpejt mbi to. Nė aspektin e statistikave, historia shqiptare ėshtė ende e shkurtėr. Seritė tona kohore datojnė vetėm nė 15 vitet e fundit. Me kalimin e kohės, pa dyshim qė do tė kemi seri mė tė gjata kohore, megjithatė ato duhet tė jenė tė disponueshme nė kohė dhe plotėsisht tė kuptueshme.
10) Brenda Bankės sė Shqipėrisė, ne mund tė punojmė akoma mė tepėr mbi statistikat. Gjatė vitit 2007, Banka e Shqipėrisė do tė pėrmirėsojė bazėn e saj tė tė dhėnave mbi statistikat monetare dhe financiare, si dhe statistikat e bilancit tė pagesave. Megjithatė, pėr statistikat e tjera ne vazhdojmė tė jemi tė varur nga INSTAT-i dhe nga institucione tė tjera.
11) Krahas zgjerimit dhe pėrmirėsimit tė kuadrit statistikor, ne synojmė pėrmirėsimin e komunikimit me publikun. Nė kėtė Tryezė tė Rrumbullakėt, ne diskutuam mbi transparencėn e Bankės sė Shqipėrisė dhe arritėm nė pėrfundimin se Banka e Shqipėrisė ka bėrė progres tė konsiderueshėm.
12) Megjithatė edhe nė kėtė drejtim miqtė tanė ndėrkombėtarė evidentuan se ende ka nevojė pėr pėrmirėsim. Bashkė me transparencėn, ne dėshirojmė tė pėrmirėsojmė informacionin e dhėnė pėr publikun. Synimi ynė ėshtė qė shkalla e kuptimit tė politikės monetare nga ana e tregut dhe publikut nė pėrgjithėsi tė vijė nė rritje. Tashmė e dimė se paraja luan njė rol tė rėndėsishėm. Sa mė shumė para qė tė zotėrojmė, aq mė shumė mund tė blejmė me to, e aq mė shumė ekonomia jonė do tė rritet. Sa mė shumė tė rritet ekonomia, aq mė shumė do tė pėrfitojmė.
13) Po ēfarė do tė ndodhte me politikėn monetare?
14) Tė gjithė e dimė se pagat mė tė larta apo ēmimet mė tė ulėta janė mjaft tė volitshme pėr xhepat tanė personalė. Sa mė tė larta tė jenė pagat apo sa mė tė ulėta tė jenė ēmimet, aq mė shumė ne mund tė blejmė.
15) Por, cila do tė ishte ana tjetėr e medaljes?
16) Shpenzime mė tė mėdha do tė ēonin nė rritjen e ēmimeve nė periudhėn afatmesme dhe afatgjatė. Rritja e kėtyre ēmimeve, apo "inflacioni mė i lartė", do tė ndikonte negativisht mbi rritjen ekonomike nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye, Banka e Shqipėrisė vlerėson jetik stabilitetin e ēmimeve. Detyra jonė kryesore ėshtė ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve e pėr ta bėrė kėtė, ne pėrcaktojmė normėn bazė tė interesit.
17) Sigurisht, ne dėshirojmė t'i komunikojmė mė mirė tė gjitha ēėshtjet qė lidhen me politikėn monetare. Dėshirojmė tė shpjegojmė pėrfitimet monetare dhe financiare nė nivelin mikro dhe makro. Dėshirojmė tė shpjegojmė mė mirė qėllimin tonė pėr objektivin e normės sė inflacionit nė 3 pėr qind. Strategjia jonė e komunikimit do tė synojė t'i shpjegojė publikut tė gjerė se si funksionon politika monetare.
18) Jam i bindur se njė kusht shumė i rėndėsishėm pėr zbatimin e suksesshėm tė Inflacionit tė Shėnjestruar ėshtė sa tė kuptueshėm do tė jemi pėr publikun dhe sa publiku do tė na kuptojė. Pėr kėtė ne po bėjmė gjithēka qė tė jemi me tė besueshėm. Siē e pėrmenda dhe mė lart, njė kuadėr i plotė dhe solid statistikor ėshtė mjaft i domosdoshėm. Statistikat e besueshme mund tė na informojnė mbi tė kaluarėn dhe tė tashmen, e mbi bazėn e tyre, ne mund tė ndėrtojmė modelet tona ekonometrike pėr tė parashikuar tė ardhmen. Nėse do tė bėhen parashikime mė tė mira, ne do tė drejtojmė mė mirė politikėn monetare dhe do tė shėnjestrojmė mė saktė inflacionin.
19) Pėrmbushja e plotė e parakushteve pėr zbatimin e Inflacionit tė Shėnjestruar varet jo vetėm nga Banka e Shqipėrisė por edhe nga aktorė tė tjerė. Nėn regjimin e Inflacionit tė Shėnjestruar, politika monetare synon mbajtjen nėn kontroll tė inflacionit nė periudha afatgjata. Ne mund tė arrijmė kėtė objektiv vetėm nėse norma e interesit do tė ndikojė efektivisht mbi depozitat, kredinė, konsumin, investimet, mbi ekonominė nė pėrgjithėsi. Kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr njė politikė monetare efektive.
20) Disa parakushte tė nevojshme pėr zbatimin formal tė Inflacionit tė Shėnjestruar nuk mund tė pėrmbushen VETĖM nga Banka e Shqipėrisė. Ato varen nga zhvillimi i ekonomisė shqiptare, nga sigurimi i statistikave, nga INSTAT-i dhe nga institucionet e tjera statistikore, si dhe nga fakti se sa tė kuptueshėm do tė jemi pėr publikun. Ato gjithashtu varen nga aktorė tė tjerė kryesorė, siē ėshtė Ministria e Financave, si dhe nga eficienca e tregjeve financiare. Kėshtu, zbatimi i plotė i Inflacionit tė Shėnjestruar ėshtė i kushtėzuar.
21) Kjo situatė mund tė krahasohet me qepjen e njė kostumi pėr njė rast tė veēantė. Mė lejoni tė bėj kėtė krahasim.
22) Dikush gjen njė rrobaqepės tė mirė dhe i kėrkon atij qė t'i qepė njė kostum pėr njė rast tė veēantė. Ai i merr tė gjitha masat, si pėr shembull, gjatėsinė e krahėve apo atė tė kėmbėve. Pėr qepjen e kėtij kostumi nevojitet copa e duhur, nė ngjyrėn e duhur. Me pėrmbushjen e kėtyre kushteve:
(1) gjetja e njė rrobaqepėsi tė mirė; (2) marrja e masave tė nevojshme; dhe (3) blerja e materialit tė duhur, rrobaqepėsi mund tė fillojė qepjen e kostumit.
23) Megjithatė, nuk ka ende asnjė garanci qė kostumi do t'i rrijė kėtij personi pėr shtat nė mėnyrė tė pėrsosur. Ose mund tė ndodhė qė ky person tė duket pėr mrekulli tek rrobaqepėsi, por jo ditėn e rastit tė veēantė. Ose temperatura mund tė ketė pėsuar ulje e kėtij personi do t'i nevojitet tė veshė njė pallto mbi kėtė kostum. Ose mjedisi i kėtij rasti tė veēantė mund ta bėjė kėtė person tė ndihet i veshur tejet mirė. Ky person u pėrpoq ta bėnte kėtė kostum tė dukej i pėrsosur, por mjedisi rrethues mbetet larg kėsaj. Faktorėt, mbi tė cilat ky person nuk mund tė ndikonte, mund tė bėjnė qė ai tė duket ndryshe nga mėnyra se si ai do tė donte tė dukej me kostumin e ri. Pėrfundimi: kostumi nuk ėshtė i pėrshtatshėm ose mė mirė, pėr disa arsye kostumi ende nuk ėshtė i pėrshtatshėm.
24) Prandaj, tė gjitha parakushtet pėr Inflacionin e Shėnjestruar duhet tė kontrollohen dhe riadresohen nė mėnyrė tė rregullt.
25) Nė kėtė Tryezė, ne diskutuam modelimin ekonometrik, statistikat dhe komunikimin, kuadrin ligjor, qeverisjen e brendshme nė Bankėn e Shqipėrisė, si dhe marrėdhėniet dhe angazhimet reciproke qė institucionet e tjera kryesore tė vendit duhet tė vendosin me ne. Gjatė kėtij viti, ne hartuam projektligjin e ri pėr bankat. Ky projektligj siguron mbrojtjen e plotė tė klientėve tė bankave, parashikon krijimin e regjistrit tė kredive, vendos rregulla tė reja tė administrimit tė rrezikut dhe mbi tė gjitha rrit besimin nė sistemin bankar. Tė asistuar nga Departamenti Ligjor i FMN-sė, ne ripamė tė gjitha marrėveshjet ekzistuese me Ministrinė e Financave, si pėrfaqėsuese e qeverisė. Kėto marrėveshje i grupuam dhe standardizuam me qėllim pėrcaktimin e qartė tė rolit tė Bankės sė Shqipėrisė si agjente fiskale e qeverisė. Gjithashtu, ato synojnė krijimin e njė mjedisi tė shėndetshėm bashkėpunimi dhe partneriteti qė do drejtojė secilin institucion nė pėrmbushjen e objektivave tė veēanta dhe tė pėrbashkėta. Ne mbetemi tė hapur qė tė bashkėpunojmė me kėto institucione pėr tė rritur kuptimin qė ato duhet tė kenė pėr politikėn monetare, implikimet e saj dhe nevojėn pėr harmonizimin sa mė mirė tė politikave tė ndryshme ekonomike financiare. Sė fundi, pėrmirėsuam bazėn rregullative respektive me qėllim forcimin e mekanizmave tė transmisionit tė politikės monetare.
26) Duke pėrfunduar, dėshiroj tė theksoj se ne po vlerėsojmė me kujdes tė gjitha mundėsitė pėr tė zbatuar regjimin formal tė Inflacionit tė Shėnjestruar nė periudhėn afatmesme. Kjo strategji do tė rriste mė tej efektivitetin e politikės monetare duke konsoliduar mė tej stabilitetin e ēmimeve dhe duke kontribuar nė njė rritje tė qėndrueshme tė ekonomisė shqiptare. Nėpėrmjet takimeve tė kėtij lloji, ne do tė rivlerėsojmė rregullisht statusin e tė gjitha parakushteve me ekspertė vendas dhe tė huaj. Ndėrkohė, po ndėrtojmė njė bashkėpunimin profesional midis bankės qendrore, INSTAT-it, Ministrisė sė Financave, si dhe institucioneve tė tjera qeveritare.
27) Zonja dhe zotėrinj,
Dhe njė herė ju falėnderoj pėr kontributin tuaj dhe ju uroj rrugė tė mbarė pėr nė shtėpi!