BANKA E SHQIPĖRISĖ
DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT
NJOFTIM PĖR SHTYP
Takimi "Sistemi bankar nė 2007: Guvernatori komunikon me tregun", Hotel "Tirana International", 26 mars 2007
Data e publikimit 26.03.2007
Nė datėn 26 mars 2007, Banka e Shqipėrisė zhvilloi takimin "Sistemi bankar nė 2007: Guvernatori komunikon me tregun". Ky takim u organizua nė vazhdėn e traditės institucionale tė Bankės sė Shqipėrisė tė komunikimit me aktorėt e tregut dhe me publikun, nė pėrgjithėsi. Nė kėtė takim ishin tė pranishėm pėrfaqėsues tė bankave tė nivelit tė dytė, tė shoqėrive tė kursim-kreditit, tė shoqatave tė biznesit, opinionistė, gazetarė si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve tė tjera financiare tė vendit.
Qėllimi i kėtij takimi ishte thellimi i dialogut institucional tė Bankės sė Shqipėrisė me grupet e interesit, nė funksion tė rritjes sė efikasitetit tė vendimeve tė politikės monetare dhe forcimit tė mėtejshėm tė mbikėqyrjes tė sistemit bankar. Pjesėmarrėsit diskutuan gjerėsisht lidhur me administrimin e likuiditetit, pritshmėritė e tregut si dhe stabilitetin financiar dhe konsolidimin e sistemit bankar.
Nė hapje tė fjalės sė tij, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani bėri njė ekspoze tė zhvillimeve kryesore tė ekonomisė shqiptare pėr vitin 2006. Ndėrmjet tė tjerash ai theksoi se: "ekonomia shqiptare ka vazhduar rrugėn e saj tė konsolidimit makroekonomik. Kjo rritje ėshtė shoqėruar me stabilitet ēmimesh, tė shprehur nė njė inflacion mesatar vjetor prej 2.4 pėr qind. Kushtet monetare, tė karakterizuara nga norma historikisht tė ulėta interesi dhe qėndrueshmėri e kursit tė kėmbimit, kanė favorizuar rritjen e investimeve dhe tė konsumit nė ekonomi. Nė mėnyrė tė veēantė, ato janė reflektuar edhe nė rritjen e shpejtė tė kredisė, duke mbėshtetur mė tej rritjen e ekonomisė". Gjatė vitit 2006, Banka e Shqipėrisė ka ndryshuar drejtimin e politikės sė saj monetare, ku si pasojė e njė sėrė faktorėsh rreziku ajo ka rritur dy herė normėn bazė tė interesit nė nivelin 5.5 pėr qind, nė funksion tė objektivit tė saj kryesor, ruajtjes sė stabilitetit tė ēmimeve. Banka e Shqipėrisė ėshtė e bindur se vendimet e marra prej saj ishin tė pėrshtatshme dhe ato kanė shėrbyer pėr tė orientuar pritjet inflacioniste, brenda intervalit tė vendosur si objektiv.
Njė ēėshtje me rėndėsi tė veēantė pėr zbatimin e vendimmarrjes sė politikės monetare, mbetet administrimi i likuiditetit tė sistemit bankar. Nė fjalėn e tij zoti Fullani theksoi se: "administrimi i likuiditetit synon kontrollin e normave afatshkurtra tė likuiditetit, pėr t'i mbajtur ato nė tė njėjtėn linjė me vendimet e politikės monetare". Banka e Shqipėrisė po punon pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė kuadrit rregullativ, i cili do tė ndihmojė nė zhvillimin e mėtejshėm tė tregut tė parasė, duke synuar nė veēanti njė treg ndėrbankar mė likuid dhe mė aktiv nė administrimin e tepricave tė likuiditetit nga ana e bankave tė nivelit tė dytė.
Nė kėtė takim, ėshtė prezantuar edhe njė projekt i ri i Bankės sė Shqipėrisė lidhur me pritshmėritė e tregut financiar, nė raport me zhvillimet e ardhsme nė inflacion, nė kursin e kėmbimit dhe pėrqindjen bazė tė interesit. Nė fjalėn e tij, zoti Fullani insistoi se kjo ėshtė "njė sfidė e re pėr sistemin bankar, prandaj i gjithė sistemi tė ndalet seriozisht nė kėtė problem dhe shumė shpejt, tė inkorporojė nė strukturat organizative tė tij, qendrat e analizės dhe tė kėrkimit shkencor".
Ai gjithashtu, i ka vėnė njė theks tė veēantė stabilitetit financiar tė vendit kur duke shprehur se: "stabiliteti makroekonomik ėshtė i njė rėndėsie parėsore por pa dyshim, qė i njė rėndėsie po kaq jetike ėshtė dhe stabiliteti financiar". Pavarėsisht faktit se sistemi bankar nė Shqipėri ėshtė shndėrruar nė promotor tė mbėshtetjes ekonomike tė vendit, kjo nuk do tė thotė qė automatikisht jemi tė imunizuar ndaj rreziqeve tė ndryshme. Nė kėtė kuadėr, Banka e Shqipėrisė jo vetėm qė ka rritur masat mbikėqyrėse dhe vigjilencėn e saj, por gjithashtu ka vendosur tė krijojė edhe njė njėsi tė specializuar, Departamentin e Stabilitetit Financiar.
Banka e Shqipėrisė, duke qenė plotėsisht e pėrgjegjshme pėr rolin e saj themelor nė drejtim tė stabilitetit financiar, nė praktikat e saj tė licencimit do tė synojė: "praninė nė sistemin bankar tė institucioneve tė shėndosha, qė mbėshteten nga aksionerė tė fuqishėm dhe me pėrvojė nė industrinė bankare; qė zbatojnė standardet mė tė mira tė pėrgjegjshmėrisė nė drejtim; qė realizojnė njė veprimtari tė ekuilibruar me rreziqe tė mirėadministruara; qė janė nė gjendje tė pėrballojnė dhe tė zhvillohen nė kushtet e konkurrencės qė ofron njė treg i hapur dhe i integruar nė tregun financiar ndėrkombėtar; qė mbėshtesin zhvillimin e ekonomisė sė vendit dhe qė, nė mėnyrė transparente, i ofrojnė publikut shėrbime dhe produkte bankare cilėsore dhe eficiente."
Pėr kėtė qėllim, nga ana e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, zotit Fullani u kėrkua qė: "bankat tė ngrenė dhe tė forcojnė strukturat e tyre tė administrimit tė rreziqeve, kryesisht nė drejtim tė rreziqeve tė tregut, tė rrezikut tė kreditit dhe tė rrezikut operacional, qė nėnkupton jo vetėm sigurimin e kapaciteteve njerėzore, por edhe vendosjen nė funksionim tė sistemeve tė nevojshme tė teknologjisė sė informacionit. Sidomos, rėndėsi tė veēantė ka monitorimi i vazhdueshėm dhe zhvillimi i kontrolluar i veprimtarisė sė kreditimit, si dhe forcimi i sistemeve tė brendshme tė kontrollit tė veprimtarisė dhe tė pasqyrimit tė saj nga ana e bankave".
Sistemi bankar dhe grupet e tjera tė pėrfaqėsuara nė kėtė takim vlerėsuan me optimizėm, praktikėn e re tė komunikimit tė drejtpėrdrejtė tė Bankės sė Shqipėrisė me tregun, duke e cilėsuar atė si shprehje maturimi dhe pėrgjegjshmėrie institucionale tė bankės qendrore tė vendit. Nė komentet qė bėnė pėrfaqėsues tė sistemit bankar, shoqatave tė biznesit, tė institucioneve tė tjera financiare prezantuan edhe disa nga shqetėsimet e tyre, tė cilat mė sė shumti konvergonin nė domosdoshmėrinė pėr modifikime tė mėtejshme ligjore, nė pjesėn qė lidhet me regjistrimin dhe veēanėrisht, pjesėn qė lidhet me ekzekutimin e kolateraleve.
Nė pėrfundim, u theksua se ky takim do t'i paraprijė njė tradite tė re, asaj tė instalimit tė njė dialogu konstant midis Bankės sė Shqipėrisė dhe grupeve tė interesit.