logoal
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT


NJOFTIM PĖR SHTYP
Takim rajonal i Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, nė qytetin e Sarandės


Data e publikimit 24.09.2007


Nė datėn 24 shtator 2007, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, zhvilloi njė takim rajonal nė qytetin e Sarandės me pėrfaqėsues tė pushtetit lokal, tė sektorit bankar, tė komunitetit tė biznesit tė Sarandės, Gjirokastrės, Delvinės, Tepelenės, Pėrmetit si dhe pėrfaqėsues tė Universitetit tė Gjirokastrės. Takimi ėshtė vazhdim i njė dialogu institucional qė Banka e Shqipėrisė ka zhvilluar kohėt e fundit me grupe tė ndryshme interesi.

Banka e Shqipėrisė beson se komunikimi i drejtpėrdrejtė me aktorėt e ndryshėm dhe publikun nė pėrgjithėsi, ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė rritjen e efektivitetit tė vendimmarrjes nė fushėn e politikės monetare dhe tė stabilitetit financiar tė vendit. Kuptimi dhe interpretimi i saktė i sinjaleve dhe i vendimeve tė saj ndihmon nė pėrmbushjen e objektivit kryesor, ruajtjes sė stabilitetit tė ēmimeve.

2007_09_takim_sarande.jpg

Nė takimin e radhės, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė u pėrqendrua nė trajtimin e disa ēėshtjeve, tė cilat kohėt e fundit kanė zėnė njė vend qendror nė mbledhjet e Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė.

Stabiliteti i ēmimeve tė konsumit pėrbėn prioritetin kryesor tė Bankės sė Shqipėrisė e pėr rrjedhim nė fjalimin e tij, z. Fullani u shpreh se "... mbetemi tė vendosur nė pėrpjekjen tonė pėr tė mbajtur tė ankoruara pritjet inflacioniste rreth nivelit 3 pėr qind, i cili ėshtė dhe objektivi ynė numerik. Pėr kėtė qėllim, ne do tė vazhdojmė tė orientojmė vendimmarrjen tonė politike dhe atė operacionale pėr t'i shėrbyer kėtij objektivi.".

Njė tjetėr ēėshtje e trajtuar nga Guvernatori ishte dhe perfeksionimi i mėtejshėm i tregut financiar, veēanėrisht i atij bankar. Sistemi bankar shqiptar ėshtė nė gjendje tė shėndoshė financiare, i kapitalizuar dhe fitimprurės. Filozofia mbizotėruese nė kėtė drejtim, ka qenė konsolidimi i sistemit bankar nėpėrmjet proceseve tė blerjeve dhe bashkimit, me synim tėrheqjen e investitorėve me reputacion tė njohur ndėrkombėtar, me eksperienca tė pakontestueshme nė biznesin bankar. Pavarėsisht kėsaj, z. Fullani i tėrhoqi vėmendjen sistemit bankar pėr njė pėrqendrim mė tė madh si nė drejtim tė rritjes sė eficiencės tė tregut financiar ashtu edhe nė drejtim tė administrimit mė tė mirė tė rrezikut.

Banka e Shqipėrisė vlerėson se ka progres nė ecurinė e tregut financiar nė pėrgjithėsi, megjithėse sfidat e momentit imponojnė domosdoshmėrinė pėr reforma tė mėtejshme. Banka e Shqipėrisė mbetet e angazhuar nė kėtė drejtim dhe "... shumė shpejt do tė dalė me njė paketė tė veēantė, nė qendėr tė sė cilės ėshtė efikasiteti i tregut financiar, veēanėrisht i atij bankar. Pjesė e kėsaj pakete ėshtė ligji i ri pėr marrėveshjet e riblerjes, ndryshimet rregullative nė mbajtjen dhe llogaritjen e rezervės sė detyruar, rrallimi i ankandeve tė bonove tė thesarit nga kėndvėshtrimi kohor si dhe prezantimi i pėrqindjes bazė referencė." - u shpreh zoti Fullani nė kėtė takim.

Zhvillimi dhe pėrsosja e tregut financiar, natyrshėm lidhet edhe me forcimin e stabilitetit financiar, njė sfidė e pėrhershme pėr Bankėn e Shqipėrisė. Hyrja e bankave tė reja ka ndikuar drejtpėrsėdrejti nė rritjen e vlerės sė biznesit bankar nė Shqipėri, duke rritur ndjeshėm konkurrencėn midis bankave, gjė qė pasqyrohet sidomos nė rritjen e shpejtė tė portofolit tė tyre tė kredisė. Shifrat flasin pėr njė rritje tė tepricės sė kredisė prej 8 pikė pėrqindjeje tė PBB-sė pėr tre vitet e fundit, ndėrsa nė muajin korrik rritja vjetore e saj ishte mbi nivelin 50 pėr qind, e cila mund tė arrijė nė 28 pėr qind tė prodhimit tė pėrgjithshėm bruto pėr vitin 2007. Pavarėsisht se kemi tė bėjmė me njė proces tė natyrshėm, qė shoqėron veprimtarinė e biznesit bankar, pėrsėri ka vend "... pėr njė zbatim sa mė rigoroz tė tė gjitha rregulloreve dhe standardeve pėrkatėse".

Nė fjalėn e tij, zoti Fullani u ndal edhe njė herė nė disa prej ēėshtjeve tė trajtuara mė parė; qeverisjes sė bankave tregtare, kontrollit tė brendshėm tė tyre, shėrbimeve nė sportel dhe transparencės.

Ēėshtjet e trajtuara nė takim ngjallėn diskutime interesante ndėrmjet publikut dhe panelit ligjėrues. Pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal bėnė njė paraqitje tė projekteve ekonomike dhe tė infrastrukturės pėr qytetet e tyre. Ata gjithashtu, evidentuan potencialin turistik tė rajonit, por shfaqėn shqetėsime mbi mungesėn e fondeve pėr zhvillimin e turizmit. Pėrfaqėsues nga pushteti lokal e financiar paraqitėn kėrkesėn e tyre tė pėrbashkėt mbi formulimin dhe miratimin e ligjit pėr huamarrjen publike. Ky ligj do tė ndihmojė bashkitė tė pėrfitojnė sa mė shumė nga huamarrja prej bankave tregtare dhe nga ana tjetėr, kėto tė fundit do tė jenė mė pak tė rrezikuara nė dhėnien e kredive pėr pushtetin lokal. Nė kėtė kuadėr, Banka e Shqipėrisė po jep konsulencėn e saj pėr njė formulim sa mė efikas tė ligjit.

Ndėrmjet tė tjerash, gjatė takimit u kėrkua dhe njė komunikim mė i sinqertė midis bankave tregtare dhe biznesit. Bizneset duhet tė jenė mė transparente mbi aktivitetet e tyre dhe bankat me gjithė punėn e mirė qė kanė bėrė nė kuadėr tė transparencės, duhet tė pėrmirėsojnė komunikimin me publikun, pėr tė arritur standardet e synuara evropiane. Pjesėmarrėsit e vlerėsuan takimin si shumė tė vlefshėm jo vetėm pėr rajonin, por edhe pėr bashkėpunimin midis Bankės sė Shqipėrisė e komunitetit financiar.

Gjatė qėndrimit tė tij nė Sarandė, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė zhvilloi njė vizitė nė mjediset e degės sė Fakultetit Ekonomik tė Universitetit tė Tiranės. Zoti Fullani foli mbi mundėsitė e shumta pėr bashkėpunim, ku veēoi ndihmėn e Bankės sė Shqipėrisė pėr pasurimin e bibliotekės sė kėtij fakulteti si dhe mundėsinė pėr programe afatshkurtra trajnimi tė studentėve nė Bankėn e Shqipėrisė.

Gjithashtu, nėn shoqėrimin e Kryetarit tė Bashkisė sė Sarandės, Guvernatori Fullani zhvilloi vizita dhe nė disa nga investimet nė fushėn e agrobiznesit sė kėtij qyteti. Gjatė kėtyre takimeve zoti Fullani u njoh mė nga afėr me aktivitetin ekonomik tė rrethit tė Sarandės.

 

 

back
Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.