logoal
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT


NJOFTIM PĖR SHTYP
Mbi takimin e punės organizuar nga Banka e Shqipėrisė me temė: Kėrkimet ekonomike nė Evropėn Juglindore


Data e publikimit 15.11.2007


Nė datat 15 dhe 16 nėntor, Banka e Shqipėrisė organizoi nė ambientet e hotel "Tirana International" takimin e punės me temė "Kėrkimet ekonomike nė Evropėn Juglindore". Tė ftuar nė kėtė aktivitet ishin pėrfaqėsues tė departamenteve tė kėrkimeve tė bankave qendrore tė rajonit, si dhe pėrfaqėsues nga bankat qendrore tė Austrisė, Hungarisė, Turqisė dhe Rumanisė. E pranishme nė kėtė takim pune ishte edhe Dr. Rebecca Newmann, profesore nė Universitetin e Wisconsin-Milwaukee.

Nė kėtė takim u prezantuan dhe u diskutuan 16 materiale studimore me fokus aktivitetin ekonomik, politikėn monetare dhe sektorin e jashtėm tė ekonomisė. Aktiviteti kishte pėr qėllim inkurajimin e bashkėpunimit dhe tė dialogut ndėrmjet studiuesve dhe specialistėve tė fushės kėrkimore ekonomike tė departamenteve pėrkatėse tė bankave qendrore tė Evropės Juglindore, nxitjen e frymės sė debatit rreth ēėshtjeve ekonomike tė rėndėsishme qė ndikojnė nė procesin e vendimmarrjes nė kėto vende, shkėmbimin e pėrvojave nė fushėn e studimeve empirike, si dhe forcimin e etikės dhe tė standardeve nė fushėn e kėrkimeve.

Nė fjalėn e tij tė hapjes me kėtė rast, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, vlerėsoi organizimin e kėtij takimi pune duke u shprehur se ai shėrben si njė katalizator pėr njė shkėmbim mė tė intensifikuar tė pėrvojave nė fushėn e kėrkimeve ekonomike nė rajonin tonė.

Duke patur parasysh dinamizmin e integrimit tė shpejtė tė ekonomive tė rajonit, kėrkimet ekonomike tė sakta dhe nė kohė konsiderohen jetike pėr hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike tė shėndosha, nė funksion tė ruajtjes sė stabilitetit makroekonomik dhe nxitjes sė njė rritjeje tė qėndrueshme ekonomike.

Gjatė fjalės sė tij, Guvernatori Fullani theksoi nevojėn e pėrmirėsimit tė cilėsisė sė tė dhėnave ekonomike, tė intensifikimit tė bashkėpunimit midis institucioneve tė administratės publike dhe tė akademisė, si dhe domosdoshmėrinė e thithjes dhe rritjes sė kapaciteteve njerėzore pėr krijimin e njė kulture tė re tė kėrkimeve pėr ruajtjen e standardeve nė fushėn e kėrkimeve. Nė kuadėr tė bashkėpunimit me agjentėt e tjerė tė tregut, Banka e Shqipėrisė ka prezantuar "Serinė e seminareve tė sė premtes". Gjithashtu, ėshtė bėrė tashmė traditė organizimi nga Banka e Shqipėrisė i "Ēmimit tė Guvernatorit pėr Diplomėn mė tė Mirė", i cili inkurajon studentėt shqiptarė nė universitetet e vendit dhe ato tė huaja, qė tė angazhohen seriozisht nė punė kėrkimore, tė pėrqendruar kryesisht nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me fushat e veprimtarisė sė njė banke qendrore.

Pas fjalės sė Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, takimi vijoi me prezantimet dhe diskutimet e pėrfaqėsuesve nga Banka e Shqipėrisė dhe nga bankat qendrore tė rajonit e mė gjerė, tė cilat nė fokus tė tyre kishin ēėshtjet qė lidhen me kėrkimet ekonomike dhe me aspekte tė tjera tė lidhura me to.

 

 

back
Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.