logoal
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT


NJOFTIM PĖR SHTYP
Banka e Shqipėrisė organizon forumin me aktorėt e sistemit financiar, me tematikė mbikėqyrja dhe stabiliteti financiar, si dhe funksionimi i tregut tė parasė dhe atij financiar


Data e publikimit 03.04.2008


Nė vijim tė pėrpjekjeve tė vazhdueshme tė Bankės sė Shqipėrisė pėr tė nxitur komunikimin periodik me sistemin financiar nė pėrgjithėsi, dhe me atė bankar nė veēanti, Banka e Shqipėrisė organizoi sot nė ambientet e hotel "Tirana International", forumin me tematikė: mbikėqyrja dhe stabiliteti financiar, si dhe funksionimi i tregut tė parasė dhe atij financiar.

I konceptuar nė formėn e njė tryeze tė rrumbullakėt me drejtuesit e institucioneve financiare bankare dhe jobankare, ky forum kishte pėr qėllim trajtimin e mjaft ēėshtjeve dhe sfidave, me tė cilat pėrballet sot sistemi financiar nė Shqipėri, si dhe gjetjen e mėnyrave dhe hapave qė garantojnė stabilitetin e sistemit bankar dhe rrisin eficiencėn e tregut financiar.

Ky forum, i cili do tė pasohet nė tė ardhmen nga forume dhe tryeza tė tjera tė kėsaj natyre me aktorėt e sistemit financiar, do tė pėrbėjė njė traditė tė Bankės sė Shqipėrisė, duke synuar pėrsosjen e tregut financiar dhe mbėshtetjen e zhvillimit ekonomik tė vendit.

Nė fjalėn e tij me kėtė rast, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, theksoi nevojėn e komunikimit periodik me aktorėt e sistemit financiar, duke u shprehur se dialogu i pėrhershėm i shėrben ngritjes sė ēėshtjeve me rėndėsi pėr sistemin financiar dhe gjetjen e zgjidhjeve qė garantojnė njė tė ardhme tė sigurtė.

Pasi pėrmendi zhvillimet pozitive tė ekonomisė shqiptare gjatė vitit 2007, ndėr tė cilat mund tė pėrmenden rritja e aktiveve tė sistemit bankar, rritja e produkteve elektronike nė shėrbim tė klientėve, zgjerimi i rrjetit bankar me degė dhe agjenci tė reja, krijimi i Regjistrit tė Kredive etj., z. Fullani u ndal nė disa ēėshtje qė konsiderohen delikate nga Banka e Shqipėrisė dhe qė kėrkojnė vėmendje mė tė madhe nga ana e sistemit bankar.

Kredia pėr ekonominė mbetet veēanėrisht nė vėmendje tė Bankės sė Shqipėrisė. Nė konstatimet e bėra prej saj, vihet re se kredia nė valutė vazhdon tė mbizotėrojė portofolin e kredisė. Nė kėtė kontekst, z. Fullani shprehu shqetėsimin e Bankės sė Shqipėrisė pėr vijimin e akordimit nė valutė tė pjesės mė tė madhe tė kredisė konsumatore dhe tė kredisė pėr hipoteka, nė njė kohė kur pjesa mė e madhe e individėve i ka tė ardhurat nė monedhėn kombėtare, gjė qė pasqyron nėnvlerėsimin e rrezikut tė kursit tė kėmbimit nga ana e sektorit bankar. Nė kėto kushte, Banka e Shqipėrisė ka pėrgatitur njė paketė ndryshimesh rregullatore, e cila ndėrthur masat administrative me ato tė kujdesit dhe mbikėqyrjes, duke synuar ruajtjen e cilėsisė sė portofolit tė kredive.

Njė tjetėr temė e rėndėsishme nė tė cilėn u ndal z. Fullani, dhe qė shpesh ka qenė nė qendėr tė diskutimeve tė tij, ishte transparenca e sistemit bankar me publikun. Duke e konsideruar transparencėn si pikėnisjen e njė qeverisjeje tė mirė, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė iu bėri thirrje bankave tregtare qė tė jenė mė tė hapura me publikun dhe me klientėt e tyre, duke u shprehur qė ende ekziston njė hendek dhe mungesė informacioni tė nevojshėm qė klientėt e bankave duhet tė kenė pėr bankėn, sė cilės i besojnė paratė e tyre. "Banka e Shqipėrisė", - u shpreh Guvernatori, "do tė nxisė sistemin bankar tė pėrballet drejtpėrdrejtė me tregun."

Administrimi dhe kontrolli i brendshėm ishte njė tjetėr ēėshtje e ngritur nė diskutimin e z. Fullani dhe qė kėrkon vėmendje dhe kujdes nga ana e sistemit bankar. Guvernatori theksoi nevojėn e kualifikimit tė njerėzve me shkallė tė lartė integriteti dhe profesionalizmi, veēanėrisht nė drejtim tė cilėsisė sė burimeve njerėzore tė pėrfshirė nė vendimmarrje dhe nė administrimin e rrezikut.

Gjatė fjalės sė tij, z. Fullani u ndal edhe nė masat e ndėrmarra nga ana e Bankės sė Shqipėrisė pėr zhvillimin e tregut ndėrbankar tė parasė nėpėrmjet orientimit tė operacioneve monetare, drejt krijimit tė njė strukture likuiditeti tė pėrshtatshme pėr tė gjallėruar aktivitetin nė kėtė treg, si dhe pėrmes zgjerimit tė hapėsirės sė pėrdorimit tė rezervės sė detyruar.

Si u shpreh dhe z. Fullani: "Banka e Shqipėrisė do tė jetė tėrėsisht e angazhuar nė marrjen e masave pėr nxitjen, rritjen dhe zgjerimin e tregut dhe tė instrumenteve tė ndėrmjetėsimit financiar. Ky forum" - pėrfundoi ai, - "konfirmon rolin e Bankės sė Shqipėrisė dhe tė sistemit bankar si dy nga faktorėt e rėndėsishėm nė zhvillimin e ekonomisė nė pėrgjithėsi, dhe tė sistemit financiar, nė veēanti".

Mė pas, forumi vijoi me diskutimin dhe trajtimin e ēėshtjeve tė mėsipėrme nga ana e tė pranishmėve.

 

 

back
Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.