logoal
10 Shtator 2010 separator 18:42
Faqja Kryesore  »  Lajme
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT


NJOFTIM PĖR SHTYP
Takimi XIX i Klubit tė Guvernatorėve tė Bankave Qendrore tė vendeve tė Azisė Qendrore, tė Detit tė Zi dhe tė rajonit tė Ballkanit


Data e publikimit 26.05.2008


Nė datat 23-24 maj 2008, nėn kujdesin e veēantė tė z. Ardian Fullani, Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė dhe njėkohėsisht Zėvendėskryetar i Klubit tė Guvernatorėve tė Bankave Qendrore tė vendeve tė Azisė Qendrore, Rajonit tė Detit tė Zi dhe Ballkanit pėr vitet 2007-2008, u zhvillua nė Tiranė Takimi XIX i kėtij Klubi.

Nė kėtė takim, morėn pjesė guvernatorėt e Bankės Qendrore tė Bosnje-Hercegovinės, tė Bankės sė Greqisė, tė Bankės Kombėtare tė Kazakistanit, tė Bankės Qendrore tė Malit tė Zi, tė Bankės Kombėtare tė Republikės sė Maqedonisė, tė Bankės Qendrore tė Federatės Ruse, si dhe Guvernatori i Bankės Kombėtare tė Serbisė, i cili ėshtė dhe aktualisht Kryetari i Klubit.

Nė tė njėjtėn kohė, pjesėmarrės nė kėtė takim ishin edhe Zėvendėsguvernatori i Bankės Kombėtare tė Moldavisė, Zėvendėsguvernatori i Bankės Kombėtare tė Rumanisė, Zėvendėsguvernatori i Bankės Kombėtare tė Republikės sė Maqedonisė si dhe pėrfaqėsues tė bankave qendrore tė Azerbaixhanit, Republikės Kirgize, Bullgarisė dhe Izraelit.

Takimi i Tiranės u pėrshėndet nga Zėvendėspresidenti i Bankės Qendrore Evropiane, z. Lucas Papademos, i cili mbajti edhe njė fjalim rreth pėrballimit tė trazirave tė tregjeve financiare me fokus nė rifitimin e besimit dhe pėrforcimin e aftėsisė pėrtėritėse tė sistemit financiar. Takimi vijoi me fjalimet e z. Athanasios Orphanides, Guvernator i Bankės Qendrore tė Qipros, i cili prezantoi pėrvojėn qipriote nė lidhje me anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian dhe nė Eurozonė si dhe me prezantimin e z. Mario I. Blejer, ish-Guvernator i Bankės Qendrore tė Argjentinės, i cili u pėrqendrua nė sfidat kryesore me tė cilat pėrballen aktualisht bankat qendrore nė vendet nė zhvillim. Sesioni i fundit i Takimit konsistoi nė prezantimet nga ana e pėrfaqėsuesve tė bankave qendrore pjesėmarrėse rreth zhvillimeve ekonomike nė vendet pėrkatėse, me njė theks tė veēantė nė ecurinė e sistemeve financiare nė pėrgjithėsi, dhe atyre bankare nė veēanti si dhe nė veprimtarinė e bankave qendrore nė kėto vende.

Klubi i Guvernatorėve, i themeluar nė vitin 1998, pėrfaqėson njė forum tė bankave qendrore, i cili synon tė pėrforcojė marrėdhėniet ndėrmjet bankave qendrore tė rajonit, tė promovojė bashkėpunimin nė ēėshtjet monetare, financiare dhe bankare si dhe tė nxisė shkėmbimin e pėrvojave kombėtare nė njė mjedis tė hapur dhe tė drejtpėrdrejtė. Banka e Shqipėrisė ėshtė anėtare e kėtij Klubi qė prej krijimit tė tij.

 

 

back
Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.