logoal
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

DEPARTAMENTI I MARRĖDHĖNIEVE ME JASHTĖ, INTEGRIMIT EVROPIAN DHE KOMUNIKIMIT


NJOFTIM PĖR SHTYP
Takim rajonal i Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani, nė qytetin e Kukėsit


Data e publikimit 12.09.2008



Nė datė 12 shtator, 2008 Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani ka zhvilluar njė takim rajonal me temė "Sistemi bankar: nxitės i zhvillimit ekonomik", nė qytetin e Kukėsit. Nė tė, morėn pjesė Guvernatori i Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės, z. Hashim Rexhepi, Kryetari i Bashkisė sė Kukėsit dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė pushtetit vendor, pėrfaqėsues tė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės, z. Gjok Uldedaj, kryetari i Komunės sė Prizrenit, drejtues tė lartė tė sektorit bankar shqiptar, si dhe drejtues e pedagogė tė degės sė Fakultetit Ekonomik tė Tiranės nė Kukės.

takimi rajonal.jpg

Ky takim, vjen pas atyre tė zhvilluar nė rrethin e Korēės, Gjirokastrės, Shkodrės dhe Sarandės. Banka e Shqipėrisė synon jo vetėm tė prezantohet si njė partner i besueshėm i zhvillimit ekonomik tė rajonit, por edhe tė ndėrtojė e konsolidojė ura komunikimi me tė gjithė aktorėt e grupet e interesit.

Fjalimin kryesor nė takim e mbajti Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani. Ai trajtoi ēėshtje qė lidhen me zhvillimet mė tė fundit tė ekonomisė ndėrkombėtare; me situatėn ekonomike nė vendin tonė, duke i kushtuar vėmendje tė veēantė zhvillimit tė pėrgjithshėm (ekonomik, financiar e kulturor) tė Qarkut tė Kukėsit.

Nė fjalėn e tij, zoti Fullani bėri njė paraqitje tė shpejtė tė zgjerimit gjeografik dhe shtimit tė shėrbimeve tė sistemit bankar shqiptar. Nga ana tjetėr ai theksoi: Ne si institucion, kemi marrė njė sėrė masash pėr tė rritur kujdesin nė drejtim tė stabilitetit tė sistemit bankar... Zhvillimi i vrullshėm i sistemit bankar dhe rritja e konkurrencės kanė rritur domosdoshmėrinė pėr marrjen e masave konkrete nga ana e Bankės sė Shqipėrisė pėr disiplinimin mė tė mirė tė sistemit bankar nė drejtim tė vlerėsimit tė rreziqeve qė lidhen me kredinė.

Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, Guvernatori ka vėnė nė dukje edhe potencialin e Qarkut tė Kukėsit pėr t'u shndėruar nė njė zonė me ekonomi tė zhvilluar, me burime njerėzore tė kualifikuara, turizėm malor, etnografik dhe kurativ, me njė infrastukturė rrugore bashkėkohore, si edhe me aktivitet tregtar dhe bashkėpunim ndėrkufitar tė zhvilluar.

Guvernatori i Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės, z. Hashim Rexhepi shprehu bindjen e tij se kjo zonė, nė tė dyja anėt e kufirit, do tė ecė njėkohėsisht nė rrugėn e kėtij zhvillimi tė shumanshėm.

Takimi mė pas ka vijuar me diskutime tė hapura mbi projektet e mundshme dhe potencialin qė ofron ky rajon. Pėrfaqėsues tė biznesit tė pranishėm nė sallė, janė shprehur pėr rritjen e bashkėpunimit me bankat tregtare, tė cilat pėrbėjnė njė mbėshtetje tė fuqishme pėr zhvillimin e mėtejshėm tė aktivitetit tė tyre ekonomik. Ata kanė theksuar se zgjerimi i sistemit bankar nė qarkun e Kukėsit, natyrshėm ka ndikuar edhe nė rritjen e vlerės sė biznesit nė kėtė zonė.

Pjesėmarrėsit e vlerėsuan kėtė iniciativė tė Bankės sė Shqipėrisė pėr komunikim tė drejtpėrdrejtė me aktorėt ekonomikė rajonalė, duke theksuar se pėrfitimi do tė jetė i ndėrsjellė si pėr sistemin bankar ashtu edhe pėr komunitetin e biznesit.

Takimi i Guvernatorit tė Bankėes sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani me Guvernatorin e Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės, z. Hashim Rexhepi.

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani zhvilloi njė takim me Guvernatorin e Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės, z. Hashim Rexhepi. Nė tė u diskutua kryesisht pėr zhvillimin e mėtejshėm tė bashkėpunimit dypalėsh qė ekziston midis dy institucioneve, si ai nė fushėn e mbikėqyrjes bankare, mbarėvajtjes sė sistemit tė pagesave, zhvillimit tė trainimeve pėr burimet njerėzore tė tė dy institucioneve etj.. Njė vend tė veēantė zuri dhe diskutimi mbi intensifikimin e bashkėpunimit nė fushėn e edukimit tė publikut. Guvernatori i Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės, z. Hashim Rexhepi, vlerėsoi si shumė tė dobishme dhe interesante pėrvojėn e Bankės sė Shqipėrisė nė kėtė fushė.

takimi midis dy guvernatoreve.jpg


Dita e Bankės sė Shqipėrisė

Nė vijim tė vizitės sė tij nė Kukės, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Ardian Fullani sė bashku me drejtues e punonjės tė Bankės sė Shqipėrisė ka zhvilluar nė degėn e Fakultetit Ekonomik tė Tiranės nė Kukės "Ditėn e Bankės sė Shqipėrisė".

Ky aktivitet mbahet nė ditė tė veēanta tė vitit dhe deri mė tani ėshtė zhvilluar nė qytetin e Tiranės dhe Elbasanit. Ai u krijon mundėsinė studentėve qė tė ndjekin prezantime dhe tė zhvillojnė takime e biseda tė hapura me Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, me drejtues e specialistė tė saj. Nė ditė tė tilla, Banka e Shqipėrisė organizon nė hollet e universiteteve edhe minipanaire, ku ekspozohen botimet e saj si: raportet e ndryshme periodike, librat e konferencave, materialet e diskutimit, si edhe broshurat e saj edukative.

 

 

back
Copyright © 2004-2009 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.